Connect with Us

Basha takim online me presidentin e PPE-së/ Prioritet anëtarësimi i Shqipërisë në BE

Politikë

Basha takim online me presidentin e PPE-së/ Prioritet anëtarësimi i Shqipërisë në BE

Publikuar

-

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim online më presidentin e PPE, Donald Tusk dhe përfaqësues të lartë të PPE.

Donald Tusk theksoi se zgjedhjet e 25 prillit janë vendimtare për vendin. Nga ana tjetër kreu i PD-së Lulzim Basha shtoi se Partia Demokratike është e angazhuar për të hapur rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian dhe se dëshirën e shqiptarëve për ndryshim nuk mund ta ndalë asgjë.

“Eshtë një përgjegjësi e madhe për Partinë Demokratike dhe për mua nesër të jem në krye të popullit më pro-europian në botë dhe të jem pjesë e një familjeje politike që dominon sot Bashkimin Europian. Unë e di që kemi shumë punë për të bërë sëbashku për t’i kthyer në suksese sfidat më të cilat po përballemi.

Kështu punuam për liberalizimin e vizave, një proces shumë kompleks siç e dini shumë mirë pasi nënkryetari e theksoi gjatë bisedës time të fundit me të, se kishte shumë skepticizëm nga vendet anëtare por ne e bëmë atë realitet. Së bashku ne e bëmë atë të mundur ashtu siç bëmë edhe me anëtarësimin në NATO.

Shqiptarët sot e dinë se pa Europën ne nuk mund të ndërtojmë një ekonomi më të fortë. Dhe unë shpresoj dhe jam mirënjohës për mbështetjen e familjes sonë politike, për mbështetjen tuaj, për mbështetjen e të gjithë miqve tanë të dashur, për mbështetjen e vendeve anëtare për ta realizuar atë që presin sot shqiptarët, për të hapur negociatat në njëqind ditët e para të qeverisë tonë”, tha Basha./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Ku e ke bllokun, po floririn”/ Qytetatët “kryqëzojnë” Metën në rrjetet sociale

Publikuar

-

Nga

“Ku e ke bllokun, po floririn”/ Qytetatët “kryqëzojnë” Metën në rrjetet sociale

Presidenti Ilir Meta aktualisht ndodhet nën hetim nga Komisioni Hetimor, pasi akuzohet për shkelje të Kushtetutës.

Pas përfundimit të zgjedhjeve të 25 prillit dhe pas daljes së rezultatit ku partia e tij pësoi disfatë të madhe, Meta ka shmangur daljet televizive, duke ia lënë këtë stafetë zëdhënësve të tij.

Por ditën e sotme kreu i shtetit është shfaqur i shqetësuar sa i takon fenomentit të pastrimit të parave, ku përmes një postimi në rrjetin social i ka bërë thirrje SPAK që të nis menjëherë hetimet për këto veprime antiligjore.

Shqipëria nuk meriton të jetë lavatriçe e pastrimit të parave të organizatave kriminale vendase, rajonale dhe ndërkombëtare, sikundër SPAK, Prokuroria dhe të gjithë institucionet ligjzbatuese nuk duhet të mbyllin sytë përballë çdo veprimtarie antiligjore”, shkruan Meta.

Por ajo që bie në sy janë komentet e shumta që vijnë në adresë të presidentit dhe akuzat që hedhin ndaj tij, duke i përmendur çdo aferë korruptive që mund të jetë i përfshirë.

LEXO EDHE:  Mashtrimi dhe zhgënjimi i madh me emrin Pandeli Majko

LEXO EDHE:  Sondazhi në Durrës/ Ja kë zgjedhin qytetarët mes Ramës dhe Bashës

Të shumtë janë ata që i kujtojnë vjedhjen e floririt në Kërrabë dhe që i kërkojnë të tregojë se ku e ka fshehur, ndërsa ka edhe nga ata që i kujtojnë bllokun e zi, ku u kap në videopërgjim me ish ministrin e tij, të ndjerin Dritan Prifti.

Pakënaqësia dhe dëshira për të mos e parë më në skenën politike nga ana e qytetarëve duket se është shumë e madhe. Një komentues, i përmend daljet e fundit presidentit, ku shfaqej i dehur dhe një tjetër që shprehet se Meta me sjelljen e tij prej rrugaçi nuk mund të përfaqësojë qytetarët e ndershëm.

Fundi i Metës jo vetëm me partinë e tij, por edhe me Presidencën duket se është i afërt. Komisioni Hetimor po ecën me ritmet e duhura, ku pas seancës së sotme caktoi datën 18 maj për të mbajtur seancën dëgjimore me Metën./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Thirrjet e Metës me hanxhar e sfurqe/ Ngjela jep siguri: Mazhoranca do e shkarkojë këtë herë

Publikuar

-

Nga

Thirrjet e Metës me hanxhar e sfurqe/ Ngjela jep siguri: Mazhoranca do e shkarkojë këtë herë

Avokat Spartak Ngjela ka komentuar situatën politike në vend, duke u ndalur tek nisma për shkarkimin e Metës.

Ngjela theksoi se Meta ka dalë nga roli i Presidentit dhe është artikuluar politikisht me opozitën. Sipas tij, mazhoranca do ta shkarkojë Metën këtë herë.

“Ajo shkelja e Kushtetutës do mendim juridik. Ai ka dalë nga pozicioni i tij si President dhe ka hyrë në Parlament. Ai u artikulua politikisht me opozitën, gjë që nuk duhej ta bënte. Këtë nuk e lejon kushtetuta. Thirrjet që bëri jo me hanxhar, jo me mjete prehta, s’ka rëndësi.

Pyetja më e madhe është kjo: Rama e ka nga vetja apo ja ka kërkuar Washington? Sepse nuk mund të dalë një President i NATO-s dhe të thotë raketë. Të shikojmë se çfarë do të bëjnë. Por unë kam përshtypjen se do ta shkarkojnë”, tha Ngjela./CNA.al

 

LEXO EDHE:  Ja letra e Metës për Bashën

LEXO EDHE:  “Ndryshimet në Kosovë janë bërë”/ Kurti nga Tirana: Shqiptarët meritojnë më shumë dhe më mirë

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha në panik nga zemërimi i demokratëve/ Fshihet pas takimeve me regjistrim

Publikuar

-

Nga

Basha në panik nga zemërimi i demokratëve/ Fshihet pas takimeve me regjistrim

Kreu i PD Lulzim Basha ka nisur turin nëpër rrethe me gënjeshtra.

Gënjeshtra jo vetëm në lidhje me ato çfarë deklaron, kur flet për beteja dhe luftë, por se si takimet me regjistrim i trumbeton  si Live një ditë më pas.

Dje pasdite Basha ka qenë në Durrës, ku ka zhvilluar një takim atje me drejtuesit e fushatës zgjedhore, ndërsa sot e ka trumbetuar sikur ishte drejtpërdrejt nga Durrësi, si një takim të madh me demokratët.

Duket se nuk e ka për gjë të gënjejë dhe tashmë e ka bërë standart. Ai nuk mund të zhvillojë takime të drejëpërdrejta as në mëngjes se nuk i del gjumi, por as pasdite.

Po mos të ekzistonte teknika e regjistrimit, Basha do zhdukej nga ekranet.

Me veprimet që bën, del se ai ende s’ka fituar luftën  me veten e tij, me përgjumjen e tij dhe jo të mendojë beteja e luftë për demokraci.

Lulzim Basha në Durrës

Në zgjedhjet e 25 prillit, në Qarkun e Durrësit, PD mori 6 mandate, ndërsa PS 8 mandate.

Por, edhe i humbur , edhe duke grumbulluar prova për të justifikuar dështimin, Basha, nuk heq dorë nga mashtrimi që iu bën demokratëve.

“Ne jemi të përkushtuar ndaj gjithë angazhimeve tona, sot më shumë se kurrë nuk do rreshtim së luftuari për qytetarët shqiptarë. Beteja jonë do të zhvillohet në të gjitha frontet, mënyrat dhe mundësitë që ekzistojnë derisa ta përmbysim regjimin Rama-Doshi-Rakipi dhe t’jua kthejmë Shqipërinë shqiptarëve”, është shprehur Basha në Durrës.

LEXO EDHE:  Mashtrimi dhe zhgënjimi i madh me emrin Pandeli Majko

LEXO EDHE:  Ja letra e Metës për Bashën

Lufta nuk bëhet duke u fshehur, dhe duke gënjyer pas takimeve me regjistrim.

Demokratët sot më shumë se kurrë kërkojnë përgjegjësi nga Basha, por ky i fundit, ikën struket, dhe një ditë më pas shfaqet sikur është drejtpërdrejt dhe po komunikon me qytetarët.

Basha, duket se po konsideron luftë, fshehjen në takimet me regjistrim.

Ai ka thënë se do të zhvillojë një tur nëpër rrethe, por nuk i bën publike një ditë më parë se ku do shkojë.

Zemërimi i demokratëve në mbarë vendin, duket se e tremb Bashën, ndaj ai sigurohet të mbledhë përkrahësit dhe të bindurit e tij, t’i regjistrojë dhe më pas t’i shesë si takime me demokratët apo si takime me bazën nëpër rrethe./CNA.al

LEXO TE PLOTE