Connect with Us

U premtonin të huajve përfitimin e shtetësisë shqiptare/ Policia vë në pranga 3 shtetas

Aktualitet

U premtonin të huajve përfitimin e shtetësisë shqiptare/ Policia vë në pranga 3 shtetas

Publikuar

-

Dhuna barbare në Krujë/ “Zgjohet” policia: Kanë nisur hetimet

Policia e Tiranës ka arrestuar tre qytetarë në kuadër të operaciomit ‘Visa’. Konkretisht në pranga ranë shtetasit me iniciale D. Ç, 39 vjeçe, E. A, 32 vjeç dhe A.D, 36 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Mësohet se arrestimi u bë pasi shtetasja D. Ç. nëpërmjet kamuflimit me një aktivitet tjetër tregtar, në bashkëpunim me shtetasit e tjerë, u ka premtuar disa shtetasve të huaj pajisjen e tyre me dokumentacion si viza, leje qëndrimi dhe përfitimin e shtetësisë shqiptare kundrejt shumave të konsiderueshme që varionin nga 1000 deri 1500 euro.

Nga kontrolli u sekuestruan një pasportë që i përket një shtetasi të huaj, një vizë e dyshuar e falsifikuar, dy aparate celular dhe dokumente të ndryshme në funksion të aktivitetit kriminal.

LEXO EDHE:  Tirana tre ditë pa energji elektrike/ Ja zonat që preken

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Falsifikimi i dokumentave”, “Falsifikimi i vulave stampave, formularëve ose vizave”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shpërdorim detyre”, në ngarkim të 3 shtetasve të lartpërmendur./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Ti s’duhet të jesh deputete”/ Evi Kokalari “masakron” Grida Dumën, nuk kursen as Bashën

Publikuar

-

Nga

Deklarata e fortw e gazetarit/ FUSHA dhe BKT plan tw frikshwm pwr Tiranwn

Aktivistja e njohur shqiptare, e cila jeton në SHBA, Evi Kokalari ka bërë deklarata mjaft të forta, në drejtim të Grida Dumës, për të cilën thotë se nuk duhet të jetë deputete.

Në një postim në rrjetet sociale, Kokalari, ndërsa ki referohet debatit të mbrëmshëm me Grida Dumën në një studio televizive, thekson ndër të tjera se Grida Duma nuk bën për politikane.

Po ashtu ajo ka komentuar edhe situatën në të cilën ndodhet Partia Demokratike, për të cilën thotë se është një shtesë e së majtës.

Po ashtu ajo thekson se Basha duhet të largohet nga drejtimi i PD. Ndërsa për Fatbardh Kadillin, i cili ka shpallur kandidaturën për drejtimin e PD, thotë se është pjesmarres ne bordin e Soros.

LEXO EDHE:  Makina përplas vajzën 10-vjeçare në Tiranë

LEXO EDHE:  U akuzua për falsifikim e letrës së Sekretarit të Shtetit të SHBA-së/ Reagon kompania që fitoi tenderin për Unazën e Re

“Ti Grida Duma s’duhet te jesh deputete se i humbe zgjedhjet ne Kavaje.

– Sistemi i listave te mbyllura nuk eshte sistem demokratik.

-Ti Grida Duma je e mire si motivational speaker por nuk ben per politikane.

– F. Kadilli pjesmarres ne bordin e Soros.

– PD nuk eshte parti e djathtë por nje extension(shtese) e PS.

-Sali Berisha eshte i vetmi burre qe mund te bej ndryshimin ne PD. Si Ramiz Alia i dha çelesat atij. Ai duhet t’ja jape çelesat e PD dikujt tjeter.

– L. Basha duhet te largohet.”-shkruan Evi Kokalari./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Tronditëse/ E mitura përdhunohet në grup

Publikuar

-

Nga

Lushnje/ 51-vjeçari arrestohet për veprime të turpshme me 12-vjeçaren

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Lezhë ku një grup prej pesë personash kanë dhunuar seksualisht në bashkëpunim me njëri-tjetrin një vajzë të mitur.

Policia njofton sejanë prangosur  pesë persona nga mosha 17 deri në 44-vjeç,  pasi dyshohen se me anë të shantazheve kanë detyruar 15-vjeçaren që të kryejë marrëdhënie seksuale me ta.

Të arrestuarit janë A. K., 31 vjeç, A. M., 27 vjeç, E. T., 30 vjeç, N. Ll., 44 vjeç dhe A. Gj., 17 vjeç. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Detaje nga vrasja në Shkodër/ Dyshohet si autori kryesor, shpallet në kërkim Ibrahim Liçi

Publikuar

-

Nga

Detaje nga vrasja në Shkodër/ Dyshohet si autori kryesor, shpallet në kërkim Ibrahim Liçi

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me vrasjen e Endri Mustafës në Shkodër.

Dyshohet se autori kryesor i vrasjes së 33 vjeçarit është Ibrahim Liçi. Burime pranë Policisë së Shkodrës raportojnë se Lici i cili është shpallur në kërkim për vrasjen e 32-vjeçarit.

Kujtojmë se Endri Mustafa u gjet një ditë më parë i vrarë, ndërsa ishte raportuar i zhdukur nga shtëpia prej tri ditësh./ CNA.al

LEXO TE PLOTE