Connect with Us

Basha “zbarkon” në Korçë/ Jemi 4 ditë para fitores tonë të madhe!

Politikë

Basha “zbarkon” në Korçë/ Jemi 4 ditë para fitores tonë të madhe!

Publikuar

-

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është ndalur sot në Korçë, në vijim të takimeve elektorale.

Gjatë fjalës së tij ai theksoi se këto zgjedhje do të jenë fitorja më e madhe në historinë e Shqipërisë.

“Vetëm katër ditë na ndajë nga dita e madhe. Nga 25 prilli i ndryshimi dhe 25 prilli i fitores. Nuk ka të mbaruar ardhja e njerëzve në këtë bulevard. Nuk ndalet ndryshimi ynë drejt fitores dhe Edi Rama e ka mësuar këtë. Ndaj këto ditët e fundit ai vazhdon me gënjeshtra. Sot nga Korça dua të garantoj të gjithë banorët që për tetë vite me radhë u gënjyen nga premtimi për legalizim falas, se kjo e keqe do të largohet.

LEXO EDHE:  Flamur Noka, lideri i ri i protestës

Sot Korça ia ka mbyllur dyert, Durrësi ia ka mbyllur dyert, Tirana ia ka mbyllur dyert sepse shqiptarët duan ndryshim. Ndryshimi po vjen me votën tuaj për numrin 9. Në do të mundësojmë jo vetëm procesin e legalizimeve, por edhe rritjen ekonomike”, tha Basha./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Lëvizja e Berishës/ Ibsen Elezi: Mbështes çdo individ që lufton për çështjen imediate të PD

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish kreu i PD-së, Kukës, Ibsen Elezi ka dalë me një reagim në rrjetet sociale, ku shkruan se demokracia e brendëshme është guri i themelit në të cilën mbështetet sistemi në të cilin besojmë.

Duke e lidhur me lëvizjen e ish kryeministrit Sali Berisha, Elezi thekson se nëse lëvizja e doktorit do ketë në themel këtë çështje do e përkrah pa rezerva edhe pse ndan pikpamje të ndryshme me të.

“Demokracia e brendshme eshte çeshtja imediate dhe qe prevalon ndaj çdo çeshtje tjeter sado e rendesishme qe te jete, brenda PD por edhe ne gjithe spektrin politik kombetar.

Eshte guri i themelit ne te cilen mbeshtet sistemi ne te cilin besojme.

Personalisht jam ne mbeshtetje te çdo individi qe lufton per kete çeshtje, pavaresisht se mund te ndaj pikpamje te ndryshme politike.

Nese levizja e Doktorit do kete ne themel ket çeshtje do e perkrah pa rezerva edhe pse ndaj pikpamje te ndryshme me te.



LEXO EDHE:  Çili lë Lulin me “gisht në gojë”/ Kërcen tek Veliaj

LEXO EDHE:  Zgjedhjet e 13 tetorit/ Ristani: E vetmja rrugë për të mundur Edi Ramën

Nese kjo levizje do ket ne themel çeshtjen Berisha, siç po e trajton deri me tash, pavaresisht mbeshtetjes qe mund te marr, do jete nje levizje e deshtuar.

E para ka te beje me nje çeshtje madhore dhe qe garaton sukses ne te ardhmen.

E dyta me nje çeshtje personale qe nuk garanton asgje dhe aq me teper do konsiderohej edhe antiamerikane.

Keshtu qe mbeshteja e çdo demokrati mendoj qe duhet te jete e kushtezuar ne ket aspect”, shkruan ai./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Lajm i hidhur për demokratët/ Ndahet nga jeta zv.kryetari i degës së PD Dibër

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Është ndarë nga jeta në moshën 55 vjeçare Islam Shukri Qoku, ish zv.kryetar I degës së PD Dibër.

Lajmin e trishtë e ka  bërë me dije Xhelal Mziu përmes një postimi në rrjetet sociale, I cili shpreh ngushëllimet për këtë humbje të parakohëshme të tij.

“Sot u nda nga jeta Islam Shukri Qoku, në moshën 55 vjeçare, një shokë, mik, bashkëpunëtor dhe një personalitet i jashtëzakonshëm!

Me profesion Inxhinier Ndertimi, ish zv/Kryetar i degës së PD Dibër, ish Drejtor i Qendrës Balneare (Llixha) Dibër, me shpirt demokrat dhe një qendrestar dhe i pakompromis me të keqen!



LEXO EDHE:  “Basha ortak i Ramës”/ Përmeti: Berisha vërtetoi të gjitha akuzat

LEXO EDHE:  Zgjedhjet e 13 tetorit/ Ristani: E vetmja rrugë për të mundur Edi Ramën

Një trashgimtar i familjes së Iljaz Pashë Qokut (Bashkëdrejtues i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit).

Kujtimi i tij do të mbetet i përjetshëm.

Ndaj sot dhimbjen dhe ngushëllimet më të sinqerta për familjen Qoku dhe të afërmit e tij!

U prehtë në paqe shpirti i tij.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Krijimi i Agjencisë për Mediat/ Reagon PD: Propagandë dhe censurë me vulë kryeministrore

Publikuar

-

Nga

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me vendimin e qeverisë për të krijuar Agjencinë për Mediat dhe Informim.

Duke e cilësuar këtë si një ogur të keq për lirinë e shprehjes dhe gazetarinë, Sekretarja për të Përndjekurit Politikë, Jonila Godole shprehet se ky do të jetë mandati i propagandës dhe censurës se ligjëruar me vule kryeministrore.

Nëpërmjet një statusi në rrjete sociale, ajo i bën thirrje shoqatave të gazetarëve, këshillit të medias që të reagojnë ndaj kësaj VKM.

Postimi i Jonila Godoles:



Fakti qe nje nder vendimet e para te marra sot nga qeveria “Rama 3” qe krijimi i nje Agjensie per Mediat dhe Informimin, eshte ogur i keq per lirine e shprehjes dhe gazetarine.

Sepse ky duket qe do te jete mandati i propagandes dhe censures se ligjeruar me vule kryeministrore!
Sot kryeministri kurorezoi ligjin “antishpifje“, per te cilin mori goditje dy vjet me pare nga te gjitha institucionet nderkombetare.
Shpresoj qe shoqatat e gazetareve, Keshilli i Medias dhe Etikes dhe gjithe organizmat e tjera te shprehen kunder kesaj VKM qe cenon dukshem lirine e shprehjes ne Shqiperi.

Nese kemi nje agjensi informimi mediatik prane Kryeministrtit, cili rol i mbetet atehere ATSH? Po i transmetuesit publik RTSH? Taksapaguesit shqiptar nuk mund t’i kerkohet te paguaje tre institucione qe t’i sherbejne qeverise?! Dhe as nuk mund te detyrohet te paguaje kostot e ERTV; se ngado qe ta kthesh kete Agjensi, ky duket te jete misioni i saj i vertete!

 

LEXO TE PLOTE