Connect with Us

Video-Plagosja në degën e PD Kavajë/ Jonuzi priti Bashën në lokalin e tij në fushatë

Politikë

Video-Plagosja në degën e PD Kavajë/ Jonuzi priti Bashën në lokalin e tij në fushatë

Publikuar

-

Pas plagosjes së Bledi Oshtunit në degën e PD në Kavajë ditën e djeshme, policia ka shpallur në kërkim Ndriçim Tahiri (Jonuzi).

Në një video të shpërndarë prej tij, ai shprehet me tone të forta kundër Lulzim Bashës, i cili i ka mohuar kontributin e tij në favor të PD.

Sipas Jonuzit, ai vjen nga një familje e persekutuar, me babain e dënuar me vdekje për bombën në ish ambasadën sovjetike të përkthyer në vite burgu politik.

Teksa ndjehet i fyer për shkak se Lulzim Basha e ka cilësuar socialist, ai i kërkon kreut të PD që të pyesë ish krerët e kësaj partie në Kavajë, që nga Engjëll Cara e deri tek Halit Shamata ish ministër i Brendshëm, për kontributin e tij në këtë parti. Gjatë fushatës për zgjedhjet vendore në vitin 2015 ka qënë vetë Lulzim Basha në lokalin e tij Jonuzit, “Kebab Hallall”, ku duket në dalje vetë Ndriçim Jonuzi.

Nga ana tjetër Ndriçim Jonuzi, si një person problematik në Kavajë, është është arretsuar për llogari të Interpol Roma, më 2014 i dënuar me 8 vjet burg për vrasje nga pakujdesia dhe e ka kryer dënimin në Shqipëri.

LEXO EDHE:  20-vjetori i vrasjes/ PD, aktivitete përkujtimore në nderim të Azem Hajdarit

Ndërkohë që ditën e djeshme në fillim Lulzim Basha dhe më pas Ilir Meta e cilësuan Jonuzin një eksponent të PS./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ministri Niko Peleshi sot në Kosovë/ Takimi me homologun e tij Armend Mehaj

Publikuar

-

Nga

Ministri Niko Peleshi sot në Kosovë/ Takimi me homologun e tij Armend Mehaj

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, do të zhvillojë sot një vizitë në Kosovë ku do të takohet me homologun e tij Armend Mehaj.

Ministria e Kosovës njofton se takimi do të fillojë në ora 10:30 në Ministrinë e Mbrojtjes dhe më pas do të ketë deklaratë për media.

Ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë Niko Peleshi do ta presë Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës Armend Mehaj me stafin e lartë të Ministrisë dhe FSK-së”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes në Kosovë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rindërtimi/ Rama publikon videon nga kompleksi i ri në Laç

Publikuar

-

Nga

Rindërtimi/ Rama publikon videon nga kompleksi i ri në Laç

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në rrjetet sociale ku tregon se puna për Rindërtimin e pallateve të dëmtuara pas tërmetit të 26 nëntorit vijon.

Ai ka treguar pamjet nga kantieri i komplkesit të ri në Laç, me 13 pallate, parqe, qendër tregtare dhe njësi shërbimi.

MIRËMËNGJES 😊 nga kantieri i kompleksit të ri në Laç, me 13 pallate, 524 apartamente, 37 njësi shërbimi, 375 vendparkime, qendër tregtare, njësi shërbimi e parqe komunitare😍”, shkruan Rama krahas videos./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Çështja “Cakaj”/ Meta–Rama përballen sot në Kushtetuese

Publikuar

-

Nga

Sot pritet të përballen në Gjykatën Kushtetuese, Presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama.

Çështja që i ka çuar dyshen Meta –Rama në Kushtetuese ka lidhje me mosmarrëveshjen e kompetencave për dekretimin e ministrave.

Padia është depozituar nga Rama pas përplasjes me Metën, për mosdekretimin e ish-ministrit të jashtëm Gent Cakaj.

Kryeministri kërkon interpretimin e nenit 98 të Kushtetutës pika 1 për të drejtën e emërimit dhe shkarkimit të ministrave.

LEXO EDHE:  Debati për të miturën e Kavajës/ Tabaku “shuplakë” Ramës

LEXO EDHE:  Aksident i rëndë/ Humb jetën një person

Kujtojmë, se Meta në atë kohë refuzoi të dekretojë Cakajn, i cili mbajti postin e ushtruesit të detyrës ndërsa ministër i jashtëm me dekret ishte vetë kryeministri Rama.

Kjo është përballja e parë e dy liderve në gjykatë pas zgjedhjeve të 25 prillit./CNA.al

LEXO TE PLOTE