Connect with Us

Braimllari zbulon “sikletin” e Veliajt/ “Është në hall të madh”

Politikë

Braimllari zbulon “sikletin” e Veliajt/ “Është në hall të madh”

Publikuar

-

“Nuk paguajmë lekë për emigrantët!” / Braimllari “masakron” Beqajn: Njëri i korruptuar deri në palcë, duhet të ishe në burg!

Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari ka komentuar sistemin e patronazhimit të Partisë Socialiste.

Braimllari tha në emisionin ‘Opinion’ se LSI ka një strukturë tjetër e bazuar tek të rinjtë.

Teksa komentoi deklaratat e kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, Braimllari tha se ai është në hall të madh pasi në vend që të kryejë detyrën e kryebashkiakut të Tiranës e kanë spostuar në kryetar të Bashkisë së Kavajës.

Gjithmonë të rinjtë që kanë marrë pjesë në votime, mbi 80% kanë qenë që kanë votuar Lëvizjen Socialiste për Integrim. Të gjitha strukturat e LSI-së, nga Tirana në të gjithë Shqipërinë, janë struktura të reja, me vajza dhe djem të rinj, energjikë, të arsimuar ekselentë e të tjera me radhë. Pikërisht kjo filozofi, kjo energji pozitive që LSI-ja ka në terren, kjo forcë e cila është e jashtëzakonshme, për një arsye: për të shkatërruar monopolin e politikës së vjetër. Ndaj ndihet në siklet ai qesharaku i Tiranës.

E di çfarë bëri Erion Veliaj në 2015? Unë drejtoja shtabin e Tiranës. Merrte në telefon në 3 të mëngjesit aman të lutem shko pak në Zall Herr se kam merak LSI-në atje se ça po bën, po punon apo jo. Pra, ku është meraku i këtij. Ky është qesharak dhe keni për ta parë më 25 prill sesi do të shkatërrohet më 25 prill Erion Veliaj e të gjithë të tjerët me radhë. Ai vërtetë ka një merak, e kuptoj se është në siklet të madh. Sepse e kanë spostuar nga kryetar i Bashkisë së Tiranës në kryetar të Bashkisë së Kavajës, ky është meraku i tij”, theksoi ai./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Kërkesa e PD për rivotim/ Kume: Janë zero shanset që KAS t’i japë të drejtë

Publikuar

-

Nga

Kërkesa e PD për rivotim/ Kume: Janë zero shanset që KAS t’i japë të drejtë

Ish-kreu i KQZ-së, Kristaq Kume ka komentuar mbi kërkesën e Partisë Demokratike për rivotim në 9 qarqet e vendit dhe shton se shanset që KAS ti japë të drejtë janë zero. Më tej, ai u shpreh se vota e pavlefshme nuk është shkelje ligjore.

Në një intervistë për Open, Kume theksoi se duhet ti referohet kodit zgjedhor për të shpallur pavlefshmërinë e zgjedhjeve.

LEXO EDHE:  “Veliaj përpiqet të pastrojë pislliqet e shefit”/ Tabaku: Nuk do shpëtojnë nga përgjegjësia për inceneratorët

LEXO EDHE:  A e ke përgatitur fjalimin e humbjes?/ Gazetari "zë ngushtë" Bashën

“KAS as ka për t’ju referuar fare kësaj, se që të përsëriten zgjedhjet duhet shkelje ligjore, vota e pavlefshme nuk është shkelje ligjore, por le ta supozojmë se është, çfarë ka efekti ka.

Duhet t’i referohemi asaj çfarë parashikon kodi zgjedhor për pavlefshmëri, por duhet të kemi kemi shkelje ligjore”, u shpreh ai./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Pse PD nuk kërkoi rivotim në Dibër?/ Alibeaj shpjegon arsyet

Publikuar

-

Nga

Pse PD nuk kërkoi rivotim në Dibër/ Aliebeaj shpjegon arsyet

Ish deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj ka sqaruar se përse Partia Demokratike nuk ka kërkuar rivotim në qarkun e Dibrës. Ai u shpreh se  do të duheshin 15 mijë vota për të marrë  një mandat tjetër në atë qark dhe nuk janë aq vota të pavlefshme.

Në një intervistë për Open, Alibeaj shtoi se  në Fier edhe pse numri i votave të pavlefshme ishte më i vogël, atje do të duheshin më pak vota për një mandat dhe prandaj është pjesë e listët së qarqeve që PD ka kërkuar rivotim.

“Po marr Fierin është deklaruar këto shifra, 9 6 dhe 1. të pavlefshme 9 mijë e 300 vota për shkak të faktit se kas e bëri me shifra askush. a nuk kam të drejtë që kjo shkelje e madhe lidhore që iu është mohuar e drejta e votës, ata janë ngritur ditën e dielë shkuan për të votuar dhe për shkak të trukut të KAS për të vendosur. Në bazë të formulës masa dhe ndikimi, nga mandati i tretë tek i katërti do më duheshin 15 mijë vota dhe nuk janë aq të pavlefshme”, u shpreh ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Nuk shoh rrezik”/ Rama: Jemi mëse gati për të hyrë në rrugën e negociatave

Publikuar

-

Nga

"Nuk shoh rrezik"/ Rama: Jemi më se gati për të hyrë në rrugën e negociatave

Kryeministri Edi Rama ka folur për vendet skeptike që nuk po i japin Shqipërisë dritën jeshile për anëtarësimin në BE.

Rama tha se nuk sheh ndonjë rrezik të menjëhershëm për integrimin, pasi theksoi se shqiptarët janë shumë fanatikë për perëndimin dhe për Bashkimin Evropian

Duke mos qenë plotësisht i integruar në Bashkimin Evropian, Ballkani Perëndimor mbetet një zonë gri që ofron tërheqje dhe shanse për aktorët e tjerë, për aktorët e tretë që nuk kanë të njëjtin qëndrim dashamirës dhe të njëjtat vlera dhe parime që Bashkimi Evropian ofron. Dhe për Shqipërinë, nuk shoh ndonjë rrezik të menjëhershëm sepse shqiptarët janë shumë fanatikë për perëndimin dhe për Bashkimin Evropian, vendet e tjera pak a shumë kanë shumë më shumë për t’u marrë me këto ndikime nga aktorë të tjerë”, u shpreh ai për Euronews Albania.

Teksa u pyet nëse vendi jonë ka bërë përparim lidhur me kushtet për integrimin, kreu i qeverisë deklaroi Shqipëria është gati për të hyrë në rrugën e plotë të negociatave.

LEXO EDHE:  Dy dokumentet e ortakërisë së Ben Blushit dhe Vjollca Hoxhës me inceneratorët

LEXO EDHE:  Akuzat për privatizimin e Kompleksit Partizani/ Malltezi hedh në gjyq për shpifje Carlo Bolinon

Ka një ndryshim të madh midis anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe hyrjes në rrugën e plotë të negociatave, sepse siç jemi sot nuk jemi gati të jemi anëtarë, pa dyshim. Por sikurse jemi sot, ne jemi mëse gati për të hyrë në rrugën e plotë të negociatave dhe është këtu ku qëndrojnë pikat kontradiktore dhe ku Evropa po tregohet dritëshkurtër dhe disi edhe hipokrite, sepse Shqipëria meriton të hyjë në rrugën e plotë të negociatave.

Unë mendoj se njerëzit në Shqipëri e kanë ndjesi të qartë se puna nuk ka mbaruar. Mandati i tretë është një mandat i qartë për të përfunduar punën. Nuk është shpërblimi për një punë që tashmë ishte përfunduar”, nënvizoi kryeministri./ CNA.al

LEXO TE PLOTE