Connect with Us

“Bashkëpunëtorët e Ramës janë shpërndarë si skifterë”/ Igli Cara ngre shqetësimin për shit-blerjen e votave

Politikë

“Bashkëpunëtorët e Ramës janë shpërndarë si skifterë”/ Igli Cara ngre shqetësimin për shit-blerjen e votave

Publikuar

-

Kandidati për deputet i PD-së në qytetin e Durrësit Igli Cara ka folur për zgjedhjet e 25 Prillit ku u tha se ka pasur tentative për shit-blerjen e votës. Në një intervistë për CNA.al ai shprehi shqetësimin për emrat problematik në listat e kandidatëve që sipas tij do të thotë se ka blerje vote. Kandidati theksoi se qytetarët janë të vendosur të tregojnë pushtetin e tyre se duan një qeveri që tju shërbejë.

“Tentativa ka, por ortekun qytetar kundër qeverisë hajdute të Ramës nuk ka gjë që e ndal. Ambasadorja amerikane Yuri Kim tha se në listat e kandidatëve kishte ende emra shqetësues, dhe ne të gjithë e dimë se cilët janë ata dhe se kujt kampi politik i përkasin.

Kjo do të thotë se tentativa për blerje vote ka. Në Durrës, administrata dhe bashkëpunëtorët e Ramës në vjedhje janë shpërndarë si skifterët, veçanërisht në zonat e varfëra periferike të qytetit, për të blerë vota dhe manipuluar zgjedhjet. Jam i sigurt se nuk do t’ia dalin dot. Qytetarët janë të vendosur të tregojnë pushtetin e tyre, të vendosur për të dëshmuar se ne të gjithë duam një qeveri që të na shërbejë, se duam të jetojmë këtu dhe duam të jetojmë më mire”, u shpreh Cara.

Sipas kandidatit, është turp që kryeministri Edi Rama merret me opozitën dhe nuk merret me tetë vitet e qeverisjes së tij. Gjithashtu Cara theksoi se Rama ka dashur ti frikësojë qytetarët duke thënë se pas tij nuk do të ketë vaksina kundër Covid dhe rindërtim nga tërmeti. Ai shtoi se fushata e PD-së ka në thelb mbështetjen e qytetarëve për të punuar për përmirësimin e jetës së tyre.

LEXO EDHE:  “Edhe objektet kanë më shumë karakter se Basha”/ Rama: S’është lider si Berisha

“Rama nuk merret me tetë vitet e qeverisjes së tij, por merret me opozitën, me PD dhe me liderët politikë të saj. Është e turpshme për atë dhe fyese për qytetarët. Madje, ka edhe pafytyrësinë t’i frikësojë qytetarët, duke thënë se pas tij nuk do ketë as vaksina kundër COVID-19 dhe as rindërtim për dëmet e tërmetit. Ne e dimë mirë se vendet mike vaksinat i japin për popullin shqiptar dhe jo për Ramën. Në fakt, BE dhe SHBA mezi presin ndryshimin, mezi presin qeverinë e PD, që ndihma e tyre të jetë edhe më domethënëse.

Është mungesa e bilancit dhe llogaridhënies nga ana e qeverisë së Ramës dhe mungesa e një platforme qeverisë të PS që e kanë bërë të pazakontë klimën e kësaj fushate elektorale. Rama nuk ka bërë asnjë punë të mirë, vetëm sa ka vjedhur, prandaj edhe nuk bën bilanc dhe nuk jep llogari. PD, ndërkohë, ka qytetarët në qendër të vëmendjes. Fushata elektorale e PD ka në thelb besimin e ndërsjellë dhe mbështetjen e qytetarëve për të punuar për përmirësimin e jetës së tyre”– u shpreh Cara./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ankimimi për zgjedhjet/ Paloka: Skam besim te institucionet

Publikuar

-

Nga

Ankimimi për zgjedhjet/ Paloka: Skam besim te institucionet

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka, është mosbesues ndaj institucioneve që do të shqyrtojnë dosjet e ankimimit që demokratët bënë për zgjedhjet e 25 prillit.

I ftuar në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi, Paloka tha: “Unë nuk kam asnjë besim të jem i sinqertë. U vunë në provë, pati disa procese edhe gjatë fushatës, edhe gjate zgjedhjeve u vu në provë edhe Kas-i edhe Kolegji Zgjedhor. Edhe pse ne kemi vendosur ti shkojmë deri ne fund këtij procesi, unë personalisht nuk kam asnjë besim që këta do të marrin vendime kundër Edi Ramës. Në PD, pavarësisht kanë apo nuk kanë besim, ne kemi vendosur ti shkojmë deri në fund të gjitha hapave“.

Numri dy i Partisë Demokratike ndau mungesë besimi edhe ndaj institucioneve të drejtësisë, përfshirë dhe SPAK.

“Ne paditë tona i kemi bërë që gati një muaj para zgjedhjeve. Të paktën disa prej padive dhe nuk kemi dijeni dhe jam i bindur që s’ ka pasur asnjë reagim qoftë nga SPAK, qoftë nga Prokuroria. Dosjet e famshme 339 dhe 184, në atë kohë ne bëmë të njëjtat denoncime. Prokuroria u fut në veprim. Këtë herë as SPAK dhe as Prokuroria nuk kanë vepruar, pra u bënë në një farë mënyre pjesë e këtij manipulimi gjigand“, u shpreh ai.

Për nënkryetarin e PD-së, ftesa e kryeministrit Rama për bashkëpunim me PD, i faturohet frikës që ky i fundit ka nga manipulimi i zgjedhjeve të 25 prillit.

LEXO EDHE:  Ish-deputeti “nxjerr zbuluar” Ramën/ “Qëllimi i fshehtë” i kryeministrit: Tmerrohet nga…

LEXO EDHE:  200 kilogram kokainë në portin e Durrësit/ Mësohet emri i kompanisë që e kishte porositur

“Vetëm në këto momente ai po rri urtë, po rri i qetë, sepse e di që ka vjedhur dhe ka manipuluar më shumë se sa duhet. Vetëm një gjë e mban Ramën, frika. Harroja ndershmërinë, këto deklaratat që bën tani vetëm frika mund ta mbajë atë njeri urtë. Ai në këto momente ka frikë mos gjithë ky manipulim që ka bërë…kur e di që shumica e njerëzve të urrejnë nuk mund të reagosh njësoj. Por të jeni të bindur që arroganca vetëm do të rritet”, deklaroi ai.

Sipas Palokës, edhe nisma për shkarkimin e Presidentit Meta është pjesë e lojës për të hequr vëmendjen nga manipulimi i zgjedhjeve.

“E gjithë kjo është një lojë që bëhët pjesë e gjithë kësaj loje për të hequr vëmendjen nga manipulimi i zgjedhjeve dhe sigurisht tentativë e Ramës për të marrë dhe institucionin e fundit që ka mbetur pa marrë në dorë. Është akt antikushtetues dhe tipik për Ramën. Kur thashë arroganca e Ramës do rritet kjo është një nga provat“, tha Paloka./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Lëvizja kundër Bashës/ Edith Harxhi: Do të ketë surpriza

Publikuar

-

Nga

“Shqiptarët të pakënaqur nga PD”/ Harxhi: Basha s’e përcolli dot frymën e ndryshimit

Ish-anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edith Harxhi ka folur mbi situatën postzgjedhore në vend. Ajo shprehet se kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha nuk arriti që të bëjë qytetarët  ti besojnë dhe ta votojnë.

Harxhi në një intervistë për Vizion Plus duke komentuar mbi dorëheqjen e anëtarëve të Këshillit Drejtues të PD u shpreh se kjo ka ardhur si rezultat i pakënaqësive të tyre ndaj kryetarit të PD.

 “Kemi eksperiencën e vitit 2017 dhe për këtë arsye nuk kishte asnjë surprizë nga ana jonë. Shpresonim shumë që PD të fitonte këto zgjedhje, pavarësisht faktit që shihnim në terren që nuk ishte ngritur fryma që duhej për të rrëzuar qeverinë e Ramës. Fryma që i mungonte PD, por që ishte në 2005, kur u bë ndryshimi i madh. Kjo është humbja e katërt radhazi e PD. Basha në Durrës flet për mosnjohjen e rezultatit zgjedhor. Është e vërtetë që ka një manipulim të qytetarëve, por nga ana tjetër, duhet parë rezultati. Basha nuk ka arritur të frymëzojë, nuk arriti të ngrejë edhe elektoratin gri, që është i fjetur. Zoti Basha duhet të mbajë përgjegjësi, sikurse elita drejtuese e PD. Në vetëm tri ditët e fundit janë tre anëtarë të Këshillit Drejtues të PD që kanë dhënë dorëheqjen ose kanë shpallur pakënaqësitë e tyre në mënyrë të drejtpërdrejt me kryetarin. Debati është i munguar në PD, prej disa kohësh, nuk lejohet as të protestohet lirshëm”, u shpreh Harxhi.

Për të gjithë ata zëra që shprehen se me lëvizjen kundër Bashës po i shërben Ramës, Harxhi ka një përgjigjje dhe theksoi se nuk ka asnjë lidhje me të. Ajo shprehu mbështetjen e saj për kandidaturën e Fatbardh Kadillit për kreun e PD dhe paralajmëroi se deri në fund kur të zhvillohet gara, do të ketë surpriza përsa u takon kandidaturave.

LEXO EDHE:  Kërkoi një mandat të tretë/ Basha i përgjigjet Ramës: Ik rri me familjen tënde

LEXO EDHE:  Kërkoi një mandat të tretë/ Basha i përgjigjet Ramës: Ik rri me familjen tënde

“Më vjen keq për të gjithë ata që më vendosin në tepsinë e zotit Rama sepse nuk kam dhe nuk do të kem kurrë asnjë lidhje me të. Qëndrimi ynë është qëndrimi i Bardhit, e mbështes plotësisht në kandidaturën e tij, i uroj shumë suksese. Jam e sigurt se do të ketë kandidatura të shumta, nëse Basha do të pranojë të shkohet në një proces elektoral ashtu siç duhet. Unë vetë nuk kam pritshmëri për të kandiduar, por nuk i dihet, mund të ketë surpriza pafund deri ditën e zgjedhjeve”, përfundoi ajo./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rivizatimi i hartave në rajon/ Pahor: Këto ide paraqiten se është ndërprerë procesi i integrimit

Publikuar

-

Nga

Rivizatimi i hartave në rajon/ Pahor: Këto ide paraqiten se është ndërprerë procesi i integrimit

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor thotë se kufijtë në ballkan nuk mund të ndryshohen por idetë e rivizatimit të hartave në rajon paraqiten se është ndërprerë procesi i integrimit.

Pahor ka paralajmëruar Brukselin se nga vonesat në procesin e anëtarësimit të vendeve të rajonit në BE, mund të ndodhin ngjarje të pakëndshme dhe njerëzit të humbasin durimin.

“Nëse njerëzit në rajon, pas një kohe, përjetojë një zhgënjim nga reformat e integruese dhe  Bashkimi Europian, atëherë këtu mund të vij një ideologji tjetër, që mund të ketë pasoja të tilla, që askush prej nesh nuk dëshiron as t’i mendoj. Nuk do të ishte e çuditshme, që nesër, pasnesër apo pas 50 vjetësh edhe udhëheqësve të këtyre shteteve t’ju duket se nuk ka më kuptim të kryejnë reforma. Për këtë arsye e shoh samitin e Brdo Brijunit si një mundësie shumë të madhe të paraqitjes së një ideje të re të angazhimit”, tha Pahor në Përballë me gazetarin Lutfi Dervishi.

Pahor mendon se BE ka aftësinë për të absorbuar shtetet e Ballkanit Perëndimor.

LEXO EDHE:  Ish-deputeti “nxjerr zbuluar” Ramën/ “Qëllimi i fshehtë” i kryeministrit: Tmerrohet nga…

LEXO EDHE:  Rama zbulon marrëveshjen me ministrat e rinj/Çfarë i pret pas dekretimit

“Dua të jem i sinqertë, popullata e vendeve të BE-së nuk e shohin me simpati integrimin e Ballkanit. Prandaj unë dëshiroj t’I bind kolegët e mi se integrimi duhet të ndodh, në mënyrë që në shtetet e rajonit të mos ë ngjarje të papritura. Unë mendoj se BE ka aftësinë për të absorbuar shtetet e Ballkanit Perëndimor” , u shpreh ai.

Sllovenia merr më 1 korrik Presidencën e Bashkimit Europian dhe javën tjetër në Ljubjanë mbahet samiti i Brdo-Brijunit me kryetarët e shteteve të rajonit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE