LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Shqipëria siguron 145 mijë vaksina Pfizer/ Rama mesazh “gjithollogëve”

20 Prill 2021, 12:43, Politikë CNA
“Shqipëria siguron 145 mijë vaksina Pfizer/ Rama mesazh

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se Shqipëria ka siguruar 145 mijë vaksina Pfizer.

Rama i bën thirrje analistëve të mos nxitohen kur gjykojnë qëndrimet e kryeministrit ndaj BE.

?Shqipëria siguron dozën e dytë më të madhe nga kontrata e Bashkimit Europian me 6 vendet e rajonit për vaksinat Pfizer që BE do të shpërndajë në rajon.

Plot 145 mijë vaksina nga 651 mijë gjithsej për Ballkanin Perëndimor, do t’i marrë Shqipëria, kështu që herë tjetër mos të nxitohen analistêt gjithologë dhe politikanët llogjellogë, kur gjykojnë qëndrimet e mia ndaj BE, në emër të popullit shqiptar

Shumë faleminderit Komisionit Europian, Presidentes Von der Leyen, Komisionerit Varheley dhe ambasadorit Soreca, që e dëgjuan, repsektuan e përsëri po e ndihmojnë Shqipërinë, si miq të çmuar të këtij populli?, shkruan Rama./CNA.al

Lajmet e fundit nga