Connect with Us

Indeksi i 2021/ Shqipëria humb 15 vende në tërheqjen për investime

Politikë

Indeksi i 2021/ Shqipëria humb 15 vende në tërheqjen për investime

Publikuar

-

Indeksi Global i Mundësive 2021 e rendit Shqipërinë të 78-n në botë për tërheqje investimesh dhe njëkohësisht, ndër shtetet me luhatjen më të madhe në 1 vit.

Vendi ynë ka humbur 15 vende nga 2020 në 2021, sipas treguesve të studiuar, ku regres më të lartë ka parë në shërbime financiare.

Në këndvështrim rajonal, Mali i Zi, Maqedonia dhe më pas Serbia kryesojnë në listë, të cilat kanë parë një performacë të mirë në tregues si perceptimi i biznesit dhe bazat ekonomikë.

Indeksi Global i Mundësive vlerëson tërheqjen e vendeve për investitorët ndërkombëtarë duke përdorur një kombinim të faktorëve ekonomikë, financiarë, institucionalë dhe rregullatorë. Këta faktorë ndahen në pesë kategoritë e mëposhtme:

Perceptimi i Biznesit mat kufizimet me të cilat përballen bizneset dhe lehtësinë e bizneseve për të zgjidhur mosmarrëveshjet.
Bazat Ekonomike matin opinionin makroekonomik të një vendi, talentin e fuqisë punëtore dhe potencialin për inovacion dhe zhvillim në të ardhmen.
Shërbimet Financiare matin thellësinë dhe gjerësinë e aksesit të një vendi në shërbimet financiare.
Korniza Institucionale vlerëson shkallën në të cilën institucionet e një vendi ndihmojnë ose pengojnë aktivitetin e biznesit.
Standardet dhe Politika Ndërkombëtare vlerëson se sa i integruar është një vend në bashkësinë ndërkombëtare dhe gjasat që ato të jenë në përputhje me standardet ndërkombëtare.
Përkatësisht, Shqipëria renditet e 99-ta në shërbime financiare, e 85 në korniza institucionale dhe me përmirësim të lehtë në perceptimi i biznesit në të cilin renditet e 61-ta në botë.

Harta interaktive u jep përdoruesve aftësinë për të krahasuar se si një vend performon në nivelin e kategorisë me shtetet e tjera fqinje – përcaktuar nga rajoni gjeografik dhe niveli i të ardhurave.

LEXO EDHE:  Hapja e fushatave elektorale të PS-PD/ Spahiu: Vetëm Shqipëria shkel rregullat, Basha përfundoi në...

Harta, e krijuar nga Milken Insitute, gjithashtu përfshin të dhëna historike të Indeksit të Mundësive Globale, duke u dhënë përdoruesve aftësinë për të ndjekur performancën e një vendi / rajoni gjatë pesë viteve të fundit (2017-2021). Ndërsa variablat kanë ndryshuar me kalimin e kohës për të ndjekur pritshmëritë e komunitetit të investitorëve, qëllimi themelor i renditjes ka mbetur i njëjtë./Monitor

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

I shkarkuar nga Kuvendi/ Meta hakmerret, nis turin e kthimit të ligjeve

Publikuar

-

Nga

Meta ngre shqetësimin e zbrazjes së Shqipërisë/ ‘Një fatkeqësi kombëtare! Të merren masa sa nuk është vonë’

Brenda dy ditësh, Presidenti Ilir Meta ka rikthyer dy ligje pas në Kuvend.  Dje, ktheu ligjin për të huajt dhe sot njofton se ka kthyer Ligjin për buxhetin.

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar, kthimin në Kuvend të ligjit nr. 86/2021 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 25, datë 22.6.2021, i Këshillit të Ministrave “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9936, datë 26.6.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, për rishqyrtim.

Sipas Metës, akti normativ miratuar me ligjin nr. 86/2021, në nenet 1 dhe 2 të tij, bien ndesh me parimet e ligjit themeltar të shtetit dhe rrezikon qëndrueshmërinë financiare të vendit.

Ky ndryshim i ligjit bazë, sipas arsyetimit të nismëtarëve, është sjellë si domosdoshmëri me qëllim adresimin e çështjes:

–  së ofrimit të fleksibilitetit të domosdoshëm të manovrimit të buxhetit të shtetit si instrument kryesor stabilizues dhe nxitës të rritjes ekonomike, si dhe

– të ofrimit të kredibilitetit të qëndrueshmërisë së financave publike.

 Por në realitet, Akti Normativ i miratuar nuk influencon në mënyrë të drejtpërdrejtë vetëm çështjet e synuara nga Qeveria. Përkundrazi, kjo vendimmarrje ka një fushë veprimi dhe ndikimi më të gjerë për arsye se:

 Së pari, nëpërmjet ndryshimeve të miratura në Aktin Normativ nuk preken vetem parimet qe lidhen me qëndrueshmërinë e borxhit, si dhe të kufirit të defiçitit buxhetor, por nuk arrihen të zbatohen të gjitha parimet e parashikuara në nenin 4/1 të Ligjit Organik te Buxhetit (LOB), pikërisht të përdorimit të të ardhurave nga privatizimi për uljen e borxhit publik, si dhe parimin e displinimit të ndryshimit të ligjeve fiskale.

 Së dyti, ndryshimet e miratuara do të sjellin rrezikun real të lartë të rritjes së mëtejshme të borxhit publik, dhe të mos respektimit të disiplinës financiare për administrimin fiskal si në drejtim të burimeve, ashtu edhe në drejtim të shpenzimeve publike.

 Duke patur në konsideratë edhe raportet zyrtare të institucioneve financiare ndërkombëtare të cilat operojnë, asistojnë dhe monitorojnë vendimmarrjet ekonomike si, FMN e Banka Botërore, lidhur me masat fiskale të ndërmarra nga Qeveria me qëllim rimëkëmbjen ekonomike dhe sociale të vendit nga pasojat e tërmetit të nëntorit të vitit 2019 dhe të Covid-19, vendi ynë kuotohet pikërisht në vendet e fundit, me një nivel shumë më të ulët të mbështetjes fiskale krahasuar me vendet e rajonit.

 Qëndrimi i Presidentit të Republikës për vendimmarrje më cilësore dhe rialokimet e fondeve me qëllim krijimin dhe përballimin e pasojave ekonomike të prodhuara nga fatkeqësitë natyrore kanë qenë të adresuara në mënyrë të përsëritur si në adresë të Qeverisë, por edhe Kuvendit.

 Lidhur me argumentin se ndryshimet e miratuara me Aktin Normativ ofrojnë  fleksibilitet të domosdoshëm të manovrimit të buxhetit të shtetit si instrument kryesor stabilizues dhe nxitës të rritjes ekonomike, në realitet, Akti Normativ nëpërmjet ndryshimeve të miratuara, sjell efektin e drejtpërdrejtë në rritjen e shpenzimeve publike kryesisht nëpërmjet rritjes së investimeve si “stimul për nxitjen ekonomike”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

LEXO EDHE:  “Zoti e bekoftë Shqipërinë”/ Mike Pompeo: Është nder për tolerancën që ka, i ofroi strehë hebrenjve

LEXO EDHE:  “Zoti e bekoftë Shqipërinë”/ Mike Pompeo: Është nder për tolerancën që ka, i ofroi strehë hebrenjve

Kujtojmë se Kuvendi i Shqipërisë, në seancën plenare të datës 01 korrik 2021, ka miratuar ndër të tjera edhe ligjin nr. 86/2021 “Për miratimin e Aktit Normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 25, datë 22.6.2021, i Këshillit të Ministrave “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9936, datë 26.6.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

SPAK nis hetimet për shembjen e Teatrit

Publikuar

-

Nga

Meta nuk heq dorë nga Teatri/ Presidenca kërkon shtyrje e thirrje të dëshmitarëve, çfarë ndodhi sot në seancë

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar këtë të mërkurë ka bërë me dije se ka nisur hetimet për shembjen e Teatrit.

SPAK përmes një shkrese dërguar sekretarit për çështjet ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjatës ka konfirmuar nisjen e hetimeve, shkruan abc news.

 “Ky procedim penal është në fazën e hetimeve paraprake dhe organi i akuzës është duke kryer veprime hetimore të plota dhe të gjithë anshme. Për shkak të detyrimit ligjor të ruajtjes së sekretit hetimor, në këtë fazë të hetimeve paraprake, nuk mund t’ju informoj në lidhje me veprimet hetimore konkrete të kryera nga ana e prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”, thuhet në deklaratën e SPAK.

Godina e Teatrit Kombëtar u shemb të dielën në 17 maj të 2020 në orët e para të mëngjesit. Aksioni i IMT u ndihmua nga forca të shumta policie, të cilat përdorën dhe dhunën për të nxjerr protestuesit nga godina. Pas shembjes së godinës së teatrit nisën protesta dhe rezistencë nga Aleanca për Mbrojtjen e teatrit të cilat janë mbështetur dhe nga opozita./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Yuri Kim paralajmëron bashkëqeverisjen  Rama-Basha/ Apeli i diplomates amerikane

Publikuar

-

Nga

Lista 2021/ 10 njerëzit më të pushtetshëm në Shqipëri

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, me anë të një editoriali ka paralajmëruar bashkëqeverisjen Rama-Basha.

Teksa u ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD-së Lulzim Basha që të pastrojnë listat nga të inkriminuarit para se të hyjnë në Kuvend, ka bërë apel edhe për bashkëpunim.

Presim me kënaqësi ta shohim parlamentin të rikthehet me pjesëmarrje të plotë në mënyrë që shqiptarët nga i gjithë spektri politik të jenë të përfaqësuar. Nxisim udhëheqësit nga të gjitha krahët që të kthehen me vendosmëri të ripërtërirë për të punuar fort në emër të popullit shqiptar. Kjo do të kërkojë ndryshim, vizion si dhe udhëheqësi të vërtetë për të çrrënjosur krimin dhe korrupsionin në mënyrë që secili të ketë një mundësi të drejtë dhe një të ardhme më të mirë. Do të kërkojë që Edi Rama, Lulzim Basha, si dhe udhëheqës të tjerë të kontrollojnë listat edhe njëherë për t’u siguruar që kur të kthehen në parlament, njerëzit të mund të jenë krenarë për përfaqësuesit e tyre”, shkruan Kim.

LEXO EDHE:  Kostot e jetesës në 2018/ Shqipëria sa 61% e mesatares botërore

Më tej diplomatja amerikane ka apeluar palët të ngrihen mbi interesat e tyre partiake dhe të arrijnë një kompromis bashkëpunimi.

LEXO EDHE:  Kostot e jetesës në 2018/ Shqipëria sa 61% e mesatares botërore

Po ashtu, do të kërkojë që palët të ngrihen mbi interesat e tyre partiake dhe të gjejnë mënyrën për të arritur kompromis dhe për të bashkëpunuar me njëri-tjetrin për një kauzë më të lartë, për të ardhmen e Shqipërisë”, shkruan ndër të tjera Kim./CNA.al

LEXO TE PLOTE