LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ishte me grupin e PD në atentatin në Elbasan/ Kush është ish punonjësi i policisë që mbeti i plagosur

21 Prill 2021, 15:26, Aktualitet CNA
Ishte me grupin e PD në atentatin në Elbasan/ Kush është ish

Personi që shihni në foto është Pavlo Vukasni, njëri nga të plagosurit e përplasjes me armë në Elbasan.

Viktimë e përleshjes mbeti aktivisti i Partisë Socialiste Pjerin Xhuvani. Të plagosurit janë; Emiljan Prenga 39 vjeç, Pavlo Vuksani 50 vjeç, Eltjon Bodinaku 32 vjeç dhe Xhensila Sota 27 vjeçe, punonjëse e policisë.

Në njoftimin zyrtar për mediat, policia e Elbasanit deklaroi se efektivja u plagos në përpjekje për të parandaluar krimin. Në gjendje të rëndë është Eltjon Bodinaku, dhëndri i Pjerin Xhuvanit.

Ndërkohë, Emiljan Prenga dhe Pavlo Vuksani janë pjesë e shtabit të PD-së në Elbasan, së bashku me autorin.

Siç raporton gazetari Aldo Kozarja, Pavlo Vuksani është ish efektiv i krimeve në DVP Shkodër. Vuksani është larguar nga radhët e policisë në vitin 2013./CNA.al

Lajmet e fundit nga