Connect with Us

Ekskluzive-Korça me aeroport/ Zbardhet projekti madhështor

Ekonomi

Ekskluzive-Korça me aeroport/ Zbardhet projekti madhështor

Publikuar

-

“Korça do të ketë aeroportin e vet turistik sportiv, për fluturimet sportive”. Kështu ka deklaruar kryeministri  Edi Rama, mbrëmjen e 19 prillit, gjatë një takimi elektoral në qytetin juglindor, të Korçës, ndërsa në vazhdën e projekteve përmendi edhe ndërtimin e stadiumit.

Sot Shqipëria nuk ka një aeroport sportiv në funksion, dhe sipas Ramës ky projekt do të bëhet realitet në Korçë.

Aeroporti do të funksionojë në periudha sezonale, për fluturime turistike ndërkombëtare dhe do të jetë kryesisht për çështjet sportive.

CNA.al sjell për herë të parë projektin, prej 145 faqesh,  të cilit i është bërë edhe studimi i fizibilitetit.

Plani i Përgjithshëm Kombëtar e shikon Polin e Zhvillimit Rajonal Korçë – Pogradec si me vlera të larta të peisazhit natyror territorial, potencial i cili mundësohet edhe nga afërsia e pikave turistike si malore ashtu edhe liqenore.

Gjithashtu rajoni ndërkufitar Korçë – Selanik, projekte të tjera strategjike në lidhje me energjetikën si linja energjitike TAP dhe termocentrali i Korçës dhe Maliqit, zhvillimi i rrjetit hekurudhor(stacioni Lin – Pogradec) me rrjetin e Maqedonisë si pjesë e multimodalitetit të Korridorit të VIII i jep këtij rajoni një rol mjaft strategjik në zhvillimin ekonomik të Shqipërisë.

Vlera e investimit, e cila përfshin vlerën e ndërtim – montimit, makineri – pajisjeve, investime të tjera në lidhje me ndërtimin e aeroportit dhe vlerën e shpenzimeve shkon në 25 milionë Euro.

Ndërsa përllogaritja e shpenzimeve në dhjetëvjeçarët në vijim shkon nga 300 – 760 mijë euro në 2040.

Rezultati financiar nga diferenca mes të ardhurave dhe shpenzimeve si mesatare vjetore shkon nga 1. 62 mil euro/vit në versionin pesimist deri në 4. 17 mil euro në versionin optimist, kurse ai realist është 2. 9 mil euro/vit.

Projekt-ideja

Projekt – ideja e aeroportit të Korçës ka dalë në bazë të të gjitha parametrave duke u nisur nga përmasat e aerodromit, dhe të gjitha kushteve të tjera teknike dhe ekonomike.

Sipërfaqja totale e parashikuar është 76. 3 ha, prej të cilëve: 11. 66 ha është pista e uljes, 7. 5 ha sipërfaqja e taxiways, parkimit tranzit dhe vendqëndrimit të avionëve, 3. 91 ha sipërfaqja e terminalit, parkimit për udhëtarët edhe sheshi para terminalit, 3. 55 ha janë ambientet administrative për terminalin dhe ambiente ndihmëse për pistën, 50. 16 ha është sipërfaqja e lirë konturuese.

Avionët që do të mund ta përdorin janë të përmasave të ndryshme nga avionë të vegjël Jet me gjatësi 3. 9 m, deri në Boeing B737-900 me gjatësi 7m. Masterplani dhe disa pamje të këtij terminali ilustrohen me poshtë:

LEXO EDHE:  Nga Agim Xhafka/ Korça dallohet për përdorimin e llagapëve
                                                    Projekti

Pista e fluturimit Pista e fluturimit të avionëve ndodhet në jugperëndim të fshatit Lumalas në Njësinë Administrativë Vendore të Bulgarecit të Bashkisë së Korçës.

Ajo përkon me brinjën përëndimore të rrugës nacionale që shkon për në Korçë.

Ka një drejtim, me kahje verilindje –jugperëndim në një kënd prej 35 gradë.

Pista është natyrore e niveluar e sheshuar, me mjete rrethanore, aktualisht me bar që përtërihet çdo stinë. Ajo ka formën e një figure drejtkëndëshe prej: 2, 500 m X 100 m.

Në të dy krahët : lindje dhe perëndim është sipërfaqe arë, pronë e fermerëve të zonës.

Kufizimi me parcelat është i butë dhe nuk ka kanale ndarës. Pista krijon një kënd prej 37 gradë me drejtimin e rrugës Lumalas- Korçë. Ajo ka dhe një xhep shtesë sipërfaqeje për pozicionimin dhe ndalje të mjeteve fluturuese e cila i ka përmasat: 100 x 178 m.

Trupi i Pistës ka kufizim anësor në lindje dhe perëndim nga sipërfaqe arë e cila është pronë e fermerëve vendas. Largësia e tokës arë në perëndim: është rreth 314 m ndërsa në fundin e saj: 1, 130 m.

Në krahun lindor si kufizim i parë është bregu i lumit të Dunavecit që është tanimë i disiplinuar në një kanal-lum: në afërsi të rrugës Lumalas Korçës është 185 m, afër mesit të pistës: 350 m edhe në fundin e saj rreth 480 m.

Pista ndodhet brenda këtyre sipërfaqeve arë në të dy krahët e saj. Në afërsi të fushës në drejtimin veriperëndimor të ndodhen ndërtesat e banimit fundore të fshatit Lumalas në largësinë 420 m.

Në vijim të rrugës që shkon për në Korçë në largësinë prej 170 m, pas saj, ndodhet një objekt biznesi. Po kështu, në krahun lindor të lumit ndodhet edhe një biznes tjetër.

Po në të njëjtin krah ndodhën edhe ndërtesat e banimit fundore të një lagjeje të Bulgarecit, në largësinë prej 710 m.

Krahu lindor i pistës fushës është tërësisht fushor ndërsa ngjitur me sipërfaqen arë fillon masivi kodrinor me lartësi mbi 60 m nga niveli i fushës. Kjo lartësi vijon të shfrytëzohet edhe aktualisht për lëndë ndërtimi ( inerte) me një linjë thërrmimi të lëndës së ngurtë gëlqerore.: 2500 m X 100 m – Kursi i uljes dhe ngritjes është 191-11 gradë./CNA.al

Pista

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekonomi

“Ekonomia drejt përmirësimit tre muajt e fundit”/ Gent Sejko: Rimëkëmbja është përshpejtuar

Publikuar

-

Nga

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko në një konferencë për mediat ka folur për vendimmarrjen e politikës monetare ku tha se ritmi i rimëkëmbjes është përshpejtuar dhe se ekonomia ka ardhur drejt përmirësimit në tre muajt e fundit.

Sipas tij, pandemia ka ndikuar shumë në ekonominë  duke filluar nga rritja e papunësisë.

Gjithashtu ai shtoi se kursi i këmbimit është i qëndrueshëm, përsa i përket bizneseve familjare do të ketë lehtësime si dhe norma bazë e interesit nuk do të ndryshojë.

Ritmi i rimëkëmbjes është përshpejtuar dhe ka ardhur drejt përmirësimit ekonomia në tre muajit e fundit. Këshilli Mbikëqyrës vlerëson se rimëkëmbja nuk është e plotë dhe pasojat e pandemisë janë të dukshme në rënie të punësimit dhe në rritje të papunësisë. Politika monetare do të mbetet në kahun lehtësues.

Do të ketë lehtësime në bizneset familjare, stimul familjar dhe financiar. Normat e interest vazhdojnë të jenë minimum. Kursi i këmbimit shfaqet i qëndrueshëm. Në muajin Mars treguesi i kredive me probleme zbriti për herë të parë në nivlein 2%. Kredia për sektorin privat ishte më 7%. . Papunësia vitin kaluar u rrit me 11.8%.

Këshilli sot vendosi të lërë të pa ndryshuar normën bazë të interesit në 0%. Për të tjera do përfitojë nga ruajta e provës aktuale për të paktën edhe gjatë 3 mujorit të tretë të këtij viti”, u shpreh Sejko./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Shpenzimet për arsimin, më të ulëtat në dy dekada

Publikuar

-

Nga

Shpenzimet për arsimin arritën vetëm 2.3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) gjatë vitit 2020, duke shënuar nivelin më të ulët të dy dekadave të fundit.

Duke vrojtuar shpenzimet publike për arsimin në raportin e tyre me PBB shihet se gjatë periudhës 2001 -2020 shpenzimet për arsimin ishin më të ulëtat gjatë vitit të kaluar, pasi përgjithësisht ato kanë qëndruar në nivelin 3%.

Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Arsimit gjatë vitit të kaluar shpenzimet për arsimin arritën në shumën prej 40 miliard e 748 milion lekë. Kjo shumë ishte sa 7.6% e totalit të shpenzimeve buxhetore të vitit 2020 dhe në nivelin 2.27% të PBB, së bashku me shtesat e fondeve të rimarra/trashëguara nga viti 2018 nga arkëtimi i tarifave të universiteteve.

Fondet për arsimin u pakësuan në aktin normativ të marsit 2020 me 1.23 miliard lekë, nga të cilat 1.1 miliard ishin në grupin e shpenzimeve kapitale dhe rreth 131 milion lekë në grupin e shpenzimeve korente.

Sipas kësaj ecurie Shqipëria, jo vetëm që nuk ka bërë përparime në detyrimet që kërkon anëtarësimi në BE për financimin e arsimit, por ka bërë hapa pas, për shkak të vështirësive që solli pandemia Covid-19. Kriteret e anëtarësimit në BE rekomandojnë financim të sektorit publik të arsimit më së paku 5% të PBB. Por vitin e kaluar nuk u përmbush as 50% e këtij objektivi.

Duke financuar më pak fonde për sektorin e edukimit Shqipëria nuk mund të përparojë në një model të ri ekonomik që i siguron asaj rritje të produktivitetit dhe fitimeve në ekonomi. Një forcë punë e mirëarsimuar konsiderohet si guri i themelit në drejtim të prosperitetit.

LEXO EDHE:  Mirëmëngjes nga zemra e Korçës!/Ju uron kryeministri

LEXO EDHE:  Aeroporti “Nënë Tereza” publikon listën/ 25 fluturimet e konfirmuara për nesër

Shqipëria u renditet sipas UNESCO si një nga vendet me financimet më të ulëta buxhetore për arsimin, për rrjedhoje shkollat shqiptare nuk kanë ofrojnë logjistikën e mjaftueshme për të përçuar njohuritë tek nxënësit. Tani kur pandemia ka kushtëzuar mësimin në distancë, shkollat shqiptare në arsimin bazë dhe atë të përgjithshëm nuk kanë lidhje me internetin dhe kompjuterët.

Fondet për shpenzime kapitale për arsimin më 2020 ishin në masën 3 miliardë e 921 milion lekë ose rreth 10.3% e totalit të fondeve të planifikuara për sektorin e arsimit më 2020. Por me rishikimin e buxhetit fondet e rishikuara për investimet kapitale u ulën me 1.1 miliard lekë (mbi 9 mln euro), duke e çuar fondin total në vetëm 2 miliard e 751.4 milion lekë ose rreth 6.6% e fondeve të planifikuara për arsimin në 2020. Por edhe fondet e rishikuara me ulje nuk u realizuan.

Realizimi i shpenzimeve kapitale për 12-mujorin 2020, ndaj fondeve të rishikuara për 12-mujorin 2020 është në masën 2 miliard 673.3 milion lekë ose në masën 97.2% e fondeve të planifikuara për 12-mujorin 2020./Monitor

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Vrojtimi i gjendjes financiare/ Kriza ka goditur më shumë biznesin e vogël

Publikuar

-

Nga

Kriza ekonomike që solli pandemia ka goditur më shumë biznesin e vogël.

Vrojtimi periodik i Bankës së Shqipërisë për gjendjen financiare të bizneseve në gjysmën e dytë të vitit 2020 tregoi se ndërmarrjet në tërësi vazhduan të raportonin shitje më të ulëta krahasuar me periudhën përpara pandemisë. Megjithatë, gjatë vitit ecuria ka qenë e ndryshme, në varësi të përmasave të biznesit.

Ndërmarrjet e mesme dhe të mëdha kanë raportuar ecuri më të mirë të shitjeve dhe gjendjes financiare krahasuar me gjashtëmujorin e parë, ndërsa bizneset e vogla raportuan shitje të dobëta, rritje të kostos së borxhit dhe pritje pesimiste për të ardhmen. Të gjitha bizneset e anketuara vlerësuan pandeminë si faktorin me ndikimin kryesor në aktivitetin e tyre.

Për sa i takon zgjerimit të veprimtarisë apo rritjes së investimeve, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme janë shprehur se veprimtaria e tyre është tkurrur, ndërsa vetëm bizneset e mëdha raportuan një rritje të lehtë për periudhën. Ndikimet më të mëdha të krizës në bizneset e vogla konfirmohen edhe nga bankierët. Flutura Veipi, drejtore e përgjithshme e Union Bank, thotë se biznesi i madh dhe i mesëm ka më shumë mundësi për ta kaluar krizën, ndërsa bizneset e vogla dhe mikro kanë më pak alternativa, sepse nuk kanë kapitale të akumuluara apo likuiditete shtesë.

“Te klientët më të vegjël pasojat janë të prekshme në momentin që flasim. Biznesin i vogël u prek më shumë dhe kjo solli edhe rënie të kërkesës së tyre për kredi, gjendje që vazhdon të jetë e tillë edhe sot,” thotë ajo për revistën Monitor.

Gjysma e totalit të ndërmarrjeve që i janë përgjigjur pyetësorit deklaruan se e kanë financuar veprimtarinë e tyre nëpërmjet shitjeve. Mbështetja vetëm në këtë burim është zgjeruar për të tre grupet e ndërmarrjeve. Ndërkohë, prirja e kombinimit të burimeve të financimit vijon të zërë një peshë të konsiderueshme, por është ngushtuar për të gjitha llojet e ndërmarrjeve.

LEXO EDHE:  Fotot-Nuk di nga t’ja mbash? Akademiku i njohur tregon zgjidhjen

LEXO EDHE:  Arabia Saudite nis projektin "e çmendur"/Më i madh se Belgjika

Peshën kryesore në këtë aspekt e zë financimi i realizuar nëpërmjet kombinimit të shitjeve me rezervat e mbartura. Megjithatë, anketimi tregon se gjatë kësaj peridueh pesha e bizneseve huamarrëse është rritur. Rreth 41% e totalit të ndërmarrjeve që i janë përgjigjur pyetësorit deklaruan se kanë aktualisht hua për të paguar: kjo peshë ka shënuar një rritje me 1.7 pikë përqindje krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar dhe 4.2 pikë përqindje krahasuar me një vit më parë.

Lidhur me projeksionet e bizneseve për përdorimin e huasë në të ardhmen, vlera e indeksit të planifikimit të huamarrjes ka ngelur e pandryshuar krahasuar me gjysmën e parë të vitit.

Drejtuesit e ndërmarrjeve vlerësojnë se ecuria e pandemisë do të ndikojë ndjeshëm në vendimmarrjen e ndërmarrjeve lidhur me investimet apo zgjerimin e aktivitetit të tyre.

Për gjysmën e parë të vitit 2021, ndërmarrjet e mëdha janë shprehur optimiste, ndërsa ndërmarrjet e vogla dhe ato të mesme ngelen pesimiste për ecurinë e biznesit të tyre. Pritshmëritë janë veçanërisht më negative për bizneset e vogla./Monitor

LEXO TE PLOTE