Connect with Us

Artan Hoxha tregon të kaluarën e atentatorit/ Ishte truprojë në ambasadën e SHBA, ja kur u largua

Aktualitet

Artan Hoxha tregon të kaluarën e atentatorit/ Ishte truprojë në ambasadën e SHBA, ja kur u largua

Publikuar

-

Artan Hoxha tregon të kaluarën e atentatorit/ Ishte truprojë në ambasadën e SHBA, ja kur u largua

Gazetari Artan Hoxha ka zbardhur një sërë detajesh të reja lidhur me ngjarjen në Elbasan dhe autorin e atentatit Arbër Paplekaj.

Në një intervistë për ABC, Hoxha tha se autori ka qenë pjesë e sigurisë në ambasadën amerikane, por ishte larguar nga aty dhe më pas kishte shërbyer si truprojë i një biznesmeni.

Sipas gazetarit, Papkolaj është përfshirë në fushatën e PD në Elbasan dhe në mbrojtje të Gazmend Bardhit pasi dihet që në këtë qytet PS ka një mbështetje të madhe.

Sa i takon armës së krimit, Artan Hoxha tha se ishte me leje.

Kemi tre palë të dëmtuara, viktima, PD dhe policia e Shtetit.  Ai ka qenë në Afganistan si pjesë e Policisë.

Arbër Paplekaj është një nga policët më të mirë që ka pasur RENEA është me origjinë nga tropoja dhe baba i katër fëmijëve. Ka qenë dy herë efektiv i RENEAS, para se të shkëputej ka qenë për dy vjet pjesë e sigurisë, shoqërues i ambasadës amerikane.

Tre muaj më parë është larguar nga ambasada e SHBA dhe ka shërbyer si shoqërues i një biznesmeni. Më pas iu kërkua të ishte mbështetës i Bardhit. Bardhi nuk ka truproja nga garda. Në Elbasan qarkullonte fjala që ai do ishte ministër i Brendshëm i ardhshë. Janë marrë njerës të tillë sepse këta janë me armë me leje”, tha Artan Hoxha./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

PD publikon kallëzimin në SPAK/ Alibeaj: Njësia 4 skemë kriminale e blerjes së votës

Publikuar

-

Nga

Ish deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj në një deklaratë për media ka prezantuar dosjen e kallëzimit që kanë dorëzuar në SPAK për skemën e blerjes së votave që sipas tij, është zbatuar nga kryeministri Edi Rama, Tom Doshi dhe Aqif Rakipi.

Alibeaj shtoi se SPAK nuk hetoi për këtë por lejoi deformimin e votës nga grupimi kriminal i Tom Doshit në njësinë 4 në Tiranë.

Ai theksoi se PD nuk do ta ndalë luftën për kthimin e Demokraçisë duke shtuar s ekëtë betejë do ta zhvillojnë në të gjitha frontet.

Deklaratë e plotë

Ditë pas dite, Partia Demokratike po bën publike për shqiptarët gjithnjë e më shumë fakte, prova dhe të dhëna rreth vjedhjes më të madhe të zgjedhjeve në histori kryer nga regjimi Rama-Doshi-Rakipi.

Viktimat e masakrës elektorale Rama-Doshi-Rakipi janë shqiptarët të çilëve iu mohua e drejta për të vendosur me votë ndryshimin jetik për vendin.

Prej më shumë se një muaji, Partia Demokratike ka dorëzuar në SPAK kallëzimin penal për veprën penale të “Korrupsionit aktiv në zgjedhje”, “Korrupsionit pasiv në zgjedhje”, “Kanosjes apo dhunimit ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje” dhe “Marrjes ose përdorimit të paligjshëm të dokumenteve të identifikimit” për Tom Doshin, Filip Gjeloshin dhe Pal Gjeloshin dhe çdo person tjetër të paidentifikuar nga ana e jonë.

Megjithëse kishte 3 javë në dispoziçion, SPAK heshti duke lejuar merçenarët e aleançës Rama-Doshi-Rakipi të zbatojnë skemën kriminale të blerjes së votave.

Sot, ne po vëmë në dijeni opinionin publik se çilët janë personat e përfshirë në masakrën elektorale të 25 Prillit në qarkun e Tiranës dhe atë të Shkodrës duke përfshirë kallëzimin e dorëzuar në SPAK 3 javë përpara ditës së zgjedhjeve.

Këta persona kishin krijuar një skemë kriminale të blerjes së votës, shantazhimit të votuesve dhe mbledhjes së kartave të identitetit që vepron në Njësinë nr. 4 në Tiranë, Rruga “Siri Kodra”, Allias dhe Babrru. SPAK u njoftua përmes kallëzimit tonë se Tom Doshi i shpallur non-grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit, Filip Gjeloshi dhe Pal Gjeloshi, elementë kryesorë të botës së krimit në Tiranë, të përfshirë në vepra penale si vrasje, rrëmbim personi dhe shumë të tjera, janë duke blerë vota në favor të kandidatit Tom Doshi. Seçilit prej të punësuarve në bizneset e kandidatit Doshi i është kërkuar prerazi të votojë dhe të sigurojë 20 emra dhe karta ID si vota të sigurta për Doshin, përndryshe do të pushoheshin nga puna.

Prej më shumë se 1 muaji, SPAK-ut i ishin vënë në dispoziçion numrat e tyre të telefonit dhe zona ku veprojnë për të shpërndarë para për blerjen e votave, por ata u lanë të lirë të deformojnë vullnetin e zgjedhësve.

Partia Demokratike nuk do ta ndalë luftën për rikthimin e demokraçisë. Beteja jonë do të zhvillohet në të gjitha frontet, mënyrat dhe mundësitë që ekzistojnë dhe përfundimi i saj do të jetë i qartë: përmbysja e regjimit Rama-Doshi-Rakipi dhe kthimi i Shqipërisë shqiptarëve.

Kjo betejë nuk ka të bëjë me PD-në por me të ardhmen tonë, të fëmijëve tanë dhe të demokraçisë. Shqipëria sot ka humbur, por nëse ne do të kishim fituar me banda, Shqipëria do të kishte humbur edhe nesër, jo vetëm sot. Detyra jonë është të qëndrojmë të vendosur dhe të luftojmë fort për kthimin e demokraçisë në vend.

LEXO TE PLOTE

Bota

Sulmi me bomba në një shkollë në Kabul/ Arrin në 50 numri i viktimave

Publikuar

-

Nga

Ka arritur në 50 numri i viktimave nga sulmi me bombë në një shkollë të vajzave në Kabul të Afganistanit, tha Ministria e Brendshme. Ndërkaq, nga shpërthimi janë plagosur edhe 100 persona të tjerë.

Shumica e viktimave nga sulmi që ndodhi më 8 maj ishin vajzta që studionin në këtë shkollë që gjendet në lagjen Dasht-e-Barchi, që banohet me shiitë hazara.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Tariq Arian tha se një makinë me bombë shpërtheu në hyrje të shkollës Sayed Al-Shuhada, ndërkaq edhe dy bomba të tjera shpërthyen në momentin kur studentët po tentonin që të iknin pas shpërthimit të parë.

Askush deri më tani nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.

Talibanët kanë mohuar se qëndrojnë prapa këtij sulmi dhe e kanë dënuar atë.

Por, presidenti afgan, Ashtraf Ghani ka fajësuar talibanët për sulmin edhe pse nuk ka dhënë dëshmi për të mbështetur këto akuza.

Zyrtarët afganë për një kohë të gjatë akuzojnë talibanët se po mundohen që të mos marrin përgjegjësinë për sulme, duke lënë grupe të tjera, siç është grupi militant, Shteti Islamik që të marrë përgjegjësinë për sulme militante.

Militantët e IS-it dhe talibanët janë fajësuar për sulme që kanë lënë të vrarë qindra pjesëtarë të komunitetit Hazara viteve të fundit.REL

LEXO TE PLOTE

Politikë

Lufta e Bashës dhe humbja e PD-së

Publikuar

-

Nga

Lufta e Bashës dhe humbja e PD-së

Partia Demokratike humbi në zgjedhjet e 25 prillit. Partia Socialiste dhe Edi Rama do të jenë në pushtet edhe për katër vitet e ardhshme dhe ky tashmë është një fakt.

Lulzim Basha, lideri perëndimor, i cili nuk e pranon dot humbjen e radhës ka deklaruar se, zgjedhjet u manipuluan dhe u vodhën nga qeveria, ndonëse deri tani nuk ka asnjë ankimim në KQZ nga ana e PD-së.

Të vetmet tentativa nga selia blu janë daljet televizive të deputetëve të dalë nga zgjedhjet, të cilët kanë të njëjtën retorikë si gjithmonë, “nuk i njohim zgjedhjet por do hyjmë në Parlament”, deklarata të cilat janë në kontraditë me njëra-tjetrën.

Por gjithësesi, një tjetër fakt i dukshëm është lufta imagjinare e Lulzim Bashës. Një film i parë, me të njëjtën regji dhe skenar.

Thirrjet për protesta dhe mosnjohja e zgjedhjeve do jetë refreni që do të na shoqërojë për katër vite rresht, por ndoshta këtë herë mund të jenë nga foltorja e Kuvendit dhe jo nga rruga.

Për fat të keq, PD ka humbur edhe demokratët e vërtetë. I vetmi që ka fituar është Lulzim Basha. Reformimi i partisë dhe largimi i tij deri tani është parë si e vetmja formë për të shpëtuar PD nga inekzistenca./CNA.al

LEXO TE PLOTE