LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Deklarata e Vuçiç kundër Bashës/ Rama: Ishte kurth, mori hak ndaj meje

20 Prill 2021, 20:32, Politikë CNA
Deklarata e Vuçiç kundër Bashës/ Rama: Ishte kurth, mori

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar lidhur me qëndrimet publike të Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç, i cili pretendon se pas Lulzim Bashës qëndron ish-kryeministri Sali Berisha.

Rama tha në Euronews Albania se kjo deklaratë ishte një hakmarrje ndaj tij për aeroportin e Kukësit.

Kreu i qeverisë pretendon se Vuçiç tentoi të fuste në kurth për shqiptarët e Kosovës që ata ta shohin si hero Bashën.

?I dha një pilulë atyre për të marrë një hak të vogël ndaj meje për aeroportin e Kukësit dhe atë ekspozitën atje. E kanë bërë shpesh ata nga Beogradi, identifikimin e njerëzve që i venë më për shtat politikës së tyre si më ekstremiste dhe i stimulojnë. Dhe ata në Kosovë thonë, meqë e shau Vuçiç atë, ai është heroi?, theksoi Rama./ CNA.al

Lajmet e fundit nga