Connect with Us

Meta me dy gishtat lart/ Thirrje zyrtarëve: Ju që nuk keni kartelë psiqike…

Politikë

Meta me dy gishtat lart/ Thirrje zyrtarëve: Ju që nuk keni kartelë psiqike…

Publikuar

-

Presidenti Ilir Meta ka publikuar një foto me dy gishtat lart ndërsa thekson se duhen edhe katër ditë që Sovrani të rimarrë në duart e tij sovranitetin e grabitur.

Meta bën thirrje që të gjithë qytetarët të verifikojnë qendrat e tyre të votimit dhe i të nisen drejt kutive të votimit në këto zgjedhje.

Mes të tjerash, presidenti thotë se kush shet votën, shet nderin e familjes së tij dhe nuk e meriton të quhet njeri dhe kurrsesi shqiptar.

Edhe 4 ditë, që Sovrani të rimarrë në duart e tij sovranitetin e grabitur pabesisht dhe poshtërsisht me zgjedhje si ato të Shijakut, të Dibrës, dhe me ato të paligjshme vendore.

Të gjithë qytetarët të verifikojnë qendrat e tyre të votimit dhe me qetësi dhe vendosmëri të nisen drejt kutive të votimit në këto zgjedhje historike për vendin dhe kombin tonë për 100 vitet e ardhshme.

Asgjë nuk e ndal triumfin e vullnetit të Sovranit, që përmes Referendumit të 25 Prillit do ta përmbysë Fuks-Shtetin e “Rilindjes” dhe do të rivendosë shtetin e së drejtës dhe Llogaridhënien.
Të gjithë ju zyrtarë, që nuk keni kartelë psiqike, mos e rëndoni pozitën tuaj duke shkelur ligjin dhe Kodin në ditët dhe orët, që vijnë.

Të gjithë ju “të fortë”, që po përdoreni nga pushteti kriminal për presione dhe blerje votash, bëhuni gati se edhe pulat do t’ua sekuestrojmë!
Kush prek votën e 25 Prillit ka sulmuar sovranitetin e popullit dhe të Republikës së Shqipërisë dhe do trajtohet si armik i Republikës dhe Kushtetutës!
Kush shet votën, shet nderin e familjes së tij dhe nuk e meriton të quhet njeri dhe kurrsesi shqiptar.
Përpara me qetësi e vendosmëri drejt qendrave të votimit, për Shqipërinë europiane, që ristarton fuqishëm më 25 Prill.
SHQIPËRIA DO TË JETË E SHQIPTARËVE PËRJETËSISHT!”, shkruan Meta.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Lufta e Bashës dhe humbja e PD-së

Publikuar

-

Nga

Lufta e Bashës dhe humbja e PD-së

Partia Demokratike humbi në zgjedhjet e 25 prillit. Partia Socialiste dhe Edi Rama do të jenë në pushtet edhe për katër vitet e ardhshme dhe ky tashmë është një fakt.

Lulzim Basha, lideri perëndimor, i cili nuk e pranon dot humbjen e radhës ka deklaruar se, zgjedhjet u manipuluan dhe u vodhën nga qeveria, ndonëse deri tani nuk ka asnjë ankimim në KQZ nga ana e PD-së.

Të vetmet tentativa nga selia blu janë daljet televizive të deputetëve të dalë nga zgjedhjet, të cilët kanë të njëjtën retorikë si gjithmonë, “nuk i njohim zgjedhjet por do hyjmë në Parlament”, deklarata të cilat janë në kontraditë me njëra-tjetrën.

Por gjithësesi, një tjetër fakt i dukshëm është lufta imagjinare e Lulzim Bashës. Një film i parë, me të njëjtën regji dhe skenar.

LEXO EDHE:  I shkaktuan shtetit 20 milionë lekë dëm financiar / Arrestohen 5 zyrtarë në Tiranë

LEXO EDHE:  I shkaktuan shtetit 20 milionë lekë dëm financiar / Arrestohen 5 zyrtarë në Tiranë

Thirrjet për protesta dhe mosnjohja e zgjedhjeve do jetë refreni që do të na shoqërojë për katër vite rresht, por ndoshta këtë herë mund të jenë nga foltorja e Kuvendit dhe jo nga rruga.

Për fat të keq, PD ka humbur edhe demokratët e vërtetë. I vetmi që ka fituar është Lulzim Basha. Reformimi i partisë dhe largimi i tij deri tani është parë si e vetmja formë për të shpëtuar PD nga inekzistenca./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Merr dhuratë fanellën e Juventusit/ Rama: Ju interistat kini respekt për të mundurit

Publikuar

-

Nga

Rama i përgjigjet Berishës/ "Gogoli i Lalëzit bën propagandë për të futur panik qytetarët për vaksinat"

Kryeministri Edi Rama ka marrë një dhuratë për fitoren e 25 Prillit. Bëhet fjalë për një fanellë të skuadrës së Juventusit, që mban emrin e tij me numrin 3 të stampuar në simbol të mandatit të tretë të socialistëve.

Krahë fotos Rama ka shkruar se tashmë Interistat duhet të sillen mirë dhe të kenë respekt për të mundurit duke marrë shembull nga ai që sillet mirë me kundërshtarët politikë.

Ja edhe urimi nga Juvja për Mandatin e Tretë. Grazie Juve. Ju interistat silluni mirë se jeni kampionë tani, merrni shembull nga unë, kini respekt për të mundurit”, shkruan Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Balla uron ditën e Europës/ “Shqipëria është gati të negocijojë Marrëveshjen e Anëtarësimit në BE”

Publikuar

-

Nga

Gjyqtarja që shpalli Ballën, shpifës/ Me 2 banesa, blen me borxhe sobë dhe lavatriçe

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla nëpërmjet një postimi në rrjetet ka uruar ditën e Europës.

Sipas tij, Europa për disa shekuj u bë e huaj për gadishullin ballkanik dhe Shqipërinë duke e cilësuar si një çarje tektonike. Balla shtoi se Shqipëria është gati të negociojë Marrëveshjen e Anëtarësimit në BE.

“Europa, për disa shekuj rresht u bë kaq e huaj për gadishullin ballkanik dhe Shqipërinë, sa dukej sikur ndodhi një çarje tektonike. Në të vërtetë, as Shqipëria nuk u zhvendos askund e aq më pak zhvendosjen e bëri Europa. Por, largësia e brendshme mendore dhe shpirtërore ishte e tillë sa që çoi në krijimin e një paradoksi”, thotë shkrimtari ynë i madh Ismail Kadare.

Ky është një paradoks që tashmë i përket historisë, ndërsa Shqipëria sot është gati të negocijojë Marrëveshjen e Anëtarësimit në Bashkimin Europian, stacioni i parafundit në rrugën tonë të gjatë të ribashkimit me Europën, që nisi 3 dekada më parë, kur nën thirrjet “E Duam Shqipërinë si e gjithë Europa” shembëm regjimin më të egër komunist që kishte njohur ndonjëherë kontinenti i vjetër”, ka shkruar Balla./ CNA.al

LEXO TE PLOTE