Connect with Us

Katër ditë para zgjedhjeve/ Basha: Shpresa për ndryshim është ndezur si asnjëherë

Politikë

Katër ditë para zgjedhjeve/ Basha: Shpresa për ndryshim është ndezur si asnjëherë

Publikuar

-

CNA zbulon axhendën e Bashës/ Urdhër nga qendra: Dilni me makina e flamuj

Katër ditë para zgjedhjeve, kreu i PD, Lulzim Basha shprehet shumë optimist për zgjedhjet e 25 prillit.

Basha thotë se shpresa për ndryshim është ndezur si asnjëherë më parë tek gjithë diaspora shqiptare. Ai shpreh mirënjohje për mbështetjen e komunitetit shqiptaro-amerikan në Shtetet e Bashkuara.

“Shpresa për ndryshim është ndezur si asnjëherë më parë tek gjithë diaspora shqiptare si një ogur i mirë për të ardhmen tonë. Gjithkush që e ka të shtrenjtë Shqipërinë kërkon ndryshim, mundësi të reja që shqiptarët ta bëjnë realitet edhe ëndrrën e Shqipërisë si gjithë Europa. Ju jam mirënjohës për mbështetjen dhe kontributin e jashtëzakonshëm komunitetit shqiptaro-amerikan në Shtetet e Bashkuara. Shqipëria fiton!”, shkruan Basha./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Goditi Berishën pas shpine/ Kikia: Basha nuk ka moral për të qenë kryetar i PD

Publikuar

-

Nga

Gazetari Mentor Kika ka komentuar situatën brenda Partisë Demokratike.

I ftuar në  studion e “Log”, ai tha se lëvizja e ish-kryeministrit Sali Berisha nuk duhet neglizhuar duke shtuar se ish lideri demokrat nuk është nga ata etër që “vritet” kollaj.

Kikia theksoi se kryedemokrati duhet të zhvillojë zgjedhje reale në parti, pasi nuk ka moral të jetë kryetar në këtë situatë.



“Mendoj që në PD tashmë është shtruar një çështje për zgjidhje. Duhet të kemi parasysh faktin, rezultoj që Berisha nuk qenka nga ata etër që vritet me një të shtënë. E shtëna e parë erdhi natën dhe pas shpine. Basha duhet të ndeshet në duel tani. Që ta drejtojë PD duhet ti drejtohet zgjedhjeve reale në parti. Lëvizja që po drejton Berisha që unë mendoj se është e shkaktuar tregon që ka ende shumë mbështetës. Basha nuk ka nga sot moral megjithë se mund të ketë me  vete strukturat. Nuk ka moral për të qenë kryetar. As Berisha nuk ka, i përket të shkuarës, por Basha nuk ka moral të jetë kryetar i kësaj partie. Basha ishte një trashgimtar i vendosur aty nga Berisha dhe këtë po e tregon Berisha me gojën e vet.  

Ka një çështje shumë të madhe për të zgjidhur brenda shtëpisë së vet. Kjo çështje nuk m,und të injorohet. Basha nuk mund të pranojë të jetë kryetar kur ka kaq shumë njerëz në bazë. Mund ti drejtohet kutive të votimit në një proces zgjedhor. Duhet mbyllur një orë e më parë që PD të bëjë opozitën. Unë e konsideroj fatkeqësi që një pjesë e mirë i shkojnë pas dhe e shikojnë si njeriun që mund të sjellë modelin një njeriu ka shkuar. Kjo parti në 30 vjet nuk ka prodhuar lider, por një pinjoll,” tha Kikia./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Kemi debate në PS”/ Ahmetaj flet për përplasjen me Lelin

Publikuar

-

Nga

Rindërtimi/ Ahmetaj: Në maj të 2022-shit do jetë zhdukur çdo shenjë e tërmetit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri ka prezantuar koordinatorin politik të qarkut të Vlorës, Arben Ahmetaj. Në takim ishin të pranishëm kryetarët e bashkive dhe deputetët e qarkut.

“Pata kënaqësinë të prezantoj të deleguarin e ri për qarkun e Vlorës dhe për të dhënë porositë për riorganizimin e PS. Jam i kënaqur me Vlorën sepse ka pasur rezultate të mira”, është shprehur Gjiknuri në një deklaratë për mediat.

LEXO EDHE:  Analiza/ Dështimi i PD fillon në Devoll

LEXO EDHE:  Lulzim Basha vendos tre kushte të padiskutueshme për reformen zgjedhore



Ndërkohë Ahmetaj foli në lidhje me përplasjen me kryebashkiakun Dritan Leli duke theksuar se në PS nuk ka konflikte por vetëm debate.

“PS nuk ka konflikte ka debate. Asgjë nuk ka ndryshuar në raport me bashkinë e Vlorës dhe nuk do të ndryshojë”, është shprehur Ahmetaj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

A e mbrojti Rama Kosovën?/ Bushati: Ngërçi për të reaguar, çudi

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Analisti Andi Bushati thotë se ka vërejtur një ngërç për të reaguar tek kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Bushati tha se në tekstin e reagimin në Twitter, Rama ishte pro Kosovës, por ishte një ditë e gjysmë me vonesë.

“U duk sikur Kosovës i dha të drejtë, ajo që më bëri përshtypje ishte ngërçi për të reaguar ose reagimi i vonuar. Ngjarjet kanë filluar të ndodhin në orën 6:30 të mëngjesit, Rama reagon 1 ditë e gjysmë me vonesë”, tha analisti.

LEXO EDHE:  Mediu tregon negociatat me PD për 25 prillin/ Flet edhe për “ngërçin”me Bashën

LEXO EDHE:  Hipokrizia e Bashës ndaj Sokol Olldashit/ Si po e përdor djalin e tij



Kjo vonesë në reagim sipas Baton Haxhiut k ardhur për shkak se Rama ka qenë duke udhëtuar për në SHBA.

“Rama është në Nju-York dhe në momentin që ka ndodhur ngjarja ka qenë në avion”, tha ai.

Këtë argument Bushati e kundërshtoi duke thënë se udhëtimi për në Nju-Jork zgjat 8 orë, ndërsa Rama ka reaguar pas të paktën 36 orë./euronews

LEXO TE PLOTE