Connect with Us

Pse çdo formë e socializmit, është me e keqe sesa kapitalizmi

Blog

Pse çdo formë e socializmit, është me e keqe sesa kapitalizmi

Publikuar

-

Nga Kevin D.Williamson “National Riview”

Profesori Riçard Ulf i “University of Massachusetts Amherst Mass” duket se është një njeri i sjellshëm, ndaj unë do ta shtroj këtë pyetje me shumë mirësjellje:Pas gati 100 milionë të vrarëve, edhe sa njerëz të tjerë duhet të dënohen me vdekje nën socializëm përpara se ekonomistët të heqin dorë nga iluzioni i një shansi të dytë për këtë sistem?

Javën e kaluar, Ulf debatoi me Artur Bruks, ish-president i “American Enterprise Institute” dhe tani profesor në Harvard, mbi temën“Socializmi është më i preferueshëm se kapitalizmi, si një sistem ekonomik që promovon lirinë, barazinë dhe prosperitetin”.

Debati u organizua nga Instituti “Abigail Adams”, që merrej me “ofrimin e edukimit plotësues humanistik të komunitetit intelektual të Harvardit”. Por në këtë rast,ai mision fisnik nuk u përmbush. Unë nuk e mohoj që socializmi është një temë e rëndësishme që duhet trajtuar nga studentët në Harvard dhe gjetkë, por për të thënë “Socializëm apo jo?”.

Në diskursin e tij, profesor Ulf merr si shembull krijimin e ndërmarrjeve të biznesit, në të cilat vendimet merren mbi bazën e shumicës së rregullave. Ai këmbëngul se synimet e socializmit mund të përmbushen nga kombinimi i thjeshtë i planifikimit qendror dhe punës.

“Ne vendosim se çfarë duam të prodhojmë”- thotë ai, duke theksuar modelin e sundimit të shumicës dhe pastaj “i vëmë njerëzit në punë”. Fraza e fundit është një refren që ka një histori të gjatë dhe të përgjakshme në sistemin socialist.

Nëse jeni të interesuar të mësoni më shumë, shkrimtari rusAleksandër Solzhenicin ka shkruar disa libra për këtë. Jo, unë nuk mendoj se gulagët, uria masive, mjerimi dhe shtypja janë ato që dëshiron profesor Ulf. Unë nuk mendoj se ato janë ato që duan shumica e socialistëve.

Por gjithsesi, këto janë ato që prodhon socializmi.Dhe ky nuk është fat i keq, por është natyra e sistemit. Në këtë pikë, ne mund të presim një kor ekspertësh të thonë se “Socializmi real nuk është provuar kurrë”. Dallimi është se profesor Ulf këmbëngul se nuk ka një socializëm të vetëm, por shumë socializma.

Dhe se ata që kanë vrarë dhe zhytur në mjerim miliona njerëz, nuk janë ata që ai ka në mendje. Ajo që ai dëshiron të provojë është imponimi i “demokracisë” mbi bizneset, që do të thotë zhdukje efektive e të drejtave të pronës. Ai beson se është e padrejtë që fitimi t’i takojnë mbajtësve të kapitalit, a thua se punëtorët nuk kanë mundësinë e shkëmbimit me kapital të një pjese të pagave të tyre, një zgjedhje që e bëjnë shumë prej tyre, duke u pasuruar më vonë.

Ulf këmbëngul se ekonomitë kapitaliste janë “të paqëndrueshme”, pasi ato përjetojnë periudha të herëpashershme të recesionit, sikur të mos kishte shembuj të fenomeneve ciklike që mund të gjenden në të gjithë spektrin e aktiviteteve shoqërore njerëzore.

LEXO EDHE:  Deklarata e raporterit të KiE për paketën e censurës/ Meta: Duhet reflektuar sa më parë

Mua më irriton veçanërisht deklarata e tij se “kjo rënie e çmendur që po jetojmë tani” ilustron brishtësinë e kapitalizmit. Ne patëm një epidemi mbarëbotërore që imponoi kufizime të papara mbi ekonominë amerikane, dhe për pasojë përjetuam -dhe kjo është e mahnitshme -rënie vetëm në 2 tremujorë,para se të rifillonim rritjen ekonomike.

Shumica dërrmuese e amerikanëve, thonë tani se gjendja e tyre financiare është ose e pandryshuar ose më e mirë sesa para epidemisë, gjatë së cilës kompanitë e mëdha u riorganizuan në një periudhë shumë të shkurtër kohe, ndërsa ato farmaceutike nxorën në treg 3 vaksina anti-Covid me një shpejtësi mbresëlënëse.

Do të ishte e vështirë të mendohej për një shembull më të mirë të inovacionit dhe fleksibilitetit të ekonomive kapitaliste. Ekonomia amerikane, nuk ka qenë në recesion që nga tremujori i dytë i vitit të kaluar. A do të ishte e tepërt t’i kërkohej një profesori të ekonomisë të shohë tabelën e PBB-së ?
Profesor Ulf ka shkruar një libër të famshëm për socializmin. Dhe kur i kërkohet një histori suksesi ekonomik, ai tregon Gjermaninë, shtëpinë e Mercedes-Benz dhe Adidasit, një nga vendet më tërësisht kapitaliste që ka ekzistuar ndonjëherë.

“Por gjermanët i kanë universitetet falas”-thotë profesor Ulf. Kjo nuk është dhe aq e vërtetë për çdo rast. Por është një fakt që në Gjermani rreth gjysma e popullsisë vazhdon universitetin, më shumë sesa në Shtetet e Bashkuara.

Ai këmbëngul se të rinjtë amerikanë po shkatërrohen nga borxhi i huasë studentore “që ata kurrë nuk mund të shpresojnë ta shlyejnë ndonjëherë”, kur në fakt borxhi mesatar i studentit është një barrë e barabartë me blerja e një “Toyota Camry”.

Pagesa mesatare mujore e huasë studentore është vetëm 393 dollarë. Profesori Ulf ka të drejtë kur thotë se kemi disa lloje të socializmit. Pra ne kemi llojin e socializmit nën të cilin miliona njerëz u vranë nga uria në ish-Bashkimin Sovjetik, lloji i socializmit nën të cilin miliona vuajtën nga uria dhe u vranë në të ashtuquajturën Republika Popullore e Kinës, llojin e socializmit nën të cilin një numër më i vogël njerëzish u vranë nga uria dhe jo vetëm në Kubë, llojin e socializmit në të cilin njerëzit sot po vriten në Venezuelë. . .

Dhe në skajin tjetër të spektrit, llojin e socializmit që Suedia braktisi në vitet 1970, për një ekonomi të tregut të lirë me një shtet të mirëqenies, që është i madh dhe më i kushtueshëm në krahasim me atë të Shteteve të Bashkuara./Përshtatur nga CNA.al

Burimi: https://www.nationalreview.com/2021/04/socialism-loses-again/

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Komunistët kinezë vazhdojnë të marrin ndihma nga Amerika

Publikuar

-

Nga

Komunistët kinezë vazhdojnë të marrin ndihma nga Amerika

Nga Newt Gingrich &Claire Christensen “Newsweek”

Edhe pse Partia Komuniste Kineze (PKK) ka të ngjarë të jetë përgjegjëse për pandeminë e koronavirusit, përmes mbulimit të origjinës së Covid-19, diktatura totalitare komuniste e ka shndërruar këtë krizë globale në një përfitim të madh për vete.

Në fillim të pandemisë, Kina komuniste – si prodhuesja kryesore e pajisjeve mjekësore në botë – grumbulloi dhe më vonë u shiti produkte mjekësore vendeve më të dëmtuara nga koronavirusi. “Diplomacia e vaksinave”e Kinës, është vijimi i Rrugës së saj të Mëndafshit të Shëndetit.

Ajo po eksporton jashtë vendit qindra miliona doza të vaksinave të saj, ndërsa akuzon vendet perëndimore për “nacionalizmin e vaksinave”. Ndërkohë, ndërsa vendet po merreshin me reagimin ndaj pandemisë, trupat kineze dhe indiane u përleshën përgjatë kufirit të diskutueshëm në rajonin e Himalajeve.

Gjithashtu Pekini i përshkallëzoi tensionet, dhe bëri pretendime të paligjshme në Detin i Kinës Jugore, forcoi më tej kontrollin e tij totalitar mbi Hong Kongun, dhe provokoi ushtarakisht Tajvanin. Shfrytëzimi i një krize ndërkombëtare,për ndjekjen e një strategjie globale nuk është një qasje e re për diktaturën komuniste kineze.

Pas krizës financiare të vitit 2008, PKK e shfrytëzoi recesionin globale për përfitimet e veta.Në mënyrë të ngjashme, në prag të pandemisë së Covid-19 ndërsa Shtetet e Bashkuara po shpërndanin me shpejtësi huatë e emergjencës, si pjesë e Programit të Mbrojtjes Paycheck (PPP) për t’i ndihmuar bizneset amerikane në vështirësi, diktatura kineze gjeti një mundësi që të shtinte ne dorë një pjesë të parave dhe i mori ato.

Sipas një raporti të “Horizon Advisory”, deri në 419 milionë dollarë fonde PPP iu dhanë kompanive që zotërohen apo në të cilat kanë investuar biznesmenë nga Kina komuniste. Për shkak të sistemit totalitar të Kinës, në këtë vend nuk ka mundësi që një biznes të jetë plotësisht i pavarur dhe i lirë nga mbikëqyrja dhe kontrolli i Partisë Komuniste Kineze.

Nga një mostër e përfituesve të PPP, raporti identifikoi më shumë se 125 marrës të kredive emergjente nga Administrata e Biznesit të Vogël dhe Departamenti i Thesarit,të zotëruara nga entitetet e lidhura me diktaturën kineze. Të paktën 32 subjekte të kontrolluara nga qeveria kineze, morën më shumë se 1 milionë dollarë kredi secila.

Raporti deklaroi se:“Këto subjekte shtrihen nga ndërmarrjet shtetërore kineze; tek kompanitë që kanë lidhje me programet e ushtarake dhe ushtarako-civile të Kinës; kompani që qeveria amerikane i ka identifikuar si kërcënime të sigurisë kombëtare; kompanitë bashkëpunëtore në gjenocidin që po kryen Kina kundër pakicës ujgure në Xinjiang; dhe media të zotëruara nga PKK apo që operojnë nën urdhrin e tyre”.

LEXO EDHE:  “Mos u bëj si Monika Kryemadhi, komunist”/ Plas debati mes panelistëve

LEXO EDHE:  “Mos u bëj si Monika Kryemadhi, komunist”/ Plas debati mes panelistëve

Departamenti i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara, ka publikuar një listë të kompanive të lidhura me ushtrinë kineze. Të paktën 8 subjekte të lidhura me ushtrinë kineze morën hua nga Programi i Mbrojtjes Paycheck.

Për më tepër, sipas raportit Horizon, “marrësit e identifikuar, të lidhur me kompanitë kineze përfshijnë industri kritike dhe strategjike, si hapësirën ajrore dhe mbrojtjen; ​​farmaceutikën dhe teknologjinë mjekësore; prodhimin e automobilave të reja; telekomunikacionin; teknologjinë financiare; argëtimin dhe median”.

Shumë nga këto industri janë jetike për planin industrial të komunistëve kinezë “Made in China 2025”, që synon ta bëjë Kinën prodhuesen kryesore të teknologjisë së lartë në botë. Është vërtet një tragjedi që huatë që synonin të ndihmonin në ruajtjen e bizneseve amerikane, ndihmuan në fund të fundit qëllimin e Kinës komuniste për ta zëvendësuar Amerikën si vendin më të fuqishëm të botës.

Por me thënë të drejtën, këto qindra miliona dollarë nuk u vodhën. Paratë u dorëzuan me vullnet të plotë për shkak të mungesës së mbrojtjeve të duhura. Administrata e Biznesit të Vogël, duhet të punojë me studiues dhe ekspertë të jashtëm, për të hartuar një listë të kompanive të njohura të lidhura me Kinën, për të siguruar që këto kredi të shlyhen plotësisht.

Së dyti, Administrata e Biznesit të Vogël dhe Departamenti i Thesarit, duhet të vendosin më shumë masa mbrojtëse, për të siguruar që kreditë të mos u jepen në të ardhmen subjekteve të lidhura me kundërshtarët e Amerikës. Bizneset amerikane nuk duhet të vijnë në plan të dytë.

Është përgjegjësi e qeverisë amerikane që të garantojë sigurinë e amerikanëve në kohëra krizash, dhe të mos lejojë që të përfitojnë kundërshtarët tanë oportunistë. Qeveria e Shteteve të Bashkuara duhet të veprojë tani, për të zhvilluar sistemet që do t’i garantojnë taksapaguesit amerikanë se nuk janë duke subvencionuar një diktaturë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Edhe sa kohë i ka mbetur njerëzimit për të ekzistuar?

Publikuar

-

Nga

Edhe sa kohë i ka mbetur njerëzimit për të ekzistuar?

Nga Avi Loeb “Scientific American”

Këshilla ime për shkencëtarët e rinj që kërkojnë një synim në hulumtimet e tyre, është të përfshihen në shqyrtimin e çështjeve që kanë rëndësi për shoqërinë, si moderimi i ndryshimit të klimës, riorganizimi i zhvillimit të vaksinave, plotësimi i nevojave tona për energji ose ushqim, krijimi i një baze të qëndrueshme në hapësirë apo i relikeve teknologjike të qytetërimeve të huaja.

Sfida më jetike shoqërore është zgjatja e jetëgjatësisë së njerëzimit. Në një leksion të kohëve të fundit që pata në Universitetin e Harvardit,m`u shtrua pyetja se edhe për sa kohë parashikoj se do të mbijetojë civilizimi ynë teknologjik. Përgjigja ime u bazua në faktin se ne zakonisht e gjejmë veten rreth pjesës së mesme të jetës sonë.

Mundësia për të mbijetuar ditën e parë pas lindjes është dhjetëra mijëra herë më e vogël sesa të qenit i rritur. Është po aq e vështirë të jetosh 1 shekull pas fillimit të epokës sonë teknologjike, nëse kjo fazë do të zgjasë miliona vjet në të ardhmen.

Aktualisht jemi duke dëshmuar epokën e pjekur të jetës sonë teknologjike, dhe ka të ngjarë

të mbijetojmë disa shekuj, por jo shumë më gjatë. Pasi e deklarova publikisht këtë verdikt statistikor, kuptova se çfarë parashikimi të tmerrshëm përfshin ai. Por a është i pashmangshëm fati ynë statistikor?

Ka një mundësi për ta shmangur këtë skenar. Ai përfshin mundësinë që ne të kemi vullnetin e lirë, dhe mund të reagojmë ndaj kushteve të përkeqësuara duke promovuar një të ardhme edhe më të gjatë se disa shekuj. Politika e mençur publike, mund të reduktojë rrezikun nga katastrofat teknologjike që lidhen me ndryshimin e klimës, pandemitë e vetë-shkaktuara ose luftërat.

Mbetet e paqartë nëse politikë-bërësit tanë do të reagojnë vërtetë ndaj sfidave që na presin, dhe të na shpëtojnë nga verdikti statistikor i mësipërm. Njerëzit nuk janë shumë të aftë në përballimin e rreziqeve që nuk kanë hasur kurrë më parë, siç ilustrohet nga politika e ndryshimit të klimës.

Dhe kjo na kthen tek pikëpamja fataliste. Modeli Standard i fizikës supozon se ne të gjithë jemi të përbërë nga grimca elementare, pa përbërës shtesë. Si sisteme të tilla të përbëra, ne nuk zotërojmë një nivel themelor, pasi të gjitha grimcat dhe bashkëveprimet e tyre ndjekin ligjet e fizikës.

Duke pasur parasysh atë perspektivë, ajo që ne e interpretojmë si “vullnet i lirë”, përmbledh thjesht pasiguritë që lidhen me një grup kompleks rrethanash, të cilat ndikojnë tek veprimet njerëzore. Këto pasiguri janë thelbësore në shkallën e një individi, por janë evazive kur kemi të bëjmë me një numër të madh njerëzish.

Njerëzit dhe ndërveprimet e tyre komplekse,e shmangin ndjenjën e parashikueshmërisë në nivelin personal. Por ndoshta fati i qytetërimit tonë si një i tërë,diktohet nga e kaluara jonë në një kuptim të pashmangshëm statistikor.

Parashikimi se edhe sa kohë na ka mbetur në të ardhmen tonë teknologjike, mund të vijojë më pas nga informacioni statistikor në lidhje me fatin e qytetërimeve si ai që na ka paraprirë, dhe ka jetuar nën kufizime të ngjashme fizike.

Shumica e yjeve u formuan miliarda vjet para Diellit, dhe mund të kenë nxitur zhvillimin e civilizimeve teknologjike në planetët e tyre të banueshëm, që tani janë zhdukur. Nëse do të kishim të dhëna historike mbi jetëgjatësinë e një numri të madh prej tyre, mund të kishim llogaritur gjasat që ka civilizimi ynë për të mbijetuar për periudha të ndryshme kohore.

Kjo qasje do të ishte e ngjashme me kalibrimin e mundësisë së prishjes së një atomi radioaktiv, bazuar në sjelljen e dokumentuar të shumë atomeve të tjerë të të njëjtit lloj. Në parim, ne mund të mbledhim të dhëna të lidhura duke u përfshirë në arkeologjinë hapësinore, dhe duke kërkuar në qiell relike të civilizimeve të vdekura.

LEXO EDHE:  Habit Kryemadhi/ Rama shkoi në Turqi për të përgatitur azilin e tij politik

LEXO EDHE:  Një botë me tre internete

Kjo do të supozonte, se fati i civilizimit tonë diktohet nga kufizimet fizike. Por, pasi të përballet me shpërndarjen e probabilitetit të mbijetesës, shpirti njerëzor mund të zgjedhë që t’i sfidojë të gjitha shanset. Për shembull, shansi ynë për mbijetesë mund të përmirësohet nëse disa njerëz vendosin të largohen nga Toka.

Aktualisht, të gjitha vezët tona janë në një shportë. Eksplorimi i hapësirës, ofron avantazhin e ruajtjes së civilizimit tonë nga një katastrofë e mundshme. Megjithëse Toka shërben si një shtëpi komode për momentin, ne do të detyrohemi të zhvendosemi nga këtu, pasi Dielli do të avullojë të gjithë ujin e lëngshëm në sipërfaqen e planetit tonë brenda 1 miliardë vjetësh. Krijimi i bashkësive të shumta të njerëzve në botët e tjera, do t’i ngjante momentit të shumëfishimit të Biblës nga shtypshkronja Gutenberg rreth vitit 1455, e cila parandaloi humbjen e përmbajtjes së çmuar nga një katastrofë e mundshme.

Sigurisht, edhe një udhëtim në distancë të shkurtër nga Toka në Mars, bart rreziqe të mëdha shëndetësore nga rrezet kozmike, grimcat diellore energjike, rrezatimi Ultravjollcë, mungesa e një atmosfere me oksigjen dhe graviteti i ulët.

Kapërcimi i sfidave të vendosjes në Mars, do të përmirësojë gjithashtu aftësinë tonë për të njohur planetë të formuar rreth yjeve të tjerë, dhe kjo bazuar në përvojën tonë. Përkundër këtij vizioni, të qenit i vetëdijshëm për sfidat që ka Toka, mund ta pengojë njerëzimin nga përqafimi i një perspektive të guximshme për udhëtimet në hapësirë.

Dikush mund të argumentojë që ne kemi mjaft probleme në shtëpi dhe të pyesë:“E pse të harxhojmë kohë dhe para të vlefshme në sipërmarrje hapësinore, që nuk merren me adresimin e nevojave tona më urgjente pikërisht këtu në planetin Tokë?”

Përpara se t’i dorëzohemi kësaj premise, ne duhet të pranojmë se ndjekja në mënyrë rigoroze e synimeve të rëndomta, nuk do të na sigurojë një aftësi më të gjerë, që është e nevojshme për t’u përshtatur me ndryshimin e rrethanave në planin afatgjatë.

Një përqendrim i ngushtë vetëm tek problemet e përkohshme, do t’i ngjante fiksimeve historike që në fund rezultuan të ishin të parëndësishme, të tipit “Si mund t’i zhvendosim vëllimet në rritje të jashtëqitjeve të kalit nga rrugët e qytetit?” përpara se të shpiket makina, ose “Si ndërtohet një rrjet i madh fizik i linjave telefonike fikse?”, para se sa të shpikej celulari.

Është e vërtetë që ne duhet ta përqendrojmë vëmendjen tonë të menjëhershme tek problemet lokale. Por ne kemi gjithashtu nevojë për një frymëzim që e ngre perspektivën tonë në një shkallë më madhështore dhe që hap horizonte të reja.

Ngushtimi i fushëpamjes tonë na shtyn vetëm në konflikte, pasi ai amplifikon dallimet dhe burimet e kufizuara. Në vend të kësaj, një perspektivë më e gjerë, nxit bashkëpunimin në përgjigje të sfidave globale. Dhe nuk ka përshtatje më të mirë për një perspektivë të tillë sesa shkenca, “loja me shumën e pafundme” që mund ta zgjasë jetën e njerëzimit.

Siç u shpreh dikur Oskar Uajld:“Të gjithë jemi ulur mbi çati, por vetëm disa prej nesh po shohin yjet”.Ne shpresojmë që më shumë prej nesh të shohin lart. Frymëzimi i përftuar nga kjo pikëpamje, mund të na çojë përtej parashikimit statistikor që nxit alternativën fataliste.

Shënim:Avi Loeb është ish-drejtues i departamentit të astronomisë në Universitetin e Harvardit, aktualisht drejtor i Institutit për Teorinë dhe Llogaritjen në Qendrën Smithsonian për Astrofizikën./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Ndryshimi i kufijve/ Plani i BE për t’i dhënë fund ngërçit në Ballkanin Perëndimor

Publikuar

-

Nga

Ndryshimi i kufijve/ Plani i BE për t’i dhënë fund ngërçit në Ballkanin Perëndimor

Nga Slavisha Batko Milacic “International Policy Digest”

Një kabllogramë diplomatike jozyrtare dërguar në Bruksel nga kryeministri slloven Janez Jansa, shkaktoi një tërmet politik në Ballkanin Perëndimor. Në dokumentin që Jansa i dërgoi pak javë më parë presidentit të Këshillit Evropian Sharl Mishel, thuhet se problemi kryesorë me të cilin përballet sot Ballkani Perëndimor janë “çështjet e pazgjidhura kombëtare të serbëve, shqiptarëve dhe kroatëve”.

Këto çështje mbeten të pazgjidhura edhe pas shumë vitesh nga vendosja e paqes pas konfliktit që u zhvillua në rajon, madje edhe pasi Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi shënuan progres në procesin e anëtarësimit të tyre në Bashkimin Evropian.

Dokumenti ofron disa zgjidhje dhe sugjerime se si të adresohen këto çështje. Së pari, ai përmend bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë, të cilin Serbia do ta mbështeste nëse pjesë

të mëdha të rajonit të Bosnjës të mbizotëruara nga Republika e Srpska do t’i bashkoheshin

Serbisë.

Gjithashtu ai nënvizon se çështja kombëtare e kroatëve do të zgjidhej, nëse zonat më shumicë kroate në Bosnjë i bashkohen Kroacisë ose atyre “u jepet një status i veçantë”, duke përdorur si model Tirolin e Jugut në Itali.

Në këtë mënyrë boshnjakët do të fitonin një shtet që funksionon në mënyrë të pavarur, dhe do të marrin përgjegjësinë e plotë për të. Ndërkohë do të mbahej një referendum, në mënyrë që njerëzit të zgjidhnin midis BE-së dhe një të ardhmeje jo në BE (Turqisë).

Tani për tani, një shumicë e gjerë boshnjakësh e mbështet perspektivën e anëtarësimit në BE. Por nëse vazhdon kaosi dhe ndikimi gjithnjë e më i fortë i Turqisë dhe Islamit radikal, situata mund të përkeqësohet në mënyrë drastike gjatë dekadës së ardhshme, theksohet në dokument.

Sipas Jansës, disa hapa në funksion të arritjes së këtyre qëllimeve janë tashmë në proces, dhe ato përfshijnë shqyrtimin e mundësisë për ta zbatuar këtë plan me vendimmarrësit ndërkombëtarë dhe rajonalë. Komisioni Evropian mohoi të ketë dijeni mbi këtë dokument, duke theksuar se pozicioni i Bashkimit Evropian mbi Ballkanin Perëndimor dhe kufijtë në rajon është i qartë, dhe se “nuk ka asgjë për të ndryshuar në lidhje me këtë”.

Gjithsesi, është bërë e qartë se Bashkimi Evropian e ka mohuar me jo shumë forcë dhe indinjatë ekzistencën e këtij dokumenti, ndërsa reagimet e tjera ndaj tij janë gjithashtu shumë të buta. Dikur, çdo përmendje e ndryshimit të kufijve në Ballkanin Perëndimor, refuzohej prerë pa mëdyshje.

Madje kërcënohej me sanksione çdo aktor politik që e përmendte këtë tezë. Për cilindo që e kupton piramidën e pushtetit në Bashkimin Evropian, është e qartë se Sllovenia nuk do ta ngrinte kurrë këtë çështje me mendjen e saj. Pas Sllovenisë fshihen qendrat shumë më të forta të pushtetit.

BE ka kohë që ka deklaruar në mënyrë konfidenciale se Bosnje Hercegovina është një shtet i dështuar, dhe se duhet bërë diçka për këtë problem. Por meqë në Ballkanin Perëndimor ka çështje të tjera të pazgjidhura, përveç Bosnjes, synimi është që ky problem të zgjidhet në një paketë me probleme të tjera.

LEXO EDHE:  Rama dhe Veliaj i shtojnë para incineratorëve/ Paralajmëron Teliti: Do merrni përsipër faturën politike

LEXO EDHE:  “Nuk i besoj Bashës”/ Balla: Është e sigurtë që e ka marrë atë kasetë

Dhe dokumenti i Jansës është vetëm një test për opinionin publik. Propozimi i ri për ndarjen e Ballkanit Perëndimor, duhet të na tregojë fakte të caktuara. Sipas kësaj ndarje, fituesit më të mëdhenj do të ishin shqiptarët, pasi ata do të arrinin bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Ndërkohë,në planin afatgjatë territoret shqiptare në Maqedoni do t’i bashkoheshin këtij shteti.

Nuk ka dyshim se po të ndodhte ky bashkim, faktori shqiptar do të bëhej më i fortë se sot. Pas shqiptarëve, fituesit më të mëdhenj do të ishin kroatët, pasi ata do të merrnin ose njësinë e tretë në Bosnje Hercegovinë ose të drejtën për të aneksuar zonat kroate nga Bosnja. Në të dy skenarët, kroatët janë të fituar.

Pozicioni serb është pozicioni më interesant dhe i rëndësishëm. Duke komentuar dokumentin jo zyrtar mbi ndryshimin e kufijve në Ballkanin Perëndimor, presidenti serb Aleksandër Vuçiç, tha se ai nuk e ka parë atë, por vetëm ka dëgjuar për disa spekulime mbi të.

“Ju thoni që Serbia do ta njohë pavarësinë e Kosovës, për të marrë në këmbim Republikën e Srpska. Kjo nuk do të ndodhë. Asgjë prej tyre nuk është e vërtetë, nuk është as e mirë dhe as kemi nevojë për të. Kjo është gjithçka që mund të them në lidhje me të. Unë refuzoj të flas për diçka që nuk ekziston”-tha Vuçiç.

Sipas tij projekti serbëve nuk u ofrohet e gjithë Republika Srpska, por pjesa më e madhe e saj, gjë që ka shumë të ngjarë të nënkuptojë pjesën lindore të saj, zonën nga Hercegovina në Qarkun Brçko. Kjo do të thotë se kryeqyteti aktual i Republika Srpska do të mbetej pjesë e Bosnjes.

E theksoj se pas këtij dokumenti qëndrojnë qendrat e pushtetit në Bashkimin Evropian, që dëshirojnë të rregullojnë situatën në Ballkan, pasi Ballkani Perëndimor ndodhet prej kohësh në stanjacion. Gjithashtu, një faktor tjetër i rëndësishëm është se përveç BE-së edhe Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe Kina janë gjithnjë e më të pranishme në Ballkan, ashtu si edhe Turqia.

Sidoqoftë, ndikimi rus dhe kinez po bëhet më i fortë. Si Rusia, ashtu edhe Kina po luajnë një rol aktiv në Ballkanin Perëndimor, sidomos në Serbi. Serbia është forcuar ekonomikisht dhe ushtarakisht vitet e fundit dhe ky proces vazhdon.

Ndaj nuk është në interesin e Serbisë që të ndryshojë tani kufirin, sidomos pasi Serbia do të duhej të hiqte dorë zyrtarisht nga Kosova, dhe të merrte vetëm një pjesë më të madhe të Republikës së Srpska. Pra, për të statuskuoja do të ishte opsioni më i mirë./ CNA.al

The New Reality of the Western Balkans

LEXO TE PLOTE