LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Futbollistët e Schalkes sulmohen me vezë nga tifozët pas rënies nga Bundesliga

21 Prill 2021, 15:30, Sport CNA
Futbollistët e Schalkes sulmohen me vezë nga tifozët pas

Lojtarët dhe stafi i Schalkes janë sulmuar me vezë nga tifozët e tyre pas rënies nga Bundesliga për herë të parë pas 30 vjetësh. Schalke, të martën mbrëma pësoi humbje 1:0 nga Arminia Bielefeldi për të konfirmuar rënien në një kategori më poshtë për sezonin tjetër.

Për Schalken, ku luan Shkodran Mustafi, kjo ishte humbja e 21 këtë sezon. Pas kthimit nga Bielefeldi, futbollistët e Schalkes u sulmuan të mërkurën nga tifozët me vezë pasi rreth 600 prej tyre ishin mbledhur para stadiumit në shenjë pakënaqësie.

Policia e Gelsenkirchenit, tha se tifozët kishin ndezur fishekzjarrët derisa po prisnin lojtarët të dilnin nga autobusi i klubit.

?Sapo ekipi mbërriti dhe zbriti nga autobusi kishte protesta të ashpra?, tha policia në një deklaratë. ?Lojtarët u sulmuan me vezë, si dhe u sulmuan verbalisht nga tifozët?. Në përgjigje në lidhje me incidentin, Schalke tha se disa ?individë të paidentifikuar shkelën qartë linjat që nuk diskutohen?. ?Ndërsa ka zhgënjim dhe zemërim të kuptueshëm për rënien, klubi kurrë nuk do ta pranojë atë kur integriteti fizik i lojtarëve dhe stafit të saj vihet në rrezik?, tha Schalke.

Nënkampioni i Bundesligës në vitin 2018, Schalke është një nga klubet më të mbështetura në Gjermani, duke tërhequr më shumë se 60.000 tifozë në ndeshjet që i luan në shtëpi.

Lajmet e fundit nga