Connect with Us

ZYRTARE/ Totenhemi me trajner të ri, ish-lojtari britanik emërohet “timonier” i skuadrës

Premier Liga

ZYRTARE/ Totenhemi me trajner të ri, ish-lojtari britanik emërohet “timonier” i skuadrës

Publikuar

-

Pas largimit të Zhoze Murinjos, Totenhem ka emëruar si trajner të ri Rajan Mezon. Mezon është një njohje e skuadrës londineze pasi më parë ka luajtur për këtë ekip, por ka qenë pjesë edhe si trajner, ku ishte si asistent i skuadrës së parë sezonin e kaluar, gjithashtu ka qenë pjesë edhe si trajner i të rinjve të Totenhemit.

Mezon aktualisht është 29-vjeç dhe e la futbollin përpara dy vitesh për arsye të një dëmtimi në kokë dhe mjekët i kishin bërë thirrje për të mos mos luajtur më për arsye të rreziqeve të shumta që mund të kishte me kalimin e kohës.

Lajmin e emërimit në stolin e klubit të Totenhemit e ka bërë vetë publike skuadra londineze teksa deklaron se britaniku do të ushtrojë detyrën e teknikut deri në fundin e sezonit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Premier Liga

Dele Ali “gol” jashtë fushe, frekuentohet me vajzën e Pep Guardiolës

Publikuar

-

Nga

Nuk ka qenë një sezon i mirë për Dele Ali ky që po lëmë pas. Fantazisti e humbi postin e titullarit në kohën e Hoze Murinjos, ndërsa ende është larg formës së tij më të mirë. Megjithatë, britaniku di si të lëvizë jashtë fushës.

Fjala është për jetën e tij private ku së fundmi ai ka nisur të frekuentohet shpesh me vajzën 20-vjeçare të Pep Guardiolës, Maria. Para pak kohëve Dele Ali mbylli aventurën me një modele, e tashmë duket se është intriguar nga vajza e teknikut spanjoll të Mançester Sitit. Të dy personazhet janë fotografuar të përqafuar e duke u puthur, ndërsa nuk e kanë pasur problem nga ambienti me shumë njerëz ku ishin.

Sipas mediave britanike, ata tashmë janë në një lidhje edhe pse nuk kanë bërë asgjë në formë zyrtare. Gjithsesi, orët e shumta në shoqërinë e njëri-tjetrit vlejnë më shumë se konfirmimi me fjalë dhe në këtë formë, duket se edhe Maria po “futet” në botën e futbollit.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

VIDEO/ Shënoi golin e fitores për Liverpool, portieri Alisson i emocionuar pas ndeshjes: Ky gol për babain tim, e di që po feston nga lart

Publikuar

-

Nga

Portieri Alisson Becker ishte heroi I Liverpool në ndeshjen e sotme ndaj WBA. Portieri brazilian shënoi golin e fitores 1-2 në minutën e 95-të të ndeshjes duke i dhënë 3 pikë me vlera skuadrës së tij.

Alisson doli nga porta e tij kur Liverpool kishte në dispozcion një goditje këndi, ndërsa portieri gjuajti saktë me kokë duke e ndalur topin në rrjetë. Pas ndeshjes, Alisson foli për mediat, ndërsa ishte tepër I emocionuar dhe ia dedikoi këtë gol babait të tij që u nda nga jeta pak muaj më parë.

“Ishte një ndeshja shumë e vështirë me shum raste shënimi por fati nuk ishte në anën tonë.”Ky gol i dedikohet babit tim, dëshira ime do ishte që ta shikonte këtë gol live por jam i sigurt se është duke e festuar nga lartë”.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

VIDEO/ Portieri Allison i jep fitoren Liverpulit me supergol në minutën e 95-të

Publikuar

-

Nga

Portieri i Liverpulit, Allison, ka qenë heroi i ndeshjes së sotme ndaj Uest Bromuiç, duke i dhënë fitoren skuadrës së Jurgen Klop jo vetëm me pritjet e tij, por me një gol të shkëlqyer të shënuar në minutën e  95-të të sfidës.

Liverpuli luante me Uest Bromuiç dhe i duhej medoemos fitorja pë rtë shpresuar që të vinte nën trysni Çelsin e Leisterin që gjenden mbi të në renditjen e kampionatit. Por sfida po shkonte drejt një barazimi 1-1 që praktikisht do t’i nxirrte nga loja, me golat e Robson-Kanu për vendasit dhe Salah për miqtë që u shënuan në pjesën e parë.

Por në minutën e fundit shtesë, kur gjithçka dukej e humbur, Klop urdhëroi edhe portierin Allison të dilte përpara për një goditje këndi dhe ky ishte vendimi i duhur. Pas kromimit në zonë, portieri shënoi si një bomber i mirëfilltë me kokë duke kthyer topin në shtyllën e largët, për t’i dhënë suksesin 2-1 ekipit të tij.

Tani Liverpuli është vetëm 1 pikë pas Çelsit dhe 3 pas Leisterit, duke ndezur përsëri luftën për Ligën e Kampioneve kur mbeten edhe dy ndeshje për t’u luajtur deri në mbyllje të kampionatit.

LEXO TE PLOTE