Connect with Us

Frika nga një valë e tretë virusi/ Parlamenti gjerman miraton masat e reja

Bota

Frika nga një valë e tretë virusi/ Parlamenti gjerman miraton masat e reja

Publikuar

-

Frika nga një valë e tretë virusi/ Parlamenti gjerman miraton masat e reja

Bundestagu gjerman ka vendosur për një “frenim federal emergjence” kundër valës së tretë të koronavirusit. 342 deputetë votuan pro masave të reja që do të aplikohen në të gjithë Gjermaninë.

Me ndryshimin përkatës në Ligjin për Mbrojtjen ndaj Infeksionit, kufizohen daljet nga ora 10:00 e mbrëmjes për të shmangur kontaktet po afrohen.

Rregulloret mund të hyjnë në fuqi nga e shtuna ose më shpejt. Para se të ndodhë kjo, masat duhet të kalojnë nesër në Këshillin Federal, ndërsa do duhet që Presidenti Federal Frank-Walter Steinmeier duhet të nënshkruajë ligjin.

“Frenimi federal i emergjencës” parashikon se nëse konfirmohen mbi 100 raste ditore për tre ditë rresht në një javë, do të ndalohet lëvizja nga ora 22:00 deri në 5:00, me përjashtim të rasteve urgjente, kur dikush duhet të shkojë në punë, si dhe kur duhet të kujdeset për ndonjë të afërm ose kafshë.

Sa i përket kontakteve private, maksimumi një familje mund të takohet me një person tjetër. Fëmijët deri në 14 vjeç nuk llogariten. Kufizimi nuk zbatohet për takimet midis bashkëshortëve dhe partnerëve ose personave që ushtrojnë të drejtat e kujdestarisë.

LEXO EDHE:  WhatsApp preket nga një virus, “çmenden” përdoruesit

Në shërbimet funerale nuk do të lejohet të grumbullohen më shumë se 30 persona. Gjithashtu, në dyqane klientët mund të hyjnë vetëm nëse kanë një test negativ të Covid-19 dhe kanë rezervuar një takim.

Nga ana tjetër, mësimet shkollore po riorganizohen. Nëse brenda një jave do të raportohen mbi 165 raste me koronavirus për tre ditë rresht, do të ndalohet mësimi në klasa, me përjashtim të maturantëve./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Bizneset amerikane përballë udhëzimeve të reja të CDC-së për maskat

Publikuar

-

Nga

Bizneset amerikane përballë udhëzimeve të reja të CDC-së për maskat

Amerikanët po përballen me udhëzime të reja nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC). Sipas udhëzimeve, amerikanët e vaksinuar plotësisht, në pjesën më të madhe të rasteve, nuk kanë nevojë të përdorin maskat as në hapësirat e brendshme.

Vetëm një e treta e popullsisë amerikane është vaksinuar plotësisht. Një e katërta, sipas anketave, thotë se ka në plan të marrë njërën nga tre vaksinat.

Amerikanët, bizneset dhe zyrtarët e shëndetësisë u befasuan javën e kaluar kur CDC tha se individët e vaksinuar plotësisht mund të heqin maskat, me disa përjashtime. Drejtoresha e CDC-së Rochelle Walensky thotë se udhëzimi është i lidhur me përgjegjësinë individuale.

“Nëse janë të vaksinuar, ata janë të siguruar. Nëse nuk janë të vaksinuar, ata rrezikohen dhe duhet të vënë maskat, ose më mirë të vaksinohen.”

Disa drejtues të shëndetit publik i kritikuan udhëzimet si shumë të papritura dhe konfuze, pasi nuk është e qartë se kush është i vaksinuar. Administrata e Presidentit Biden ka thënë se nuk do të krijojë një pasaportë kombëtare për vaksinën. Udhëzimi i ri nga CDC ka ringjallur debatin rreth një çertifikate vaksine në mënyrë që bizneset dhe të tjerët të dinë nëse njerëzit janë vaksinuar.

Sipas zonjës Walensky, udhëzimi nuk do të thotë që të gjithë të heqin masakat, por që çdo njeri të jetë përgjegjës për shëndetin e tij. Për të pavaksinuarit, udhëzimi nuk ka ndryshuar, tha ajo.

Në një dalje pa maskë javën e shkuar, Presidenti Biden pranë Nënpresidentes Kamala Harris e përshkroi udhëzimin e ri si një ditë e shkëlqyer për Amerikën.

LEXO EDHE:  WhatsApp preket nga një virus, “çmenden” përdoruesit

LEXO EDHE:  WhatsApp preket nga një virus, “çmenden” përdoruesit

Megjithatë, udhëzimet e CDC-së nxitën ndryshime në të gjithë vendin. Disa dyqane thanë se blerësit e vaksinuar nuk kanë më nevojë të përdorin maska.

Të tjerë thanë se nuk do të ndryshojnë rregullat ndërsa rishikojnë udhëzimet. Një sindikatë që përfaqëson 1.3 milion punonjës të industrisë së ushqimit dhe tregtisë tha se udhëzimi i ri mund të vërë në rrezik pjestarët e saj.

“Po u kërkojmë bizneseve që ta bëjnë sa më të lehtë për punonjësit e tyre të vaksinohen, duke u dhënë ditë pushimi me pagesë”, tha drejtuesja e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve Rochelle Walensky.

Jo të gjitha shtetet janë të gatshme të lehtësojnë kufizimet.Përdorimi i maskës dhe distanca fizike ende kërkohet për udhëtarët e transportit publik dhe në avionë.

Ndërkohë, disa shtete dhe biznese po përdorin metoda të ndryshme për të nxitur njerëzit që të vaksinohen, duke ofruar udhëtime falas me tren, birrë dhe madje para, ndërsa përpiqen të kthejnë normalitetin tek komunitetet e tyre./voa

LEXO TE PLOTE

Bota

Lufta e përgjakshme në Gaza/ Izraeli vret një komandant të Xhihadit Islamik

Publikuar

-

Nga

Lufta e përgjakshme në Gaza/ Izraeli vret një komandant të Xhihadit Islamik

Izraeli tha se sulmet e tij ajrore kanë vrarë një komandant të lartë të militantëve palestinezë në Gaza.

Hasem Abu Harbid, komandant i grupit militant Xhihadi Islamik në veri të Rripit të Gazës, u vra të hënën, tha ushtra izraelite.

Ushtria tha se ka kryer edhe disa sulme të tjera të rënda në Gaza, duke shkatërruar 15 kilometra tunele, që përdoreshin nga militantët e Hamasit, si dhe shtëpitë e nëntë komandantëve të dyshuar të Hamasit.

Militantët palestinezë, ndërkohë, i vazhduan sulmet me raketa kundër disa qyteteve izraelite.

Dhuna midis ushtrisë izraelite dhe militantëve palestinezë është përshkallëzuar qysh më 10 maj.

Që atëherë, mbi 200 palestinezë janë vrarë nga sulmet e Izraelit në Gaza, thanë autoritetet në enklavën që kontrollohet nga Hamasi.

Në deklaratën e lëshuar të hënën nga Ministria e Shëndetësisë atje thuhet se 59 fëmijë dhe 35 gra janë në mesin e të vrarëve.

LEXO EDHE:  Mos e udhëhiqni Evropën, përmes nxitjes së frikërave të saj

LEXO EDHE:  WhatsApp preket nga një virus, “çmenden” përdoruesit

Ushtria izraelite tha se ka vrarë mbi 130 militantë në Gaza.

Dhjetë njerëz, përfshirë dy fëmijë dhe një ushtar, janë vrarë po ashtu në Izrael, si rezultat i raketave të hedhura nga militantët në Gaza, thanë zyrtarët izraelitë.

Luftimet – më të këqijat në Gaza dhe Izrael qysh në vitin 2014 – vijnë pas disa javë tensionesh, të shkaktuara nga konfrontimet midis policisë izraelite dhe protestuesve palestinezë në kompleksin e Xhamisë Al-Aqsa në Jerusalemin Lindor.

Ky lokacion është një vend i shenjtë si për myslimanët, ashtu edhe për hebrenjtë./rel

LEXO TE PLOTE

Bota

BE i kërkon Rusisë të shfuqizojë Ligjin për agjentët e huaj

Publikuar

-

Nga

Bashkimi Evropian i bëri thirrje Rusisë që të shfuqizojë Ligjin e saj të diskutueshëm për “agjentët e huaj”, i cili ka në shënjestër mediat, përfshirë Radion Evropa e Lirë.

Javën e kaluar, përmbaruesit gjyqësorë në Moskë kanë nisur të konfiskojnë prona nga zyra në Moskë e REL-it, si dhe kanë ngrirë llogaritë bankare të radios, për shkak të, siç është thënë, gjobave të papaguara për shkeljen e Ligjit të agjentëve të huaj.

Bllokohen llogaritë e REL-it në Rusi

Ditë më parë, rregullatori rus i mediave ka thënë se ka shtuar VTimes – një faqe në internet e lajmeve, e themeluar nga ish-personeli i gazetës Vedomosti – në listën e agjentëve huaj.

Rregullatori, më herët, ka futur në këtë listë edhe një ueb-faqe tjetër lajmesh, Meduza.

“BE-ja vazhdimisht u ka kërkuar autoriteteve ruse që ta shfuqizojnë këtë legjislacion dhe t’i respektojnë detyrimet e tyre ndërkombëtare ndaj lirisë së asociimit, mbledhjes dhe shprehjes”, tha Peter Spano, zëdhënës i shefit të politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.

Spano tha se veprimet kundër Radios Evropa e Lirë në Moskë kanë “qëllim të qartë” për të penguar operacionet e saj.

Ligji për “agjentët e huaj” në Rusi është miratuar në vitin 2012 dhe është modifikuar vazhdimisht.

LEXO EDHE:  OBSH thirrje të vaksinuarve/ Vazhdoni mbani maska, praktikoni masat paradaluese

LEXO EDHE:  WhatsApp preket nga një virus, “çmenden” përdoruesit

Ai kërkon nga organizatat joqeveritare që marrin ndihmë të huaj dhe për të cilat Qeveria ruse mendon se janë të angazhuara në veprimtari politike, të regjistrohen, ta identifikojnë veten si “agjente të huaja” dhe t’u nënshtrohen auditimeve.

Modifikimet e mëvonshme të ligjit kanë përfshirë edhe mediat e financuara nga jashtë.

REL është një kompani mediatike editorialisht e pavarur, e financuar nga një grant i Kongresit amerikan, përmes Agjencisë Amerikane për Media Globale.

REL e ka refuzuar emërtimin si “agjente e huaj” dhe nuk ka pranuar të veprojë në përputhje me kërkesat e rregullatorit rus të mediave, Roskomnadzor, që çdo material i botuar, të etiketohet si prodhim i një “agjenti të huaj”.

Për rrjedhojë, gjobat e shqiptuara nga autoritetet ruse kundër REL-it në Rusi kanë arritur vlerën e rreth 70 milionë rublave (950,000 dollarë)./CNA.al

LEXO TE PLOTE