Connect with Us

Ekonomi/ Si do ndahen fondet e skemës kombëtare të mbështetjes në bujqësi

Ekonomi

Ekonomi/ Si do ndahen fondet e skemës kombëtare të mbështetjes në bujqësi

Publikuar

-

Ministria e Bujqësisë dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë kanë nisur punën për hartimin e udhëzimit për mënyrën e shpërndarjes të fondeve në mbështetje të bujqësisë.

Kriteret, procedurat dhe mënyra e administrimit të fondit të programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural do të përcaktohen në një udhëzim të përbashkët të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural e të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi pohoi për “Monitor” se skenarët e shpërndarjes të fondeve do të bazohen në numrin e aplikimeve dhe kërkesave të fermerëve.

“Afati i parashikuar në vendim për shpërndarjen e fondeve është 2 javë pas përfundimit të aplikimeve. Ministria e Bujqësisë është duke punuar mbi mënyrën e shpërndarjes të fondeve bazuar në kërkesat specifike nga aplikimet e fermerëve. Për këtë vit numri i aplikimeve është rritur 80% krahasuar me mesataren e aplikimeve të 3 viteve të mëparshme”.

Aplikimet e nisur më 25 Mars për skemat mbështetëse të bujqësisë u mbyllën më 15 Prill. Sipas ministres të Bujqësisë për këtë vit aplikuan 13,629 fermerë nga 8,386 që ishin 1 vit më parë. Në 2019 për skemat mbështetëse aplikuan 7,936 fermerë dhe në 2018 pati 6,080 aplikime.

Lista e fituesve është e publikuar në faqen zyrtare të AZHBR. Pas kësaj faze fermerët apo subjektet fituese kanë afat 15 ditë për dorëzimin e dokumentacionit. Për masat direkte 1–6, bëhet në agropikën më të afërt ose në zyrat qendrore të AZHBR-së, ose me postë në zyrat qendrore të AZHBR-së, ndërsa për masat 7–9 bëhet në zyrat qendrore të AZHBR-së, ose me Postë në zyrat qendrore të AZHBR-së. Vendimi përcakton 9 masa financimi për fermerë individualë, grupfermerësh, persona fizikë- juridikë dhe SHBB.

Masat financiare mbështetëse

-1,200 lekë/krerë, por jo më shumë se 360,000 lekë për subjekt, për tufën bazë të matrikulluar (kafshët riprodhuese), për fermat me jo më pak se 70 krerë dele dhe/ose dhi, ndërsa për fermat me jo më pak se 5 krerë lopë, në vlerën 10, 000 lekë/krerë, por jo më shumë se 500,000 lekë për subjekt.

-1,000 lekë për zgjua, për ferma me jo më pak se 50 zgjoje, por jo më shumë se 150,000 lekë për subjekt të mbarështimit të bletëve.

-300,000 lekë/ha dhe 100,000 lekë/ha, por jo më shumë se 500,000 lekë për subjekt për zëvendësimin e plastmasës termike për serrat diellore ekzistuese për prodhimin e perimeve, rrushit për tavolinë dhe tunelet plastike për prodhimin e luleshtrydhes në vlerën respektive Sipërfaqja e serrës apo e tunelit plastik të jetë jo më pak se 0.2 ha. Përfitues janë subjektet, të cilat nuk mund të mbështeten nga programi IPARD II.

LEXO EDHE:  “Nuk jam më 17 vjeç”/ Jonida Maliqi flet për Romeo Veshajn: Kam nevojë për…

-200,000 lekë/ha, por jo më shumë se 1,000, 000 lekë për fermerët individualë dhe për grup-fermerësh, ndërsa për shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor (në vijim “SHBB”), jo më shumë se 4, 000, 000 lekë për mbjellje bimësh mjekësore e aromatike. Sipërfaqja e mbjellë për fermerët individualë duhet të jetë jo më pak se 0.2 ha, për grupfermerësh, jo më pak se 1 ha në një bllok të vetëm, për SHBB-të, jo më pak se 5 ha. Madhësia e ngastrës të jetë jo më pak se 0.2 ha, kur nuk është në bllok.

-100,000 lekë, në vitin e dytë, 150, 000 lekë dhe 200, 000 lekë për fermë të certifikuar organike, për periudhën në kalim, vitin e parë.

-50 % të vlerës totale të faturës tatimore, por jo më shumë 175,000 lekë, në perime, fruta, rrush, ullinj dhe agrume, në sipërfaqe jo më pak se 1 ha për implementimi dhe certifikimi Global GAP.

-50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 5,000,000 lekë për subjektet në mbështetje për linja/makineri/pajisje për përpunimin, paketimin, standardizimin dhe etiketimin e ullirit, vajit të ullirit, bimëve mjekësore e aromatike dhe qumështit. Përfitues janë subjektet, të cilat nuk mund të mbështeten nga programi IPARD II.

– 50 % të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 5,000, 000 lekë për subjekt në mbështetje të ngritjes ose rikonstruksionit të ambienteve për veprimtari të turizmit rural nga 6 deri në 10 dhoma. Përfitues janë subjektet, të cilat nuk mund të mbështeten nga programi IPARD II.

-50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 10,000,000 lekë në mbështetje të subjekteve për investime në agroturizëm kundrejt planit të biznesit. Përfitues janë subjektet, të cilat nuk mund të mbështeten nga programi IPARD II./Monitor

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekonomi

“Ekonomia drejt përmirësimit tre muajt e fundit”/ Gent Sejko: Rimëkëmbja është përshpejtuar

Publikuar

-

Nga

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko në një konferencë për mediat ka folur për vendimmarrjen e politikës monetare ku tha se ritmi i rimëkëmbjes është përshpejtuar dhe se ekonomia ka ardhur drejt përmirësimit në tre muajt e fundit.

Sipas tij, pandemia ka ndikuar shumë në ekonominë  duke filluar nga rritja e papunësisë.

Gjithashtu ai shtoi se kursi i këmbimit është i qëndrueshëm, përsa i përket bizneseve familjare do të ketë lehtësime si dhe norma bazë e interesit nuk do të ndryshojë.

Ritmi i rimëkëmbjes është përshpejtuar dhe ka ardhur drejt përmirësimit ekonomia në tre muajit e fundit. Këshilli Mbikëqyrës vlerëson se rimëkëmbja nuk është e plotë dhe pasojat e pandemisë janë të dukshme në rënie të punësimit dhe në rritje të papunësisë. Politika monetare do të mbetet në kahun lehtësues.

Do të ketë lehtësime në bizneset familjare, stimul familjar dhe financiar. Normat e interest vazhdojnë të jenë minimum. Kursi i këmbimit shfaqet i qëndrueshëm. Në muajin Mars treguesi i kredive me probleme zbriti për herë të parë në nivlein 2%. Kredia për sektorin privat ishte më 7%. . Papunësia vitin kaluar u rrit me 11.8%.

Këshilli sot vendosi të lërë të pa ndryshuar normën bazë të interesit në 0%. Për të tjera do përfitojë nga ruajta e provës aktuale për të paktën edhe gjatë 3 mujorit të tretë të këtij viti”, u shpreh Sejko./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Shpenzimet për arsimin, më të ulëtat në dy dekada

Publikuar

-

Nga

Shpenzimet për arsimin arritën vetëm 2.3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) gjatë vitit 2020, duke shënuar nivelin më të ulët të dy dekadave të fundit.

Duke vrojtuar shpenzimet publike për arsimin në raportin e tyre me PBB shihet se gjatë periudhës 2001 -2020 shpenzimet për arsimin ishin më të ulëtat gjatë vitit të kaluar, pasi përgjithësisht ato kanë qëndruar në nivelin 3%.

Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Arsimit gjatë vitit të kaluar shpenzimet për arsimin arritën në shumën prej 40 miliard e 748 milion lekë. Kjo shumë ishte sa 7.6% e totalit të shpenzimeve buxhetore të vitit 2020 dhe në nivelin 2.27% të PBB, së bashku me shtesat e fondeve të rimarra/trashëguara nga viti 2018 nga arkëtimi i tarifave të universiteteve.

Fondet për arsimin u pakësuan në aktin normativ të marsit 2020 me 1.23 miliard lekë, nga të cilat 1.1 miliard ishin në grupin e shpenzimeve kapitale dhe rreth 131 milion lekë në grupin e shpenzimeve korente.

Sipas kësaj ecurie Shqipëria, jo vetëm që nuk ka bërë përparime në detyrimet që kërkon anëtarësimi në BE për financimin e arsimit, por ka bërë hapa pas, për shkak të vështirësive që solli pandemia Covid-19. Kriteret e anëtarësimit në BE rekomandojnë financim të sektorit publik të arsimit më së paku 5% të PBB. Por vitin e kaluar nuk u përmbush as 50% e këtij objektivi.

Duke financuar më pak fonde për sektorin e edukimit Shqipëria nuk mund të përparojë në një model të ri ekonomik që i siguron asaj rritje të produktivitetit dhe fitimeve në ekonomi. Një forcë punë e mirëarsimuar konsiderohet si guri i themelit në drejtim të prosperitetit.

LEXO EDHE:  Shfrytëzonin shqiptarët në punë/ Tre italianë bien në pranga

LEXO EDHE:  Paloka dhe Lila krah sportistëve/ “Jeni aleatët tanë më të mirë, do sjellim ndryshim edhe për ju”

Shqipëria u renditet sipas UNESCO si një nga vendet me financimet më të ulëta buxhetore për arsimin, për rrjedhoje shkollat shqiptare nuk kanë ofrojnë logjistikën e mjaftueshme për të përçuar njohuritë tek nxënësit. Tani kur pandemia ka kushtëzuar mësimin në distancë, shkollat shqiptare në arsimin bazë dhe atë të përgjithshëm nuk kanë lidhje me internetin dhe kompjuterët.

Fondet për shpenzime kapitale për arsimin më 2020 ishin në masën 3 miliardë e 921 milion lekë ose rreth 10.3% e totalit të fondeve të planifikuara për sektorin e arsimit më 2020. Por me rishikimin e buxhetit fondet e rishikuara për investimet kapitale u ulën me 1.1 miliard lekë (mbi 9 mln euro), duke e çuar fondin total në vetëm 2 miliard e 751.4 milion lekë ose rreth 6.6% e fondeve të planifikuara për arsimin në 2020. Por edhe fondet e rishikuara me ulje nuk u realizuan.

Realizimi i shpenzimeve kapitale për 12-mujorin 2020, ndaj fondeve të rishikuara për 12-mujorin 2020 është në masën 2 miliard 673.3 milion lekë ose në masën 97.2% e fondeve të planifikuara për 12-mujorin 2020./Monitor

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Vrojtimi i gjendjes financiare/ Kriza ka goditur më shumë biznesin e vogël

Publikuar

-

Nga

Kriza ekonomike që solli pandemia ka goditur më shumë biznesin e vogël.

Vrojtimi periodik i Bankës së Shqipërisë për gjendjen financiare të bizneseve në gjysmën e dytë të vitit 2020 tregoi se ndërmarrjet në tërësi vazhduan të raportonin shitje më të ulëta krahasuar me periudhën përpara pandemisë. Megjithatë, gjatë vitit ecuria ka qenë e ndryshme, në varësi të përmasave të biznesit.

Ndërmarrjet e mesme dhe të mëdha kanë raportuar ecuri më të mirë të shitjeve dhe gjendjes financiare krahasuar me gjashtëmujorin e parë, ndërsa bizneset e vogla raportuan shitje të dobëta, rritje të kostos së borxhit dhe pritje pesimiste për të ardhmen. Të gjitha bizneset e anketuara vlerësuan pandeminë si faktorin me ndikimin kryesor në aktivitetin e tyre.

Për sa i takon zgjerimit të veprimtarisë apo rritjes së investimeve, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme janë shprehur se veprimtaria e tyre është tkurrur, ndërsa vetëm bizneset e mëdha raportuan një rritje të lehtë për periudhën. Ndikimet më të mëdha të krizës në bizneset e vogla konfirmohen edhe nga bankierët. Flutura Veipi, drejtore e përgjithshme e Union Bank, thotë se biznesi i madh dhe i mesëm ka më shumë mundësi për ta kaluar krizën, ndërsa bizneset e vogla dhe mikro kanë më pak alternativa, sepse nuk kanë kapitale të akumuluara apo likuiditete shtesë.

“Te klientët më të vegjël pasojat janë të prekshme në momentin që flasim. Biznesin i vogël u prek më shumë dhe kjo solli edhe rënie të kërkesës së tyre për kredi, gjendje që vazhdon të jetë e tillë edhe sot,” thotë ajo për revistën Monitor.

Gjysma e totalit të ndërmarrjeve që i janë përgjigjur pyetësorit deklaruan se e kanë financuar veprimtarinë e tyre nëpërmjet shitjeve. Mbështetja vetëm në këtë burim është zgjeruar për të tre grupet e ndërmarrjeve. Ndërkohë, prirja e kombinimit të burimeve të financimit vijon të zërë një peshë të konsiderueshme, por është ngushtuar për të gjitha llojet e ndërmarrjeve.

LEXO EDHE:  Paloka dhe Lila krah sportistëve/ “Jeni aleatët tanë më të mirë, do sjellim ndryshim edhe për ju”

LEXO EDHE:  FMN zbardh katër reformat që rrisin ekonominë e Shqipërisë

Peshën kryesore në këtë aspekt e zë financimi i realizuar nëpërmjet kombinimit të shitjeve me rezervat e mbartura. Megjithatë, anketimi tregon se gjatë kësaj peridueh pesha e bizneseve huamarrëse është rritur. Rreth 41% e totalit të ndërmarrjeve që i janë përgjigjur pyetësorit deklaruan se kanë aktualisht hua për të paguar: kjo peshë ka shënuar një rritje me 1.7 pikë përqindje krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar dhe 4.2 pikë përqindje krahasuar me një vit më parë.

Lidhur me projeksionet e bizneseve për përdorimin e huasë në të ardhmen, vlera e indeksit të planifikimit të huamarrjes ka ngelur e pandryshuar krahasuar me gjysmën e parë të vitit.

Drejtuesit e ndërmarrjeve vlerësojnë se ecuria e pandemisë do të ndikojë ndjeshëm në vendimmarrjen e ndërmarrjeve lidhur me investimet apo zgjerimin e aktivitetit të tyre.

Për gjysmën e parë të vitit 2021, ndërmarrjet e mëdha janë shprehur optimiste, ndërsa ndërmarrjet e vogla dhe ato të mesme ngelen pesimiste për ecurinë e biznesit të tyre. Pritshmëritë janë veçanërisht më negative për bizneset e vogla./Monitor

LEXO TE PLOTE