Connect with Us

Meta dorëzon “shokët” në Polici

Politikë

Meta dorëzon “shokët” në Polici

Publikuar

-

“Është koka e gjithë aferave të ineciatorëve/ Meta akuza Ramës: E ke bërë leckë Kushtetutën

Ilir Meta, nga Presidenca ka deklaruar se do të dorëzojë në Polici, një listë me emra të personave në kërkim.

Kjo deklaratë e tij e vjen pas publikimit të fotove të tij në Gjirin e Lalzit,  nën shoqërinë e një personi të inkriminuar.

Pra, Meta ka vendosur të dorëzojë në polici, “shokët” e tij, me ata të cilit ai akuzohet se takohet.

Fotot, ku dyshohet se shoqërohet me të inkriminuar bënë xhiron e mediave dhe Meta nervozohet nëse ia kujton.

Ai nuk pranoi sot që të tregonte se kush ishte shoqëruesi i tij në Gjirin e Lalzit, duke mos përgënjeshtruar kështu atë çfarë doli në media.

“Unë e përdor kapuçin sepse bëj pak sauna, dhe jam i detyruar të dal të lëviz, Përsa i takon personit, të vijë kryeministri këtu e të ma tregojë”, është shprehur Meta, në një konferencë për mediat.

Sulmi është mbrojtja më e mirë. Ky ka qenë varianti që ka zgjedhur Meta, për të mos treguar shoqëruesin e tij në Gjirin e Lalzit.

Meta, tha se do të shkojë në Polici, duke tradhëtuar kështu  “shokët” e tij, duke u bërë i pabesueshëm edhe për ta.

Kur bëhet i pabesueshëm edhe për ta, si mund të jetë ndryshe për qytetarët, të cilët sot nuk kanë një President.

LEXO EDHE:  Monika Kryemadhi: Me Ilir Metën nuk bëj politikë, po bëj dashuri

Por, thjesht një zyrtar, që dyshohet se takohet skutave me njerëz të krimit që tashmë po i dorëzon në Polici bashkë me vendndodhjet e tyre.

Çfarë e krisi miqësinë e Metës me personat në kërkim, që i kërcënon me Polici?

Për kë e kishte sot paralajmërimin Meta, kë donte të trembte, që mos t’i fuste emrin në listë?

Nuk munden personat në kërkim të shpëtojnë Metën nga drejtësia sido që ai t’i kërcënojë apo t’i paralajmërojë.

Në mos sot, nesër do t’i ketë shokë qelie. Ilir “floriri”, nuk mund t’ ia hedhë me kërcënime, me nxitje për përplasje civile, apo me tentativa për të shkatërruar zgjedhjet e 25 Prillit.

Ka shumë llogari për t’i dhënë drejtësisë.

Nuk është vetëm video, ku ai shfaqet në shoqëri me një apo disa persona në kërkim, për të cilën u raportua në media pak ditë më parë, por ka edhe video të tjera si ajo e 7 përqindëshit, apo krijimi i dyshimtë i pasurisë, për të cilat duhet të hetohet dhe të marrë dënim Ilir Meta./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

‘Nuk duam t’i lexojmë marrëzitë e tij’/ Anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD ‘braktisin’ Bashën

Publikuar

-

Nga

‘Nuk duam ti lexojmë marrëzitë e tij’/ Anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD ‘braktisin’ Bashën

Pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit, dhjetëra anëtarë të Kryesisë, Këshillit Kombëtar dhe themelues të PD-së kanë kërkuar njëzëri dorëheqjen e Lulzim Basha nga posti i kryetarit.

Megjithatë, nga Basha nuk ka pasur asnjë reflektim, ndërsa kryetari vijon me propagandën e tij se beteja sapo ka filluar.

Pas dorëheqjes së sekretarit organizativ Sahit Dollapi, demokratët kanë filluar të braktisin Bashën njëri pas tjetrit.

CNA.al mëson se në grupin e Whatsapp-it të Këshillit Kombëtar të PD, ku shpërndahet propaganda e SHQUP-it, anëtarët kanë filluar të largohen njëri pas tjetrit.

LEXO EDHE:  Meta ia thotë troç Ramës dhe Bashës/ “Mbani barrën e përgjegjësive tuaja”

LEXO EDHE:  E kthyen pedonalen në “arenë lufte”/ Një tjetër i arrestuar në Shkodër

Mësohet se nga grupi është larguar jo vetëm Sahit Dollapi, por edhe anëtari i Këshillit Kombëtar Darien Xhindoli, i cili ka qenë kandidat për bashkinë e Lushnjes.

Ky largim i demokratëve vjen vetëm një ditë para se Basha të mbledhë Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar ku do të analizohet rezultati i zgjedhjeve të 25 prillit  në çdo qark.

Kjo tregon edhe një herë se varka e Lulit tashmë është në mbytje e sipër dhe koha do tregojë që do e braktisin të gjithë një nga një./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Njerëz si ty duam të na drejtojnë”/ Luljeta Bozo: Do të jem zëri i qytetarëve në Parlament

Publikuar

-

Nga

“Njerëz si ty duam të na drejtojnë”/ Luljeta Bozo: Do të jem zëri i qytetarëve në Parlament

Inxhinieria Luljeta Bozo, një nga zërat kryesorë gjatë periudhës së tërmetit ka treguar se si ka marrë qindra falenderime nga ana e qytetarëve për për këshillat e dhëna gjatë asaj periudha.

E ftuar në emisionin ‘Fol me mua’ Bozo ka treguar se si qytetarët e ndalonin në rrugë për ta falenderuar ndërsa tha se kishin dëshirë dhe besim se do të ishte zëri i tyre në Parlament.

“Unë jam mbushur domethënë jam habitur, por edhe jam mbushur plot me energji dhe me një gëzim që nuk e blej dot me asnjë gjë që mbas tërmetit unë ecja vetëm 10 m dhe do të takoja një ‘Ku je Luljeta, ku je inxhiniere, ku je profesore’. Falenderime pafund dhe urime që i kisha qetësuar dhe që shprehën dëshirën njerëz si ty duam të na drejtojnë. Domethënë kishin një dëshirë dhe kishin një besim që unë po të shkoj në Parlament jo se do të bëj përmbysje se nuk bën përmbysje asnjë njeri, por unë zërin e tyre do ta çoj. Kjo është e sigurtë, për këtë janë të sigurtë ata.

Çdo shqetësim që ka një grup shoqëror dhe e ka të argumentuar gjithmonë me fakte dhe njëkohësisht ai që e ka atë shqetësim shikon dhe një rrugëzgjidhje ai e bën një rrugëzgjidhje me mendjen e vet që duhet të bëhët kjo. Se atij që i pikon çatia e di sesi duhet ta riparojë, edhe ai e di që kjo punë nuk ecën, por po të bëj  këtë gjë, po ta rregulloj me ligj do eci çdo gjë mirë.

Kështu që ai mendim i pjekur nuk po them nga një person, por një grupim mund të jetë grupimi i pensionistave që kanë problemet, rinia, gratë, gratë biznesmene, përjashtuar nga tërmeti po kanë problemet e përditshme që ka Shqipëria. Kështu që ajo më shtyu të them të drejtën se unë nuk jam marrë me politikë, plus edhe vlerësimi që ishte maksimal nga ana e Kryeministrit që më bëri ftesën”, u shpreh inxhinieria Bozo./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha i quajti shërbëtorë të Ramës/ Reagon anëtari i KAS: S’kam pasur presion

Publikuar

-

Nga

Basha i quajti shërbëtorë të Ramës/ Reagon anëtari i KAS: S'kam pasur presion

Anëtari i Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve (KAS), Ledio Braho, i është përgjigjur akuzave të opozitës se janë shërbëtorë të kryeministrit Edi Rama.

Braho mohoi akuzat dhe tha se pavarësisht se është propozuar nga PD nuk ka pasur asnjë presion nga askush. Ai deklaroi në Report Tv se KAS është i depolitizuar.

Unë nuk kam pasur asnjë presion apo shtysë, dhe pse jam propozuar nga PD. Kodi Zgjedhor, pas Reformës Zgjedhore të fundit ka parashikuar që të gjithë anëtarët e KQZ janë të depolitizuar, por kryetari i opozitës, nisur edhe nga vendimmarrjet e fundit që refuzojnë marrjen e provave shtesë, apo për fletën e votimit, apo shfrytëzimit të votave, patjetër që e konsideron si vendimmarrje politike,që kanë marrë shumicën e votave“, u shpreh anëtari i KAS, ndërsa zbuloi se të hënën do të shqyrtohet ankimimi për qarkun e Beratit.

LEXO EDHE:  Meta nga Durrësi/ Në referendumin e 25 prillit populli merr në dorë të ardhmen për 100 vitet që vijnë

LEXO EDHE:  Meta ia thotë troç Ramës dhe Bashës/ “Mbani barrën e përgjegjësive tuaja”

Ditën e hënë në 10 do të vijohet me qarkun e  Beratit nëse KQZ do i ketë bërë gati, në rast të kundërtën do vijohet me qarkun e Vlorës, dhe po presim provat për Gjirokastrës“, theksoi Braho./ CNA.al

LEXO TE PLOTE