Connect with Us

Klubi i njohur i Bundesligës interesohet për Klaus Gjasulën

BundesLiga

Klubi i njohur i Bundesligës interesohet për Klaus Gjasulën

Publikuar

-

Frankfurti, i renditur në vend të katërt në Gjermani, është vënë pas Klaus Gjasulës. Mediat gjermane bëjnë me dije se “Gladiatori” i Kombëtares është një ndër emrat që shihet me kujdes dhe për të cilin raportohet të kenë nisur negociatat për një mundësi transferimi në përfundim të këtij sezoni.

Klaus Gjasula është nën kontratë me Hamburgun edhe për sezonin e ardhshëm, deri në verën e vitit 2022, skuadër e cila është ndër pretendentët për të siguruar një biletë në Bundesligën 1 për sezonin e ardhshëm. Mirëpo, pavarësisht rezultateve të këtij sezoni, për mesfushorin kuqezi duket se e ardhmja do të jetë elita e futbollit Gjermani dhe ndoshta ajo europiane.

Së fundmi bëhet me dije se Frankfurti kërkon shërbimet e Gjasulës për edicionin e ardhshëm, si përforcim për vetë eksperiencën që ka. Për Gjasulën do të ishte sezoni i dytë në Bundesligë, pas atij me Paderbornin.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

BundesLiga

Trembet Interi, Bayerni hidhet në sulm për Hakimin

Publikuar

-

Nga

Ashraf Hakimi bëri një kampionatin perfekt me Interin. Në fundjavën e kaluar ai dhe klubi zikaltër u shpallën kampionët e Serisë A për sezonin aktual.

Ish-lojtari i Borusias së Dortmundit ishte një nga protagonistët kryesorë me shtatë gola dhe gjashtë asiste për Interin, duke patur një meritë të madhe në fitimin e titullit.

Pas vetëm një viti, mbrojtësi i shpejtë mund të largohet nga Milano, sepse me sa duket Bajerni Mynihut po e mendon seriozisht një transferim të tijin në Gjermani. Të paktën kështu raporton “Münchner Zeitung tz”.

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

“Klubi dhe tifozët do të jenë gjithmonë në zemrën time”, mesfushori largohet nga Bajerni pas 9 sezonesh

Publikuar

-

Nga

Nëpërmjet një postimi në ‘’Twitter’’, Bajern Mynih ka zyrtarizuar se këtë verë do të shkëpusë marrëdhëniet me mesfushorin spanjoll Javier Martinez, pas 9 sezonesh si futbollist i bavarezëve.

Mesfushori u bashkua me Bajernin në verën e vitit 2012 nga skuadra spanjolle e Atletiko Bilbaos për shifrën rekord 45 milion euro në atë kohë. Martinez ishte një ndër lojtarët kyç të mesfushës në vitet e para si bavarez duke fituar shumë trofe ndër to dhe Ligën e Kampionëve. Ndërkohe për largimin reagoi dhe vetë lojtari duke u shprehur:

‘’Unë jetoj për këtë klub, gjithmonë dhashë gjithçka për të dhe jam shumë i lumtur që fituam shumë trofe së bashku. Bajerni dhe tifozët e saj do të jenë gjithmonë në jetën time’’, shkruan Javi Martinez.

 

 

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

E ardhmja e Flick, gazeta prestigjoze zbulon: Do të zyrtarizohet te…

Publikuar

-

Nga

Hans Dieter Flick po jeton ditët e fundit si trajner i Bayernit. Tekniku në fund të sezonit do të jetë i lirë dhe në pritje të ofertave të reja, pas ndërprejes së bashkëpunimit me kampionët gjerman në qershor. Sipas Sport1, ai do zyrtarizohet te Gjermania, si zëvendësues i Joachim Low.

Kalimi te Tottenham apo te ndonjë ekip tjetër bie poshtë automatikisht, me fokusin që do jetë te Kombëtarja e Panzerave.

Burime të pakonfirmuara bëjnë me dije një lajm të tillë, teksa ai që do e thotë fjalën e fundit do jetë vet Hans Dieter Flick. Flick ka qënë një nga arsyet e sukseseve që ka arritur Bayerni gjtihë këto vite, jo vetëm në kampionat, por edhe në arenën Europiane.

LEXO TE PLOTE