LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Fierakët të mprehin sfurqet e sëpatat”/ Meta ashpërson tonet

21 Prill 2021, 10:16, Politikë CNA
“Fierakët të mprehin sfurqet e sëpatat”/ Meta

Gjatë konferencës për shtyp, Presidenti Ilir Meta ju ka bërë thirrje fierakëve, por edhe gjithë shqiptarëve, të mprehin sfurqet e sëpatat për 25 prillin, nëse preken votat.

Duke u ndalur tek incidenti i ndodhur sot në Fier, ku policia hoqi banderolat e LSI, Meta i bëri thirrje kandidates së LSI, Kejdi Mehmetaj, dhe kolegëve të tjerë, që të ruajnë qetësinë, pasi sipas Kreut të Shtetit, ky është një provokim nga Rilindja.

?I di Fieri të gjitha historitë e kryebashkiakut dhe rilindasve të tjerë, e do t?i ndëshkojë me votë plebishitare. Meqë pas dy orësh do iki në Vlorë, Kejdi më bëj një nder, i thuaj z. Ruci, që jo vetëm i hoqën ato banderola, na ka thënë Presidenti që t?i japin edhe ca postera kryerilindasit, se do vij dhe vetë t?ia vë, që të kënaqet ai dhe të shtohet edhe më tej urrejtja për këtë provokator të ndyrë, që kërkon të prishë zgjedhjet ditën e diel. U bëni thirrje gjithë grave e burrave të Fierit e Mallakastrës t?i mprehin sfurqet, kosoret, sëpatat, t?i kenë gati ditën e diel e po u prek një votë e vetme, ashtu do bëjë gjithë Shqipëria, me në krye Presidentin?, tha Meta./CNA.al

Lajmet e fundit nga