LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Atentati që tronditi opinionin publik/ Arbër Papleka shoqëronte Gazmend Bardhin prej disa ditësh

21 Prill 2021, 14:49, Aktualitet CNA
Atentati që tronditi opinionin publik/ Arbër Papleka shoqëronte

Ish efektivi i RENEA-s Arbër Papleka është autori i ekzekutimit të Pjerin Xhuvanit, i cili është arrestuar nga policia.

Një ngjarje e trishtë dhe e rrezikshme pak ditë para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare, ku Partia Demokratike që ka humbur shpresën dhe motivin për të fituar po përdor atentatet mafioze për të marrë vota dhe pushtet.

Arbër Papleka prej disa ditësh ishte në krah të Gazmend Bardhit si shoqëruesi i këtij të fundit, për të mbrojtur sekretarin e partisë dhe për të vrarë njerëz.

Papleka e ka pranuar ngjarjen, ndonëse në dëshminë e tij u mundua të justifikohet se e bëri për vetëmbrojtje, pasi sipas tij në Elbasan qarkullonte një makinë pa targa për të shpërndarë para për fushatë. Por policia ndodhet në vendngjarje dhe nga kërkimet e tyre nuk kanë gjetur asnjë provë nga ato që pretendon selia blu./CNA.al

Lajmet e fundit nga