LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Atentati ka ndodhur në sy të policisë”/ Klodiana Lala jep detaje të reja, ngre dyshime për PD

21 Prill 2021, 16:30, Aktualitet CNA
“Atentati ka ndodhur në sy të policisë”/ Klodiana

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Elbasan, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani.

Gazetarja Klodiana Lala ka treguar të tjera detaje nga ngjarja që ka ndodhur para syve të policisë.

Pjerin Xhuvani që ndërroi jetë sot është proceduar dhe arrestuar disa herë për vepra të ndryshme penale.

Mbetet e dyshimtë se përse PD kishte sinjalizuar policinë për një mjet pa targa, persona nga Partia Demokratike kishte bllokuar automjetin e Pjerin Xhuvanit, duke vepruar me vetëgjyqësi, ndërkohë gjithçka mund t?i tregohej policisë.

Sapo janë nxjerrë armët, ka ardhur efektivja e policisë që mbeti e plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në sytë e policisë. Efektivja Xhensila Sota pritet të japë dëshminë e saj. Policia ka sekuestruar pamjet filmike./CNA.al

Lajmet e fundit nga