LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Situata nga Covid/ Tomini zbulon kur do të hapet spitali i Fierit

20 Prill 2021, 21:22, Sociale CNA
Situata nga Covid/ Tomini zbulon kur do të hapet spitali i Fierit

Zëvëndës ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tominika folur për situatën nga Covid në vendin tonë. Sipas saj, ka rënie të shifrave të infektimeve dhe shtrimeve në spital ditët e fundit kanë ndikuar një sërë faktorësh. E ftuar në  emisionin ?Pushteti?, në ?FaxNews?, Tomini u shpreh se tashmë është vaksinuar një pjesë e mirë e popullsisë të cilët kanë qënë në hallkat kryesore të kontakteve me njerëz.

?Plani për vaksinim përshkallëzohet me kohën. Punonjësit e fasonerisë janë kategoria e radhës që do të vaksinohen. Janë disa faktorë që kanë ndikuar në uljen e shifrave të Covid në Shqipëri. Karantina e 50 ditëve të para në nivel kombëtar dhe më pas masat e moderuara, pra nuk ka pasur masa rrënjësore që i shohim në vendet fqinje, por duhet të theksojmë se masat e moderuara deri tani kanë dhënë këtë efekt. Në përgjithësi masat e marra janë respektuar. Ndërkohë është evidentuar në minibashkitë e vogla është vënë re një rritje e shifrave.

Duhet të theksohet se pavarësisht thirrjeve, asnjëri nuk është vënë në zbatim. Parashikohet të kemi një trend në rritje pas javës së parë të muajit Maj. Deri tani kemi 700 mijë doza të ardhura deri tani. Ardhja e vaksinave që u lajmërua sot nga BE nuk është pjesë e COVAX dhe ky është një lajm tepër pozitiv dhe mbështetës?, tha Tomini.

Përsa i përket rikthimin në shkolla të nxënësve, zëvëndës ministjra tha se megjithëse mësuesit janë vaksinuar, problem mbetet fakti se nxënësit mund të bëhen transmetues të Covidit te të afërmit e tyre të moshuar, ndaj dhe mësimi online është duke vazhduar.

Tomini foli gjithashtu dhe për hapjen e spitalit të Fierit, për të cilin tha se inaugurimi i tij pritet të bëhet 48 orët e ardhshme, ndërsa shtoi se do të jetë një mbështetje për jugun e vendit.

?Besoj që në 48 orët e ardhshme do të hapet spitali rajonal i Fierit dhe e them me bindje që jugu i Shqipërisë do të ketë një pikë mbështetëse mjekësore njësoj si qendra spitalore Nënë Tereza në Tiranë. Prania e një vaksinimi masiv dhe përfshirjes së shumë kategorive do të sjellë një frymëmarrje të lehtësuar me ardhjen e verës?, u shpreh Tomini./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga