Connect with Us

“Pazare me votat”/ Xhaferraj paralajmëron socialistët: Do marrim çdo masë

Politikë

“Pazare me votat”/ Xhaferraj paralajmëron socialistët: Do marrim çdo masë

Publikuar

-

“Pazare me votat”/ Xhaferraj paralajmëron socialistët: Do marrim çdo masë

Kreu i degës së Partisë Demokratike në Durrës, Ferdinand Xhaferraj, në një intervistë për CNA.al, ka folur për fushatën elektorale, ku tha se PD do të marrë minimalisht 8 mandate në këtë qytet.

Sipas Xhaferrajt, rreth 40% e kandidatëve të Partisë Socialiste, janë të implikuar në dosje kriminale, dhe se ka tentative për manipulimin e votës.

I renditur i pesti në listën e Durrësit, ai tha se sapo PD të marrë pushtetin, do të angazhohen për zhvillimin e qytetit, duke e vënë theksin tek turizmi.

Si po shkon fushata zgjedhore?

Fushata e PD në Durrës është bazuar tek prezantimi i programit të PD tek qytetarët dhe tek kontaktet me banorë të çdo zone të qytetit. Skuadra e PD Dega Durrës ka qenë ekstremisht aktive dhe është gjendur pranë qytetarëve të Durrësit edhe gjatë viteve të opozitës, fushata është thjesht një vazhdim i kësaj pune. Programi është pritur shumë mirë nga qytetarët të cilët e kanë kuptuar se është një program rigoroz i cili e ndjek individin në çdo hap të jetës duke e mbështetur atë dhe duke e kthyer shtetin në shërbim të qytetarëve

Sa mandate synon PD në Durrës?

Sipas të gjithë të dhënave që kemi nga sondazhe dhe puna e përditshme në terren, PD do teë marrë minimalisht 8 mandate në Durrës. Pas 8 viteve rrënim dhe nëpërkëmbje, qytetarët e Durrësit, pavarsisht si mund të kenë votuar në zgjedhje të mëparshme, janë të qartë se ndryshimin e merituar mund ta sjellë vetëm PD”.

A keni informacione për pazare me votat?

Kemi informacione për sjellje të dëshpëruara të zyrtarëve të PS për të manipuluar vullnetin e qytetarëve, por këto janë të gjithë përpjekje të kota pasi situata është shumë e qartë dhe shumë e thjeshtë. Kandidatët e listës së PS në Durrës, 40% prej të cilëve janë të implikuar në dosje kriminale, e kanë të pamundur të dalin në terren e të përballen me qytetarët. Këto zgjedhje mjetet e vetme që kanë Rilindasit janë dhuna (siç pamë në Kavajë apo në shtabet e tyre) dhe propaganda (siç kemi parë me prezantimin e projekteve në 3D si pjesë e fushatës pasi arritje të mirëfillta në 8 vjet nuk kanë).

Vlen të theksohet se PD ka marrë çdo masë për mbrojtjen e votës dhe për garantimin e një procesi të saktë dhe transparent. Ndryshimi është i pandalshëm dhe këtë e ka të qartë çdo qytetar.”

LEXO EDHE:  Elvana Gjata apo Enca?/ Ermal Mamaqi zgjedh mes këngëtareve: Ka qenë në zemrën time

Çfarë do të ndryshojë PD në Durrës?

Durrësi do të jetë qytet përfitues i programit të PD për Ekonominë dhe për Turizmin. Bizneset në Durrës, pa asnjë mbështetje nga Qeveria, kanë arritur të kthejnë hotelet apo restorantet e tyre në destinacione. Pas 25 Prillit, turizmi do të jetë prioritet kombëtar duke qenë se Shqipëria ka potencial të pamasë në këtë sektor.

Mbështetja për turizmin dhe lehtësimi i klimës së biznesit do të bëjnë të mundur zhvillimin e këtij sektori kaq të rëndësishëm për qytetin tonë bregdetar.

Përshembull, PD do të garantojë dyfishimin e numrit të të punësuarve në turizëm. Gjithashtu, do të ketë një rritje vjetore 15% të industrisë së turizmit si edhe bashkëpunim me institucione europiane për trajnime dhe rritje të kapaciteteve në sektor.

Përveç programit për turizmin, programi për ekonominë sigurisht do të ndikojë çdo individ dhe çdo biznes të çfarëdo madhësie në qytet. Mbështetje e veçantë do të ketë edhe për nxënësit e të gjithë kategorive siç kemi diskutuar në prezantimet e programeve.

Angazhimet e programit janë serioze dhe absolutisht të mundshme, por ç’është më esenciale, PD do të kthejë shtetin në shërbim të qytetarëve. Pas 25 Prillit do të marrë fund nëpërkëmbja, abuzimi dhe papërgjegjshmëria./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Vendimi për zgjedhje të parakohshme në PD nuk u konsultua”/ Nishani: Tentativë për manipulim

Publikuar

-

Nga

“Vendimi për zgjedhje të parakohshme në PD nuk u konsultua”/ Nishani: Tentativë për manipulim

Ish-presidenti Bujar Bishani dhe kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Bujar Nishani, ka deklaruar se vendimi për të shkuar në zgjedhje të parakohshme për kryetarin e ri nuk u konsultua me demokratët.

Nishani tha në emisionin “5 pyetje nga Babaramo” se qartazi duket se ka një tentativë për manipulim të procesit të zgjedhjes së kryetarit të ri të PD-së.

Nishani deklaroi se procesi  është i imponuar dhe sipas tij tregon se kjo është bërë për t’i ikur përgjegjësisë reale të analizës së zgjedhjeve që solli humbjen PD.

“Mbledhja e Këshillit ishte e nevojshme, pas procesit zgjedhor është vendi ku mund të merren vendimet më të rëndësishme të PD. Çështjet që u vunë në diskutim ishin të pakonsultuara. Ishte me faktin vendimi për të shkuar në zgjedhje të parakohshme për kryetarin e PD, duke imponuar një proces i cili është i parakohshëm, por duket qartazi që ka një tentative manipulimi të theksuar dhe për t’i ikur përgjegjësisë reale të analizës së zgjedhjeve. 

LEXO EDHE:  Fatos Hoxha: PD drejt shpërbërjes, shkarkimet kamuflim i dyshes Berisha-Basha për t’i ikur fajit së humbjes

LEXO EDHE:  Ekskluzive-Plas “lufta” në Kryesinë e PD/Çfarë po ndodh, detaje

PD ka dalë e humbur nga zgjedhjet e 25 prillit. Për shkak të pritshmërive që kishte PD, ka krijuar dhe ka përcjellë një situatë drame të anës psikologjike, një zhgënjim të strukturave të PD, ka sjellë një kauz brenda strukturës organizative dhe jetës së PD, ka paqartësi të plota tek opinioni publik. Ajo që duhej në këtë moment ishte që Këshilli Kombëtar duhej të ishte mbledhur të të përcaktonte objektivat emergjent të adresimit të situatës”, nënvizoi ish-presidenti./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Duma i tregon Bashës si mundet Edi Rama

Publikuar

-

Nga

Deputetja e zgjedhur e PD, Grida Duma, ishte e ftuar mbrëmjen e sotme në Syri tv, ku deklaroi ku u pyet nëse beson që Lulzim Basha do ta mundë ndonjëherë Edi Ramën.

Duma tha se pasi të kenë fitusr besimin tek publiku Basha mundet plotësisht.

‘Besoj që ai mundet.  Trajektorja e kësaj rruge ka qenë e gjatë. Ka qenë me eksperienca nga të cilat automatikisht duhet të mësojmë dhe duhet të përmirësohemi në një lloj perfeksionimi të situatës. Nëse kemi marrë vendimin që të mos përdorim mjetet e paduhura drejt pushtetit, gjithçka që i duhet Lulzim Bashës dhe çdo korpusi të lartë të PD, të forcojë me mjetet e forta që ka dhe të mos të bëjë më çështje ekuilibrash, balancash, qokash.

Parimet e duhura që ka ndjekur të bashkohen me mjetet e duhura dhe me një organizim supereficent. Nëse do ta bëjmë këtë pasi e kemi fituar besimin te publiku unë them që po mundet plotësisht, dhe këtë nuk e them me patetizëm partiak.’

Nuk kam asnjë iluzion ndryshe për Edi Rama, Unë kërkoj një mirëkuptim. Unë mund të kem sugjerimet e mia për formulën e bërë. Ne nuk duhet të jemi me më formulën përbashkuese, por me formulën përbashkuese që bën eficencën e madhe. Herë pas here ne kemi qenë më shumë luajal se eficente.’/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Mentor Kikia: PD-ja duhet të zbresë që tani në terren për zgjedhjet e ardhshme

Publikuar

-

Nga

Mentor Kikia: PD-ja duhet të zbresë që tani në terren për zgjedhjet e ardhshme

Gazetari Mentor Kikia shpjegoi në “Ilva Now” se si duhet të veprojë Partia Demokratike që tani e tutje sipas tij, në mënyrë që të ketë një rezultat më të mirë në zgjedhjet e ardhshme.

Z. Kikia tha për PD-në se duhet të dalë që tani në terren për zgjedhjet e ardhshme, si edhe të gjejë një udhëheqës dhe një strukturë organizative e cila do të jetë e aftë për t’u përballur me Partinë Socialiste.

“Nëse ne themi se PS duhet mundur me frymë, unë mendoj se PD në këto zgjedhje, më shumë kishte frymë se sa kishte kalkulime konkrete. Duhet një PD që të zbresë në terren që tani për zgjedhjet e ardhshme dhe jo dy muaj para zgjedhjeve. PD-ja duhet të gjejë një udhëheqës dhe një strukturë organizative që të përballet me PS-në”, u shpreh z. Kikia.

“PD-ja duhet të zbresë në terren dhe të organizojë zgjedhjet e ardhshme dhe të mos ecë me idenë se na ka ardhur radha dhe do të dalim dy muaj para”, shtoi ai.

Mentor Kikia tha se në Shqipëri pritet që Partia Demokratike të jetë një model i demokracisë, mirëpo sipas z. Kikia në një vend ku sipas tij demokracia nuk është ende në nivelin e duhur, një parti nuk mund të përbëjë model të demokracisë.

LEXO EDHE:  Basha dhe zyra e shtypit në PD tallen me Sekretarin e Përgjithshëm dhe dy nënkryetarët

LEXO EDHE:  Rasti i Manjola Cakonit/ Rama: Ata që humbën nuk ua kthej dot, nuk e kam braktisur

“Po i kërkojmë PD-së që të jetë shkolla e demokracisë në Evropë. Unë mendoj që përpara se të jetë modeli i demokracisë, ku ta gjejmë të jetë, por s’mund të jetë një parti e veçantë modeli i demokracisë, në një shoqëri ku demokracia është shumë çalamane”, tha Mentor Kikia.

Sipas z. Kikia, PD-ja duhet të pranojë humbjen pasi rezultati i zgjedhjeve nuk do të ndryshojë, por megjithatë duhet ta çojë deri në fund procesin e kallëzimeve, në mënyrë që të vendoset drejtësi.

“Nuk ka çfarë t’i pranojë më humbjes, humbja ka mbaruar. Procesi i kallëzimeve dhe i ndjekjeve duhet të vazhdojë deri në votën e fundit dhe kjo nuk ka pikë dyshime. Thjesht do të bëhet drejtësi, nëse do të bëhet ai rezultat zgjedhjesh nuk do të  tjetërsohet”, u shpreh z. Kikia./euronews

LEXO TE PLOTE