Connect with Us

Vaksina Johnson & Johnson nën shqyrtim të mëtejshëm në SHBA

Shëndeti

Vaksina Johnson & Johnson nën shqyrtim të mëtejshëm në SHBA

Publikuar

-

Vaksina Johnson & Johnson nën shqyrtim të mëtejshëm në SHBA

Autoritet shëndetësore të qeverisë amerikane po zhvillojnë analiza të mëtejshme të vaksinës Johnson & Johnson kundër koronavirusit.

Dr. Rochelle Walensky, e cila drejton Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), tha të hënën se agjencia po shqyrtonte njoftimet mbi disa raste të tjera me efekte të rënda anësore që ka mundësi të kenë lidhje me vaksinën J&J me një dozë.

Ajo tha për gazetarët gjatë një konference shtypi në Shtëpinë e Bardhë se agjencia është e inkurajuar sepse nuk ka parë raste të shumta, por se po shqyrtonte rastet e regjistruara.

Ndërkohë, Agjencia Evropiane e Barnave, (EMA), enti rregullator evropiane për ilaçet thotë se ka zbuluar një “lidhje të mundshme” mes vaksinës Johnson & Johnson dhe mpiksjeve jashtëzakonisht të rralla të gjakut. Por nga ana tjetër, ekspertët e agjencisë përsëritën se përfitimet nga vaksina i tejkalojnë rreziqet.

Agjencia tha se duhet shtuar në etiketat e vaksinës një paralajmërim për mpiksje gjaku, ashtu si për vaksinën e AstraZeneca-s dhe se këto çrregullime të rralla të gjakut duhet të konsiderohen si “efekte anësore shumë të rralla nga vaksina Johnon & Johnson”.

Këto gjetje janë një goditje për Bashkimin Evropian, i cili po ndeshet me pengesa të mëdha në fushatën e tij të imunizimit, pasi disa vende pezulluan ose kufizuan përdorimin e vaksinës së AstraZenecas për shkak të dyshimeve se ajo kishte lidhje me mpiksjet e rralla të gjakut.

EMA tha se të gjitha rastet e mpiksjeve kishin ndodhur tek të rriturit nën 60 vjeç, kryesisht gratë, brenda tre javëve nga vaksinimi.

Ajo tha se në vlerësimin e saj kishte mbajtur parasysh të gjitha provat që ishin në dispozicion, duke përfshirë tetë raportime me raste të tilla në SHBA.

EMA tha gjithashtu se shumica e mpiksjeve kishin ndodhur në tru dhe në bark, siç ishte rasti me vaksinën AstraZeneca, Vaxzevria, e cila po studiohet për probleme të ngjashme të mpiksjes së gjakut.

Në SHBA, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) dhe agjencia amerikane për ushqimet dhe barnat, FDA, bënë thirrje javën e shkuar për pezullimin e përkohëshëm të përdorimit të vaksinës Johnson & Johnson. Kjo pasoi njoftimet se gjashtë gra, midis moshës 18 dhe 48 vjeçare, patën një çrregullim të rrallë por të rrezikshëm të mpiksjes së gjakut pas vaksinimit.

Një grua humbi jetën dhe një tjetër u shtrua në spital në gjendje të rëndë.Nga 7 milionë amerikanë që kanë bërë vaksinën Johnson & Johnson vetëm gjashtë gra kanë pasur efekte anësore problematike.

Vaksina nga kompania Johnson & Johnson zë një vend të vogël të furnizimeve me vaksinat amerikane, por ekspertët thonë se problemet mund të ndikojnë që shumë njerëz të mos vaksinohen.

Dr. Anthony Fauci, i cili drejton Institutin Kombëtarë për Alergjitë dhe Sëmundjet Infektive, ka thënë se parashikon që një ekip i pavarur këshillues pranë CDC të heqë pezullimin e vaksinës kur të mblidhet nga fundi i javës.

LEXO EDHE:  Vaksina anti Covid/ Çfarë rreziqesh dhe efektesh anësore dihen?

Në një zhvillim tjetër në lidhje me vaksinat, “Emergent BioSolutions”një fabrikë që shkatërroi miliona doza të vaksinës J&J, tha të hënën se kishte pezulluar përkohësisht punën me kërkesë të entit rregullator amerikan, FDA pas një inspektimi nga agjencia javën e shkuar.

Punonjësit në fabrikën “Emergent BioSolutions”përzien një përbërës të vaksinës J&J me përbërës nga vaksina e zhvilluar nga AstraZeneca, duke bërë të papërdorshme 15 milion ë doza të vaksinës Johnson & Johnson.

Hulumtuesit në Univesitetin Oxford të Britanisë kanë filluar një provë klinike të quajtur “sfida njerëzore” për të analizuar reagimin imunitar të trupit ndaj një infeksioni të dytë me koronavirus.

Prova zhvillohet në dy faza. Faza e parë përfshin rreth 64 vullnetarë nga moshat 18 deri 30 vjeç të cilët e kanë marrë veten tërësisht nga virusi. Hulumtuesit do të ekspozojnë afro gjysmën e pjesëmarrësve ndaj një doze të ulët virusi në kushte të kontrolluara me kujdes.

Gjatë fazës tjetër, hulumtuesit do të ekspozojnë të gjithë pjesëmarrësit me një dozë standarrde të të njëjtit variant të koronavirusit që u përdor gjatë fazës së parë.Prova klinike mund të përshpejtojë zhvillimin e mjekimeve të reja dhe më të mira si dhe të vaksinave ndaj koronavirusit.

Deri të martën (20 prill 2021) më shumë se 142,1 milionë njerëz në mbarë botën rezultojnë të jenë infektuar me koronavirus, përfshirë këtu mbi 3 milionë vdekje, sipas të dhënave të mbledhura nga Universiteti Johns Hopkins.

Infektimet janë në rritje në mbarë botën pavarësisht përshpejtimit të fushatës së vaksinimit në shumë vende, kryesisht në Indi, vend i cili raportoi 259,170 raste të reja infektimesh të martën, dita e gjashtë radhazi me më shumë se 200 mijë infeksione të reja të konfirmuara. Qeveria indiane njoftoi për 1,761 vdekje nga koronavirusi të martën, shkalla më e lartë ditore në disa muaj.

Shtimi i rasteve kohët e fundit ka shkaktuar mungesë të pajisjeve mjekësore dhe ilaçeve, çfarë ka bërë që autoritet në kryeqytetin Nju Delhi të mbyllin qytetin për një periudhë një javore duke filluar nga e hëna.Me më shumë se 15 milionë infeksione në total, India është e dyta pas Shteteve të Bashkuara, të cilat kanë regjistruar 31.6 milionë raste.

Ish-kryeministri 88-vjeçar Manmohan Singh u shtrua në spital në Nju Delhi pasi rezultoi pozitiv për koronavirus. Pakmë shumë se 1% e popullsisë së Indisë janë vaksinuar, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Zyrtarët indianë njoftuan të hënën se duke filluar nga 1 maji, të gjithë individët nga mosha 18 vjeç e lart do të plotësojnë kushtet për të marrë vaksinën.

Rritja e rasteve të reja me COVID-19 në mbarë botën nxiti Departamentin amerikan të Shtetit që të njoftojë të hënën shtimin me 80% të numrit të vendeve që përfshihen në listën e tij të ndalimit të fluturimeve./ VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Bilanci global/ Ja sa persona janë infektuar në të gjithë botën nga Covid-19

Publikuar

-

Nga

Prej më shumë se një viti e gjysmë, e gjithë bota po përballet me pandeminë e koronavirusit, e cila ka ndryshuar mënyrën e të jetuarit.

Duke iu referuar shifrave zyrtare të secilit shtet, universiteti mjekësor Johns Hopkins raporton se në të gjithë botën janë infektuar 157,121,626 qytetarë.

Në total, në të gjithë botën kanë humbur jetën nga Covid 3,274,656 persona dhe janë shëruar 93,233,891 persona.

Vendi që mban numrin më të madh të të infektuarve janë SHBA, ku janë konfirmuar 32,677,565 raste, ndërsa pasohet nga India me 21,892,676 raste, Brazili me 15,082,449 raste, Franca me 5,829,166 raste dhe Turqia me 5,016,141 raste.

LEXO EDHE:  Tiranë/ Gjermania vijon ndihmat humanitare kundër pandemisë

LEXO EDHE:  Zgjedhjet në SHBA/ Elita politike në Shqipëri, të gjithë kundër Trump

Ndërkohë, përsa i përket fataliteteve, në SHBA janë raportuar 581,415 humbje jete, në Brazil 419,114, në Indi 238,270, në Meksikë 218,657 dhe në Mbretërinë e Bashkuar 127,863 humbje jete.

Nga ana tjetër, vendi që ka regjistruar më shumë të shëruar është India, ku janë rikuperuar 17,930,960 persona të infektuar, duke u pasuar nga Brazili me 13,414,683 persona, Turqia me 4,691,224, Rusia me 4,437,289 persona dhe Italia me 3,590,107 persona./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

BE, kontratë për 1.8 miliardë doza të vaksinës Pfizer-BioNTech

Publikuar

-

Nga

BE, kontratë për 1.8 miliardë doza të vaksinës Pfizer-BioNTech

Bashkimi Evropian riafirmoi të shtunën mbështetjen për kompaninë Pfizer-BioNTech dhe teknologjinë e saj të re të vaksinave ndaj COVID-19, duke rënë dakord për një zgjatje masive të kontratës për 1.8 miliardë doza të mundshme deri në vitin 2023.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, shkruajti në Twitter se zyra e saj “sapo ka miratuar një kontratë për 900 milionë doza të garantuara” me të njëjtën sasi dozash si alternativë në të ardhmen.

Kontrata e re, e cila ka mbështetjen e plotë të vendeve anëtare të BE-së, do të përfshijë jo vetëm prodhimin e vaksinave, por gjithashtu do të sigurojë se të gjithë përbërësit thelbësorë duhet të vijnë nga BE-ja.

Komisioni Evropian aktualisht ka krijuar një portofol prej 2.6 miliardë dozash nga gjashtë kompani. “Kontrata të tjera dhe teknologji të tjera të vaksinave do të pasojnë”, tha zonja von der Leyen në një mesazh në Twitter.

LEXO EDHE:  Zgjedhjet në SHBA/ Elita politike në Shqipëri, të gjithë kundër Trump

LEXO EDHE:  Zgjedhjet në SHBA/ Elita politike në Shqipëri, të gjithë kundër Trump

Pfizer-BioNTech kishte një kontratë fillestare prej 600 milionë dozash me BE-në.

Njoftimi i së shtunës reflekton gjithashtu besimin që BE-ja ka treguar në teknologjinë e përdorur për vaksinën Pfizer-BioNTech, e cila është e ndryshme nga ajo që u përdor për vaksinën e prodhuar në bashkëpunim nga Universiteti i Oksfordit dhe kompania AstraZeneca./ VOA

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

17-vjeçari me rupturë (çarje) të aortës trajtohet me sukses nga mjekët kardiologë të spitalit Hygeia

Publikuar

-

Nga

17-vjeçari me rupturë (çarje) të aortës trajtohet me sukses nga mjekët kardiologë të spitalit Hygeia

Si rezultat i një aksidenti dhe specifikisht një traume të lokalizuar në toraks, 17-vjeçari Nensi Lleshi u diagnostikua me çarje të aortës, problem ky i cili i shkaktonte dhimbje të forta të kraharorit, pamundësi të lëvizjes dhe më kryesorja, i rrezikonte seriozisht jetën pacientit.

Dr. Maksim Llambro, mjek kardiolog invaziv dhe njëkohësisht shef i departamentit të kardiologjisë në spitalin Hygeia në bashkëpunim me mjekët e tjerë të këtij departamenti arritën të realizojnë me sukses ndërhyrjen mini invasive (pa kirurgji) përmes së cilës u arrit të trajtohet definitivisht problemi i 17-vjeçarit.

LEXO EDHE:  Sondazhi/ Kush mund të jetë fituesi i zgjedhjeve, Trump apo Biden?

LEXO EDHE:  Vaksina anti Covid/ Çfarë rreziqesh dhe efektesh anësore dihen?

Përmes arteries lokalizuar në këmbë (rrëzë kofshës) si dhe nëpërmjet një kateteri/sonde vendoset një protezë, e cila vesh pjesën e brendshme të arteries duke përjashtuar zonën ku ajo ka pësuar rupture.

Për më tepër mbi këtë rast suksesi ju ftojmë të ndiqni videon me dëshminë e vetë pacientit, i cili tashmë është në gjendje të mirë shëndetësore dhe së shpejti mund t’i rikthehet aktiviteteve të përditshme./ CNA.al

LEXO TE PLOTE