Connect with Us

Detaje nga vrasja në Elbasan/ Njerëzit e Gazmend Bardhit dyshohet se ekzekutuan Pjerin Xhuvanin

Aktualitet

Detaje nga vrasja në Elbasan/ Njerëzit e Gazmend Bardhit dyshohet se ekzekutuan Pjerin Xhuvanin

Publikuar

-

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, ish kryetar i LSI-së ka tronditur mesditën e sotme Elbasanin.

Sipas gazetës Tema, ekzekutorët që kanë bashkëpunuar kanë qenë njerëz të armatosur të sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazmend Bardhit të ardhur nga Tropoja.

Autori i dyshuar është një ish oficer i RENEA-s që ka marrë leje dhe ka shkuar pas Bardhit. Dyshohet se ka dhe dy persona të plagosur, mes tyre dhe një efektive policie./CNA.al

 

LEXO EDHE:  Gazmend Bardhi ironizon Spiropalin/ Reforma Zgjedhore nuk ngjan me traun e doganës

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Rënie e dukshme e investimeve kineze në BE

Publikuar

-

Nga

Sipas studimit të paraqitur të mërkurën (16.06) nga Instituti për Kinën Merics në Berlin dhe Grupi Rhodium, investimet e drejtpërdrejta kineze në Bashkimin Evropian dhe në Britaninë e Madhe kanë rënë 45 përqind krahasuar me një vit më parë dhe tani arrijnë shifrat prej vetëm 6.5 miliardë euro investime në vit. Ky është niveli mëi ulët i infestimeve të drejtpërdrejta kineze në BE dhe Britani të Madhe në dhjetë vitet e fundit.

Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe janë ende destinacionet kryesore për investime të drejtpërdrejta kineze në Evropë. Gjermania është në vendin e parë. Ndërsa Mbretëria e Bashkuar është ende në vendin e tretë, ndonëse investimet direkte nga Kina në këtë vend kanë rënë 77 përqind. Polonia është shndërruar vitin e kaluar në një prej vendeve më atraktive për investime të drejtpërdrejta nga Kina, pas një promovimi që është bërë atje.

Tendenca vazhdon

LEXO EDHE:  Zvarriti hetimet dhe nuk u ndëshkua/ Skandali i prokurorit në filtrat e Vettingut

LEXO EDHE:  Sherr me thika në Elbasan/ Plagoset rëndë 62-vjeçari

Sipas këtij studimi, tendenca e uljes së investimeve po vazhdon edhe sivjet, sepse investimet kineze kanë rënë edhe në tremujorin e parë të vitit 2021. Evropa mbetet një vend tërheqës për investimet kineze, por pandemia Corona ka penguar pagesat dhe investimet e mëdha të kapitalit kinez në tregun evropian. E gjitha kjo ka shkaktuar uljen e investimeve kineze në këto vende.

Disa vende të BE-së, duke përfshirë Italinë, Francën, Poloninë dhe Hungarinë, kanë forcuar vitin e kaluar mekanizmat e tyre të rishikimit për investime të drejtpërdrejta nga vendet e treta, që do të thotë se disa sipërmarrje kineze nuk kanë mundur të investojnë kapitalin e tyre në këto vende. Ndërkohë që tensionimi i raporteve mes BE-së dhe Kinës mund të vështirësojë edhe më shumë raportet ekonomike mes tyre dhe të pengojë investitorët kinezë në të ardhmen, vuri në dukje Merics me rastin e prezantimit të studimit./DW

LEXO TE PLOTE

Kronika

Mori peng greken për 1.8 milionë euro/ Ekstradohet nga Italia 45 vjeçari

Publikuar

-

Nga

Ditën e sotme një 45 vjeçar është eksraduar drejt Shqipërisë.

Shtetasi me iniciale B.S ka qenë i shpallur në kërkim nga Interpol Athina për pengmarrje dhe nga Interpol Tirana për pastrim të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale.

Njoftimi i Policisë

Vijon bashkëpunimi mes Interpol Tiranës, Interpol Romës dhe homologëve, për kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ekstradohet drejt Shqipërisë, 45-vjeçari i dënuar me 7 vite burg.

Si rezultat i shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës, Interpol Romës dhe Interpol Athinës, u bë e mundur kapja në Itali, ekstradimi drejt Athinës dhe më pas drejt vendit tonë, i shtetasit Besnik Sadikaj 45 vjeç.

Shtetasi Besnik Sadikaj është arrestuar nga autoritetet policore italiane, me qëllim ekstradimin  Athinës e më pas drejt Shqipërisë, pasi ka qenë i shpallur në kërkim nga Interpol Athina për pengmarrje dhe nga Interpol Tirana për pastrim të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale. 

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, në vitin 2014, e ka dënuar këtë shtetas me 7 vjet heqje lirie, për veprën penale “Pastrimi i produktit të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, pasi gjatë periudhës 2009-2010, ky shtetas ka hapur disa llogari në banka të nivelit të dytë në Shqipëri, në shuma të konsiderueshme në euro, të ardhura të cilat nuk janë justifikuar me burime të ligjshme. 

Gjithashtu, ky shtetas dhe disa shtetas të tjerë janë dënuar në shtetin grek, pasi në bashkëpunim dyshohen për marrjen peng të një shtetaseje greke, në këmbim të shumës 1.800.000 euro./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Vrasja e Hekuran Billës/ Prokuroria kërkon zgjatje të hetimeve

Publikuar

-

Nga

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar zgjatje me tre muaj të hetimit për Sebastian Malin dhe Viktor Markun të cilët akuzohen për vrasjen me paramendim për gjakmarrje të Hekuran Billës.

40 vjeçari u ekzekutua nga një atentat  mbrëmjen e 11 Qershorit.

Kujtojmë se Billa ishte një person i njohur për autoritetet, pasi ishte i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje në Britaninë e Madhe.

Në moshën 28-vjeçare ai kishte vrarë 22 vjeçarin Prel Marku në Park Royal. Në 14 tetor 2006 Billa u shpall fajtor dhe u dënua me burgim të përjetshëm nga drejtësia angleze.

LEXO EDHE:  Kërcënoi me jetë bashkëshorten/ Arrestohet në flagrancë 36-vjeçari

LEXO EDHE:  Ngjarja në Elbasan/ Sejamini: Është skandaloze

Ai akuzohej për vrasje të mbetur në tentativë dhe vrasje të Prel Markut. Billa së bashku me një perosn tjetër qëlluan me breshëri armësh ndaj një lokali dhe nga kjo ngjarje mbeti viktimë Marku dhe u plagos pronari i lokalit Musa Prahmani./ CNA.al

LEXO TE PLOTE