Connect with Us

Artan Hoxha nxjerr foton e Metës me Pjerin Xhuvanin/ Mezi po pres të…

Aktualitet

Artan Hoxha nxjerr foton e Metës me Pjerin Xhuvanin/ Mezi po pres të…

Publikuar

-

Artan Hoxha nxjerr foton e Metës me Pjerin Xhuvanin/ Mezi po pres të...

Gazetari investigativ Artan Hoxha, ka reaguar sërish për ngjarjen e rëndë në Elbasan, ku u vra mjeku psikiatër Pjerin Xhuvani nga Arbër Paplekaj.

Hoxha ka publikuar një foto të presidentit Ilir Meta me viktimën Xhuvani, i cili ka qenë një ndër themeluesit e LSI-së në Elbansan.

Me tone ironike, ai thotë se mezi pop ret që Meta të shkojë në Elbasan dhe të japë një mesazh për mbrojtjen e votës dhe rendit kushtetues, ndërkohë që thekson se kryeministri Edi Rama dhe kryetari I PD-së Lulzim Basha, janë palë në këtë rast.

“Kur mjeku Pjerin Xhuvani (viktima e sotme) ishte në “drejtimin e duhur”…

Mezi po pres, që presidenti të shkojë në Elbasan, ashtu si shkoi para dy ditësh në Kavajë, dhe të japë një mesazh për popullin në mbrojtje të votës dhe rendit kushtetues…

Sepse kryeministri dhe sfidanti për kryeministër janë palë në këtë rast…”, shkruan Hoxha./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Balla uron ditën e Europës/ “Shqipëria është gati të negocijojë Marrëveshjen e Anëtarësimit në BE”

Publikuar

-

Nga

Gjyqtarja që shpalli Ballën, shpifës/ Me 2 banesa, blen me borxhe sobë dhe lavatriçe

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla nëpërmjet një postimi në rrjetet ka uruar ditën e Europës.

Sipas tij, Europa për disa shekuj u bë e huaj për gadishullin ballkanik dhe Shqipërinë duke e cilësuar si një çarje tektonike. Balla shtoi se Shqipëria është gati të negociojë Marrëveshjen e Anëtarësimit në BE.

“Europa, për disa shekuj rresht u bë kaq e huaj për gadishullin ballkanik dhe Shqipërinë, sa dukej sikur ndodhi një çarje tektonike. Në të vërtetë, as Shqipëria nuk u zhvendos askund e aq më pak zhvendosjen e bëri Europa. Por, largësia e brendshme mendore dhe shpirtërore ishte e tillë sa që çoi në krijimin e një paradoksi”, thotë shkrimtari ynë i madh Ismail Kadare.

Ky është një paradoks që tashmë i përket historisë, ndërsa Shqipëria sot është gati të negocijojë Marrëveshjen e Anëtarësimit në Bashkimin Europian, stacioni i parafundit në rrugën tonë të gjatë të ribashkimit me Europën, që nisi 3 dekada më parë, kur nën thirrjet “E Duam Shqipërinë si e gjithë Europa” shembëm regjimin më të egër komunist që kishte njohur ndonjëherë kontinenti i vjetër”, ka shkruar Balla./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

U helmuan nga kërpudhat/ Dalin detaje të reja për 3 anëtarët e familjes nga Gjilani që humbën jetën në Gjirin e Lalzit

Publikuar

-

Nga

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me tragjedinë e ndodhur në familjen Haliti nga Gjilani ku humbën jetën çifti i bashkëshortëve edhe gjyshja.

Paraprakisht mësohet nga dëshmia e mjekëve se familjarët janë trajtuar në Manzë dhe kanë  dërruar jetë 24 orë njëri pa tjetrit. Ata janë shprehur se vdekjet janë të dyshimta dhe kërkojnë që të hetohet.

Sipas kolegëve të dy mjekëve Jonuz Karaj dhe Shyqyri Beqja që po ndiqen penalisht, shprehen se ata kanë respektuar protokollin dhe u kanë bërë serum  dhe vitamina.

Gjithashtu familja Haliti dy ditë para se të helmoheshin me kërpudhat, ishin interesuar në qendrën shëndetësore të Manzës për të bërë vaksinën antiCOVID , por ishte refuzuar pasi nuk ishin pjesë e grupeve të riskut. 3 familjarët më datë 5 janë paraqitur për simptomat e helmimit.

LEXO EDHE:  Vangjel Dule sulmon ashpër Ramën/Maskat po bien!

LEXO EDHE:  “Do ta thyejmë në mes Edi Ramën”/ Nuk përmbahet Kryemadhi: Do e shohim lakuriq

“Janë trajtuar në Manzë. Nuk kemi bërë mjekim të gabuar kemi ndjekur protokollin. Kemi aplikuar  serum me vitamina sipas protokollit. Vdekjet janë të dyshimta dhe të hetohet pasi ato nuk kanë ndodhur të tjera njëherza, por çdo 24 orë njëri pas tjetrit duke nisur nga data 6, 7 dhe 8 maj”, thanë mjekët./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Vendi po vidhet nga hajnat me kollare”/ Lisandër Hoxha: Ja sa do zgjasë lufta virtuale e opozitës

Publikuar

-

Nga

“Vendi po vidhet nga hajnat me kollare”/ Lisandër Hoxha: Ja sa do zgjasë lufta virtuale e opozitës

Ish-nënkryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Lisandër Hoxha thotë se zyrtarisht Partia Demokratike ndodhet në një batka të madh që është hedhur prej drejtuesit dhe atyre që janë pjesë e kësaj partie, ndërsa ka shtuar thirrjet për debat të brendshëm politik.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ai shkruan se kanë kaluar vetëm dy javë nga momenti që PD humbi zgjedhjet dhe i dhuroi Ramës mandatin e tretë, ndërsa sipas tij lufta virtuale e opozitës do të zgjasë deri në 2025-sën.

Mes të tjerash ai thekson se populli mbetet i vjedhur, i varfër, i papunë dhe pa të drejta, ku thekson se të rinjtë po ikin çdo ditë dhe ky vend i pasur po shkretohet prej hajnave me kollare.

Kronika e opozites se trete.

Sot eshte dita e 14 e opozites dhe beteja sapo ka filluar. Na presin akoma 1446 dite shfryrje, protesta dhe lufte virtuale.

Nje loje e ndyre po luhet me SPAK-un, ku akuzat hapen dhe mbyllen sipas marreveshjeve politike dhe jo per te bere drejtesi.

Edi Rama po pret pergjigjen e ofertes se Rinasit, mbi te cilen kerkon te kontrolloje demokracine e vendit.

Juristet e PD-se jane detyruar te zbulojne alibi per ta shtyre me ankimime dhe denoncime te gjithe veren.

Dhalla shkon si lume ne rrylat e kriptobullisteve, te cilet pa pushim shpikin tradhetar ne rrjetet sociale sa per te mbajtur gjalle klimen e konfliktit, pa te cilen humbesit nuk do kishin asnje alibi per te mbajtur vulen e partise peng.

Populli mbetet i vjedhur, i varfer, i papune dhe pa te drejta. Te rinjte po ikin çdo dite dhe ky vend i pasur po shkretohet prej hajnave me kollare.

Ne vazhdojme te therrasim per debat te brendshem politik sepse akoma mund te shpetohet kjo parti nga bataku ku e kane hedhur.

Kane kaluar vetem dy jave nga humbja turperuese e zgjedhjeve te pahumbshme. Rama mori mandatin e trete dhe me sa duket retorika politike eshte nje mekanizem i tmerrshem, me ane te se cilit manipulohet opinioni publik çdo dite.

Zoti i bekofte demokratet”, shkruan Hoxha./CNA.al

LEXO TE PLOTE