Connect with Us

Video- Përgjimet për Artan Lamen/ Zbardhen urdhrat që u jepte vartësve për legalizimet: T’i mbajmë varur qytetarët

Aktualitet

Video- Përgjimet për Artan Lamen/ Zbardhen urdhrat që u jepte vartësve për legalizimet: T’i mbajmë varur qytetarët

Publikuar

-

Video- Përgjimet për Artan Lamen/ Zbardhen urdhrat që u jepte vartësve për legalizimet: T’i mbajmë varur qytetarët

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka publikuar ditën e sotme një audiopërgjim të kreut të Kadastrës Artan Lame, i cili jepte direktiva të qarta, gjatë kësaj fushate elektorale ndërsa flet për çështjen e legalizimeve.

Nga përgjimi, dëgjohet qartë që Lame u thotë vartësve të tij se nga 170 mijë dosje legalizimesh, vetëm 60 mijë bëhen, kurse për mbi 100 mijë të tjerë situata duhet mbajtur varur.

Sipas tij, qytetarëve që kanë 100 mijë dosjet e legalizime nuk u duhet thënë se do skualifikohen apo nuk u bëhet legalizimi pasi kthehen më pas me palën tjetër, prandaj duhet të mbahen varur.

Audio e zbardhur:

Është bërë një takim tek kryeministri para rreth nji muaji për procesin e legalizimeve në vijim.

Në këto 320 mijë, ëëë objekte që, që kanë bërë vetëdeklarim pra që janë fizikisht dosje reale, janë mbyllur rreth 150 që do të thotë kanë mbetur 170 tjera, në këto 170 të tjera vetëm rreth 60, se sapo diskutonim që parë që kjo 60 mijëshe për sa kohë i mbyllim, vetëm rreth 60 mijë bëhen.

Të tjerat janë të pabëshme ose që nuk duhen bërë se janë kriminale që do të thotë që në këtë moment na dalin rreth 100 mijë leje, 100 mijë objekte të cilët ne me vetëdije do vazhdojmë ti mbajmë se janë njerëz po i the që nuk të bëhet ja hodhe palës tjetër, u bënë mish për top për palën tjetër, pra do vazhdojnë të trajtohen, do shikohet, do ta trajtojm, do ta diskutojm, do ta rishohim, atë, kur të rishihet legjislacioni.

I hodhe në krahun tjetër dhe me një herë në qoftë se legalizimet nuk u përdoren nga PD-ja nuk u zunë në gojë këto katër vjet, nuk u zunë pikërisht se e konsideruan betejë të humbur, kudo që do ta përmendnin menjëherë ne do ti thonim njerëzve që po këta se bënë ndërsa këta e bënë, dhe zgjodhën këtë mënyrë heshtën fare, në momentin që ti shkon iu gërmon vetë tani edhe iu thua 100 mijë unë do i skualifikoj se nuk ju legalizohen këta i ktheve në mall për palën tjetër, atëherë u ra ndakort në këtë takim që llogjika është që ne do vazhdojmë ta mbajmë situatën varur për këtë pjesë, pra do vazhdojm të bëjmë këtë 60 mijëshe dhe do vazhdojmë ta mbajmë situatën varur duke sepse mund të ketë ndryshime nesër ligjore, sepse do ta rishohim dhe njëherë e keshtu me rradhë, por kjo bën, ka bërë, bën dhe do bëjë që shumë nga këta do të thonë më erdhën një herë më erdhën dy herë pse sma bëni, më kan ardhur në shtëpi, prapa kësaj të jeni të bindur që në shumicën në shumë raste qëndron kjo arsyeja pra që neve nuk duam ti themi ëë që shtpija jote nuk legalizohet dhe ti do prishesh.

Millosheviçi ti thoj që ta legalizoj unë ai bëhet me Millosheviçin, në rregull, se ka shtëpinë, të jeni të qartë, kjo nuk përjashton faktin që ne po përgatisim nja 40 mijë objekte me bashkitë, kryesisht me Bashkinë e Tiranës të cilat do ti nxjerrim për skualifikim masiv. Edhe unë po të isha kandidat, do iu thoja që ditën e parë pas zgjedhjeve do ju bëhen të gjithë legalizimit. Edhe iku ai, pra çfarë i intereson atij politika, ai do të shpëtojë shtëpinë.”– tha Lame në përgjime./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

SHBA do të kërkojë nga Kina t’u përmbahet “rregullave të lojës”

Publikuar

-

Nga

SHBA do të kërkojë nga Kina t'u përmbahet "rregullave të lojës"

Zëvendës Sekretarja amerikane e Shtetit Wendy Sherman pritet t’i bëjë të qartë Kinës në bisedimet e ardhshme, se Uashingtoni e mirëpret konkurrencën me Pekinin, por me rregulla të barabarta loje, që synojnë parandalimin e konflikteve, thanë zyrtarë të lartë amerikanë.

Në njoftimin për shtyp, që i paraprin bisedimeve të zonjës Sherman me Këshilltarin e Shtetit kinez dhe Ministrin e Jashtëm Wang Yi, në Tianjin, thuhej se dy ekonomive më të mëdha në botë u duhet të gjejnë mënyra të përgjegjshme për të menaxhuar konkurrencën.

Ajo do të nënvizojë se ne nuk duam që një konkurrencë e ashpër dhe e vazhdueshme të shndërrohet në konflikt“, tha një zyrtar i lartë i administratës amerikane, përpara që atij që do të jetë takimi i parë i rangut të lartë ballë për ballë mes Uashingtonit dhe Pekinit, pas disa muajsh. Kjo është pjesë e përpjekjeve që të dyja palët po bëjnë për të qetësuar marrëdhëniet e acaruara.

LEXO EDHE:  LSI humbi Voren e Kukesin, tashme rrezikon ne Lezhe e Pogradec

Kjo është arsyeja pse SHBA-ja dëshiron të sigurojë parametra për të menaxhuar me përgjegjësi marrëdhëniet“, tha zyrtari amerikan. “Ajo (zonja Sherman) do të bëjë të qartë se ndërsa ne e mirëpresim konkurrencën e fortë e të qëndrueshme me Kinën, të gjithë duhet të luajnë me rregulla të barabarta loje“.

LEXO EDHE:  Zgjedhjet e 25 prillit/ Dashamir Shehi zbulon sa mandate synon PD në Tiranë

Zonja Sherman pritet të mbërrijë të dielën në Tianjin, një qytet në juglindje të Pekinit dhe do të qëndrojë deri të hënën.

Ndërkohë javën tjetër Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin do të udhëtojë drejt Singaporit, Vietnamit e Filipineve ndërsa Sekretari i Shtetit Antony Blinken do të vizitojë Indinë, shenja të një përpjekjeve të SHBA-së për të intensifikuar angazhimin në këtë rajon ndërsa Kina po sfidon ndikimin e Uashingtonit në Azi./voa

LEXO TE PLOTE

Bota

Afganët kërkojnë më shumë mbështetje për forcat e sigurisë

Publikuar

-

Nga

Afganët kërkojnë më shumë mbështetje për forcat e sigurisë

Mes dhunës së vazhdueshme në Afganistan, duke përfshirë dhe raketat që ranë këtë javë pranë pallatit presidencial gjatë lutjeve me rastin e Bajramit, talibanët po bëjnë thirrje që Presidenti Ashraf Ghani të tërhiqet si kusht për të negociuar me pas një zgjidhje politike.

Të premten, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki tha se Presidenti Biden mbështet udhëheqësit e popullit afgan, duke përfshirë Ashraf Ghanin. Ajo tha se po zhvillohen negociata të vazhdueshme mes udhëheqësve afganë dhe talebanëve.

Ne besojmë se një zgjidhje politike është rezultati i vetëm për paqen e qëndrueshme në Afganistan, por ne do të vazhdojmë të sigurojmë mbështetje për qeverinë në disa forma: si ndihma humanitare, mbështetje dhe trajnime për forcat e sigurisë dhe gjithashtu do të vazhdojmë t’i inkurajojmë ata të marrin një rol udhëheqës në mbrojtjen e popullatës”, tha ajo.

LEXO EDHE:  Teatri Kombëtar/ Gjekmarkaj thirrje publike Shkrelit dhe Lames: Reagoni!

LEXO EDHE:  “Nuk do të ketë rindërtim dhe vaksinim, nëse nuk fiton PS”/ Rama paralajmëron qytetarët

Në fillim të kësaj jave në Pentagon, gjenerali i Ushtrisë Mark Milley bëri një vlerësim të situatës dhe të asaj që mund të ndodh në Afganistan.

“Ekziston një mundësi për të negociuar ende. Ekziston një mundësi që talibanët të marrin kontrollin e plotë, janë disa skenarë në lojë. Ne jemi duke monitoruar nga afër. Përfundimi ende nuk dihet”, tha Gjeneral Mark Milley, Kreu i Shtatëmadhorisë amerikane.

Në një takim virtual me gazetarët amerikanë të premten, disa anëtarë kryesorë të parlamentit afgan kërkuan që Shtetet e Bashkuara të vazhdojnë të ndihmojnë me fonde e të mbështesin forcat e sigurisë.

Ata gjithashtu kërkuan më shumë dronë amerikanë për të sulmuar artilerinë talibane. Ligjvënësit afganë thanë se situata do të përkeqësohet me tej me largimin e forcat amerikane në shtator./voa

LEXO TE PLOTE

Kronika

Si nisi sherri për makinat/ Të plagosurit shokë me njëri-tjetrin, u qëlluan me armë teksa pinin kafe në lokal

Publikuar

-

Nga

Sherri për makinat/ Të plagosurit shokë me njëri-tjetrin, u qëlluan me armë teksa pinin kafe në lokal

Aldo Gjini është autori i plagosjes së dyfishtë me armë zjarri që ndodhi mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Dy të plagosurit në Tiranë, Altin Gjoka dhe Jetmir Marashi rezultojnë se janë shokë me njëri-tjetrin u konfiktuan me Gjinin pas një incidenti me makinat.

Në momentin që dy të rinjtë Altin Gjoka dhe Jetmir Marashi u ulën në lokalin që ndodhet në kompleksin “Grand”, Gjini ka shkuar dhe pas debatit verbal i ka qëlluar me armë.

LEXO EDHE:  Skandal/ Qeveria nis kontrollin e profileve në rrjetet sociale për punonjësit e administratës

LEXO EDHE:  “Nuk do të ketë rindërtim dhe vaksinim, nëse nuk fiton PS”/ Rama paralajmëron qytetarët

Autori është larguar me një makinë me targë “AA 001 RN”, ndërsa policia është vendosur në ndjekje të tij./CNA.al

LEXO TE PLOTE