LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Karantina e detyruar për emigrantët/ Manastirliu: Vendim i pastër teknik

20 Prill 2021, 21:07, Politikë CNA
Karantina e detyruar për emigrantët/ Manastirliu: Vendim i pastër

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e ka konsideruar si vendim të pastër teknik karantinë dy javore për shtetasit që hyjnë nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut në vendin tonë.

E ftuar në  ?Real Story? ajo tha se vendimi për karantinën nuk është mbyllje kufijsh, por vendosja në karantinë për t?u siguruar që të mos ketë rritje numrash.

?Vendimi i marrë është një vendim i pastër teknik, i bazuar në incidencën e rasteve duke filluar nga muaji i fundit, duke parë incidencën e rasteve të reja në të dy vendet, në Greqi dhe në Maqedoninë e Veriut dhe duke vlerësuar dhe duke gjithmonë pararendur atë që mund të ndodhë pas 2-3 javësh.

Ju e dini se çfarë ndikimi kanë pashkët në të gjithë situatën e epidemisë. Siç kanë qenë Krishtlindjet që na dhanë efekte shumë të mëdha në rritjen e rasteve. Vendimi për karantinën 2-javore nuk është mbyllje kufijsh, është lëvizje e kontrolluar e qytetarëve.

Vendimet e komitetit teknik të ekspertëve merren mbi baza dinamike dhe ne shqyrtojmë mbi baza ditore ecurinë jo vetëm të situatës epidemiologjike në Shqipëri, por në të gjitha vendet, sidomos në vendet përreth, të rajonit.

Të jeni të bindur se nëse do të shohim ose do të vërejmë një situatë e cila mund të sjellë një situatë të pakontrolluar në raport me situatën epidemiologjike do marrim vendimin më të drejtë që i shërben mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve. Ka qenë thjesht një vendim teknik në raport me situatën sot. Nëse do kemi një zhvillim të mëtejshëm, se mund të ketë edhe një ulje të incidencës në Maqedoninë e Veriut, mund të ketë dhe një ulje të rasteve, kjo nuk do të thotë që të mos merret një vendim ku të lirohet masa e karantinës. Ky është një vendim dinamik. Sot është kështu sepse duam të ruajmë këto parametra që kemi, duam ta ruajmë situatën e kontrolluar. Është mbrojtje e jetës së shqiptarëve?, tha ministrja./CNA.al

Lajmet e fundit nga