LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kapriçot e motit/ Si parashikohen temperaturat për ditën e nesërme

20 Prill 2021, 17:21, Sociale CNA
Kapriçot e motit/ Si parashikohen temperaturat për ditën e

Ditët e fundit një mot i paqëndrueshëm pranveror ka përfshirë vendin.

Po kështu edhe ditën e mërkurë parashikohet të qarkullojnë masa ajrore relativisht të paqëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik, moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare. Këto vranësira në mesditë do të pasohen nga reshje të dobëta e të përkohshme shiu, kryesisht në lindje.

Era, do të fryjë nga kuadrati i jugut e lehtë e lokalisht mesatare në bregdet, shoqëruar me dallgëzim në det të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore 1°C deri në 13°C

zonat e ulëta 3°C deri në 18°C

zonat bregdetare 5°C deri në 18°C./ CNA.al

Lajmet e fundit nga