LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Atentati në Elbasan/ Reagon për herë të parë Rama

21 Prill 2021, 16:14, Politikë CNA
Atentati në Elbasan/ Reagon për herë të parë Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë për atentatin e ndodhur në qytetin e Elbasanit, ku mbeti i vrarë ish drejtuesi i LSI Pjerin Xhuvani dhe janë plagosur katër të tjerë, mes tyre edhe një efektive policie.

Përmes një postimi në Twitter, Rama shkruan se dëshpërimi i humbësve nuk do të ndikojë në humbjen e besimit dhe durimit për zgjedhjet e 25 prillit, ndërsa ka shtuar se do të ndërshkojë të gjithë ata që po bëhen gjarpër rreth këmbëve të tyre.

?Dëshpërimi i humbësve nuk duhet e nuk do të na bëjë të humbasim as qetësinë, as durimin, as besimin se 25 prilli do të sjellë bashkimin e shqiptarëve për ta ngjitur Shqipërinë në majën e merituar dhe ndëshkimin kuptimplotë të forcave që duan të ribëhen gjarpër rreth këmbëve tona?, shkruan Rama./CNA.al

Lajmet e fundit nga