Connect with Us

Në izolim prej tre ditësh, mesfushori i Real Madrid pozitiv me COVID-19

La Liga

Në izolim prej tre ditësh, mesfushori i Real Madrid pozitiv me COVID-19

Publikuar

-

Federico Valverde u izolua tre ditë më parë për shkak të kontaktit me një person që rezultoi pozitiv me Covid-19. Mesfushori i Realit humbi takimin e fundjavës me Getafen, që përfundoi në barazim pa gola.

22-vjeçari nga Uruguai ka rezultuar pozitiv në tamponin e fundit. Valverde do duhet të vijojë të qëndrojë i izoluar me shpresën për të kaluar sa më shpejt këtë situatë.

 

Lajmi është bërë publik nga një postim zyrtar i kampionëve në fuqi të Spanjës. 3 gola dhe një asist regjistron këtë sezon lojtari latin i ekipit të Zinedine Zidane.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

La Liga

Nuk ka festë për Espanyolin kur nuk luan Keidi Bare

Publikuar

-

Nga

Espanjoli zyrtarizoi ngjitjen në La Liga në javën e shkuar pas barazimit kundër Zaragoës. Festa e madhe përfshiu lojtarët e këtij ekipi, mes të cilëve ishte edhe Keidi Bare. Mesfushori shqiptar ka fituar zemrën e tifozëve të Espanjolit me grintën e treguar dhe dëshirën që paraqet në fushën e blertë, sikur të mos ekzistonte një tjetër 90 minutësh.

Por në përballjen e djeshme të Espanjolit kundër Cartagenas, trajneri Moreno mendoi që ta linte pushim Keidin për t’i dhënë më shumë frymëmarrje pas arritjes së objektivit. E në këtë moment ishte skuadra që humbi shumë pa “pitbullin” e saj, ku agresiviteti nuk ishte i nivelit të duhur në mesfushë.

Kështu Espanjoli do të dështonte në shtëpi me shifrat 0-2 kundër Cartagenas, në humbjen e parë që pësoi pas 15 ndeshjeve. Tifozët e kanë parë në këtë këndvështrim humbjen e sotme me reagimet e tyre në rrjetet sociale ku edhe njëherë tjetër tregohet se rëndësia e Bares është jetike.

LEXO TE PLOTE

La Liga

Lautaro del zbuluar: Kam folur me Mesin për tu transferuar tek Barcelona

Publikuar

-

Nga

Pas konfliktit në distancë me Antonio Konten pas zëvendësimit në sfidën ndaj Romës dhe pas asaj “boksi” në qendrën stërvitore “Appiano Gentile”, Lautaro Martinez rikthehet të flasë për të ardhmen e tij, teksa në një intervistë në mikrofonat e “SKY Sport”, ka deklaruar se ka qenë pranë skuadrës së Barcelonës, ku ka thënë se për këtë fakt ka biseduar dhe me Mesin:

“Jam shumë i lumtur që jam pjesë e Interit, edhe më shumë për fitimin e titullit kampion që i mungonte klubit prej vitesh. Jemi duke përjetuar një moment të pabesueshëm dhe nuk mund të mendoj ndonjë gjë tjetër ndryshe përveç qëndrimit tek Interi.

Për sa i përket rinovimit dhe klauzolës, këtë e zgjidh vetëm agjenti im. Kam qenë shumë pranë Barcelonës dhe për këtë kam folur me Mesin. Më pas kam bërë një zgjedhje, kam zgjedhur të qëndroj tek Interi dhe nuk kam gabuar.

Në Serinë A detajet nuk bëjnë diferencën, ndërsa në Champions ku luajnë më të mirët, detajin e bën diferenca dhe ne duhet ta përmirësojmë. Do të ishte hapi i duhur për të bërë diferencën.”, përfundoi Lautaro Martinez.

LEXO TE PLOTE

La Liga

Në Spanjë janë të sigurt, Zidane do të largohet nga Real Madridi

Publikuar

-

Nga

Zinedin Zidan ka vendosur të largohet nga Real Madrid sido që të përfundojë ky sezon. Lajmi vjen nga Spanja, më saktësisht nga “TeleMadrid”, i cili ka mësuar nga burime në klub se vendimi është marrë prej kohësh.

Ka qenë vetë trajneri francez ai i cili disa muaj më parë i ka komunikuar vendimin drejtuesve, duke parë se kritikat drejt tij vazhdonin, edhe pse nuk ishte ai përgjegjësi i një merkatoje që linte për të dëshiruar në klub.”TeleMadrid” bën të ditur se nuk do të ketë më prapakthehu për Zidan dhe kjo do të mbyllë përfundimisht eksperiencën e tij në Madrid, në kërkim të një aventurë të re.

Për teknikun francez hapën skenarë të rinj, ku njëri e sheh atë në stolin e përfaqësueses së Francës, në vend të Deshamp pas përfundimit të Europianit apo Botërorit. Ndërsa një variant tjetër është ai i Juventusit, që ëndërron kthimin e ish-futbollistit, që ka mbetur shumë i lidhur me bardhezinjtë.

LEXO TE PLOTE