Connect with Us

Zgjedhjet e 25 prillit/ Komunitetet fetare aplet qytetarëve

Aktualitet

Zgjedhjet e 25 prillit/ Komunitetet fetare aplet qytetarëve

Publikuar

-

Zgjedhjet e 25 prillit/ Komunitetet fetare aplet qytetarëve

Shitblerja e votës vijon të mbetet një nga fenomenet më shqetësuese të proceseve zgjedhore në Shqipëri. Në emisionin Përballë të gazetarit Lutfi Dervishi, krerët e klerit ripërsëritën apelin ndaj qytetarëve për të mos e shitur votën. Myftiu i Tiranës Lauren Luli tha se shitblerja e votës është një problematikë e kahershme.

Ne jemi vazhdimisht në kontakt me besimtarët dhe ky duket një shqetësim që është gjithmonë i pranishëm sa herë që ne kemi momente të tilla, pra momente zgjedhjesh. Si për zgjedhjen e kryetarëve të bashkisë, si për zgjedhjet parlamentare. Shitja e votës është nëpërkëmbje e dinjitetit të njeriut.”- tha Luli në Përballë.

LEXO EDHE:  Mali i Zi voton nën hijen e ndarjes 

Edhe sekretari i përgjithshëm I Konferencës Ipeshkvnore Dom Gjergj Meta apeloi qytetarët të votojnë kandidatët që ata mendojnë se e meritojnë vendin në parlament.

Mos e shisni votën, por të votojë atë që mendon se mund ta përfaqësojë në parlament. I bëjme apel ndërgjegjeve, por ështe në dorën e njerëzve që do të bëjne zgjedhjen në 25 prill. E shohim si një fenomen shumë shqetësues shitblerjen e votës. Është një përfitim me varfërinë e njerëzve, jo vetëm me varfërinë por edhe me mosbesimin e tyre se dicka mund të ndryshojë në 4 vjet.” – tha Dom Gjergj Meta në Përballë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Zvicra ngre alarmin/ Në vendet e Ballkanit, falsifikohen testet e PCR

Publikuar

-

Nga

Mediat zvicerane kanë dhënë alarmin, në lidhje me testet PCR, në Ballkanin Perëndimor.

Mediat zvicerane shkruajnë se rritja e rasteve me Covid-19 ka ardhur edhe për shkak të falsifikimit të testeve PCR nga ana e shtetasve të ardhur nga Ballkani Perëndimor, përfshirë Kosovën dhe Shqipërinë.

Blick, shkruan se në Serbi, Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut janë arrestuar mbi 100 persona lidhur me falsifikimin e testeve e në një rast janë konfiskuar edhe kompjuterë.

LEXO EDHE:  Shenim/Ku do shkoje Ben Blushi?

LEXO EDHE:  Meta kërcënon median/ Është në të mirën tuaj që të jepni kontribut për atë që vjen nesër



Sipas gazetës zvicerane, në Kosovë janë identifikuar laboratorë që kryenin testet e rreme, çmimi i të cilave ka arritur deri në 700 euro.

Gazeta publikon edhe intervista, pa zbuluar identitetin e personave, të cilët thonë se në Kosovë janë lëshuar teste të falsifikuar dhe se kanë paguar para për të marrë testin negative.

LEXO TE PLOTE

Bota

“Rivaksinim çdo 5-6 muaj”/ Izraeli përgatit dozën e katërt anti-Covid

Publikuar

-

Nga

cna lajme bote

Pavarësisht se Izraeli është shteti me vaksinimet më të larta të popullsisë, rritja e shifrave të infektimeve i ka detyruar autoritetet të marrin një tjetër vendim.

Tashmë popullsia në Izrael po bëhet gati për vaksinimin e dozës së katër anti-Covid, me qëllim për të shmangur mutacionet e reja të këtij virusi që ka pushtuar gjithë globin.

Zyrtari izraelit i deleguar për t’u marrë me pandeminë, Selman Zarka, ka thënë se tani, qytetarët duhet të kuptojnë se ata do të vaksinohen më shpesh kundër virusit, “çdo 5 deri në 6 muaj”.



“Izraeli pritet të sigurojë vaksina që janë zhvilluar posaçërisht për të trajtuar mutacione të ndryshme të koronavirusit deri në fund të vitit 2021 ose në fillim të vitit 2022,” tha ai për radion shtetërore Kan.

LEXO EDHE:  Tahiri me strukturat e PS-së/Po e kthejnë demokracinë kokë poshtë

LEXO EDHE:  Tahiri me strukturat e PS-së/Po e kthejnë demokracinë kokë poshtë

“Meqenëse virusi është këtu dhe do të vazhdojë të jetë këtu, ne do të duhet të përgatitemi për një dozë të katërt. Kjo do të jetë jeta jonë tani e tutje, ne do të përjetojmë valë të njëpasnjëshme të koronës. Duket se nëse mësojmë mësime nga vala e katërt, duhet të marrim parasysh shfaqjen e valëve të reja me mutacione të reja, siç është mutacioni i ri” Mu “nga Amerika e Jugut”, përfundoi ai.

Izraeli po vendos një rekord të ri për Covid-19, me një valë të katërt që po godet vendin. Të mërkurën e kaluar në Izrael u regjistruan 1,892 raste të reja të Covid./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Vlerësimet për Nënë Terezën/ Profesori “dush të ftohtë” politikës: Jeni hipokritë

Publikuar

-

Nga

Profesor Artan Fuga ka reaguar në lidhje me komentet që figura të ndryshme të politikës, kanë bërë për Shenjtoren Nënë Tereza.

Në një postim në rrjetet sociale, Fuga shkruan se është hipokrizi që nga një anë të bësh korrupsion dhe të mos bësh asgjë vullnetare, por nga ana tjetër thua “jam krenar që Nënë Tereza ishte shqiptare”.

Kjo pyetje më mundon:

A mundesh njëherësh të bësh korrupsion, kurrë të mos ndihmosh financiarisht solidaritetin social, të kërkosh tendera dhe projekte me të gjitha energjitë korruptive, duke shkëmbyer privilegje, mos bësh asgjë vullnetare, të kërkosh pasuri pa fund, sende lluksi, të përbuzësh atë që rri te kafja veshur me rroba Gabi, të mbledhësh pasuri në miliona euro, të jetosh në supervila, dhe njëherësh



LEXO EDHE:  Bashës i braktisin listën e këshilltarëve të Tiranës

LEXO EDHE:  Bashës i braktisin listën e këshilltarëve të Tiranës

të thuash se sot e kemi pushim meqë përkujtojmë Nënë Terezën!

A mundesh pra të jesh edhe rob i vesit të interesit material si vlerë kryesore e jetës tënde dhe të thuash se je krenar që Gonxheja ishte shqiptare!

I fortë duhet të jesh si hipokrit ta bësh! Ose je budalla që nuk kupton se çfarë flet! Nuk kupton kush je, sepse hipokrizia të pengon të shohësh thellë brenda teje!”-shkruan Artan Fuga./CNA.al

LEXO TE PLOTE