Connect with Us

Aksident në qendër të Tiranës/ Plagosen katër pasagjerë të autobusit

Kronika

Aksident në qendër të Tiranës/ Plagosen katër pasagjerë të autobusit

Publikuar

-

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qendër të Tiranës.

Sipas policisë, janë përfshirë në një aksident një mjet autobuz me një mjet tjetër. Si pasojë e aksidentit janë lënduar lehtë 4 pasagjerë të mjetit autobuz të cilët u dërguan në spital, për kontroll mjekësor.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Ekzekutimi në Shkodër/ Kush është Ibrahim Liçi, vrasësi i dy vëllezërve Bilali

Publikuar

-

Nga

Të tjera detaje vijonë të dalin në dritë në lidhje me ekzekutimin e Endri Mustafës në Shkodër. Policia bën me dije se për ngjarjen është shpallur në kërkim Ibrahim Liçi, i dyshuar si autori kryesor i vrasjes së Mustafës, ndërsa është arrestuar edhe një i mitur, 15-vjeçari Ergys Malja, si bashkëpunëtor i tij. Po ashtu në pranga ka rënë edhe Edison Arazi, si person që ka dijeni për ngjarjen.

Shqiptarja.com shkruan se Liçi dhe 15-vjeçari Malja dyshohet se janë personat që kanë qëlluar mbi Mustafën, i cili mori 6 plumba, 1 në gojë, 2 në kokë dhe 3 në gjoks. I mituri u arrestua në flagrancë nga policia.

Kush është Ibrahim Liçi

Ibrahim Liçi është një person i njohur për policinë, ku emri i tij lidhet me ngjarje të bujshme të ndodhura në qytetin e Shkodrës.  Ai rezulton edhe autor i vrasjes së dy vëllezërve Ibrahim dhe Astrit Bilali në Shkodër, ngjarje e ndodhur më 30 mars të vitit 2019.

Në atë kohë u vunë në pranga dy bashkëpunëtorët e tij Arsen Stojku 29 -vjeç dhe Mislim Rama 23 -vjeç nga Vau i Dejës, ndërsa vetë Liçi u shpall në kërkim.

Ai është djali i Mustafa Liçit, ky i fundit i arrestuar më herët për gjobëvënie ndaj tregtarëve në qytetin e Shkodrës.

LEXO EDHE:  Detaje të reja/ Përdhunimi i shtetases amerikane, të rinjtë ishin të lidhur edhe më parë

LEXO EDHE:  Nuk iu bindën urdhërit të policisë/ Gjykata zbardh vendimin për të arrestuarit

Kujtojmë se Endri Mustafa ishte pjesë e grupit të Astmer Bilalit në Shkodër, i cili prej kohësh ishte në konflikt me familjen e famshme të kryeqendrës së veriut, Liçajt.

Ai ka qenë një emër i njohur në Shkodër si person me precedentë penalë dhe i lidhur me grupe kriminale të qytetit. Viktima Mustafa ka qenë i arrestuar më parë pas një operacioni të policisë së Shkodrës, ku është sekuestruar një arsenal i madh armësh. Në këtë operacion Mustafa është vënë në pranga së bashku me pjesëtarë të tjerë të grupit të Astmer Bilalit. Gjithashtu Endri Mustafa është i dënuar më parë për plagosje dhe i arrestuar për fajde dhe grabitje.

Mustafa, baba i dy fëmijëve, u gjet i vdekur në zonë e Livadheve dje në Shkodër, tre ditë pasi familja e kishte denoncuar si të zhdukur.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Tronditëse/ E mitura përdhunohet në grup

Publikuar

-

Nga

Lushnje/ 51-vjeçari arrestohet për veprime të turpshme me 12-vjeçaren

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Lezhë ku një grup prej pesë personash kanë dhunuar seksualisht në bashkëpunim me njëri-tjetrin një vajzë të mitur.

Policia njofton sejanë prangosur  pesë persona nga mosha 17 deri në 44-vjeç,  pasi dyshohen se me anë të shantazheve kanë detyruar 15-vjeçaren që të kryejë marrëdhënie seksuale me ta.

Të arrestuarit janë A. K., 31 vjeç, A. M., 27 vjeç, E. T., 30 vjeç, N. Ll., 44 vjeç dhe A. Gj., 17 vjeç. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Agjenti i policisë u hoq si mysliman/ Stimuloi blerjen e 1 kg kokaine me vlerë 1 milion €

Publikuar

-

Nga

Gjykata e Tiranës dha të hënën masën e sigurisë “arrest me burg me afat 35 ditor” për efektivin e RENEA-s, Xhuljo Liçin.

Në “arrest me burg” u la dhe Dedë Nimani, ndërsa për Luan Gaçin gjyqtarja e gatshme u tregua më e butë duke vendosur  “arrestin shtëpiak”, duke nënkuptuar “karantinimin” e tij në banesë, deri në vendimin e prokurorit.

Xhulio Liçi, Dedë Nimani dhe Luan Gaçi u arrestuan gjatë një aksioni të SHÇBA e cila pasi kishte marrë informacion për veprimtarinë e paligjshme të Dedë Nimanit ishin vën nën mbikëqyrje të tij.

Në letrat e policisë dërguar prokurorisë thuhet se kokaina blihej nga 3 të arrestuarit në sasi 1-2 kg dhe më pas shitej në zona të ndryshme të Tiranës.

Dedë Nimani rezulton person me precedent të mëparshëm penal, ndërsa kishte më pak se një vit që kishte dalë nga burgu, i dënuar për drogë.

Punonjësi i Reneas i kursyeri i operacionit ?

Policia ofroi një agjent i cili bëri blerje të stimuluar. U hoq si fetar dhe grupi i besoi.

Edhe pse duket e rëndë, ky aksion i policisë nxorri në dritë një të vërtetë të hidhur. Vetë strukturat e Policisë së shtetit marrin përsipër të drejtojnë trafikun e kokainës duke xhiruar shifra marramendëse.

Ajo që u tha në sallën e gjykatës, dëshmoi se formën me të cilën policia futi në kurth, grupin e të arrestuarve të cilët në letra nuk rezultojnë të kenë komunikuar apo të njihen më parë me njëri-tjetrin.

Ky detaj ka dalë pas sekuestrimit dhe zbardhjes së telefonave celular të sekustruar pas arrestimit.

LEXO EDHE:  Aksident masiv në Itali/Shkatërrohen makinat e tifozëve shqiptarë (Fotot)

LEXO EDHE:  Nuk iu bindën urdhërit të policisë/ Gjykata zbardh vendimin për të arrestuarit

Pasi janë vënë nën vëzhgim të policisë, një agjent policie është hequr si i interesuar për blerjen e një sasie prej 1 kg kokaine, vlera e së cilës shkon mbi 300 mijë Euro.

Por në tregun Europian dhe atë të elitës brenda vendit vlera e saj shkon deri në 1 milion euro.

Ajo që u bë sebep për nisjen e hetimit ka qënë  mbajtja nën vëzhgim nga policia, të lëvizjeve nga ana e të pandehurit Deda.

Ai rezulton edhe në referimin e policisë të ketë qenë nën vëzhgim si një person me precedent penal në fushën e trafikut.

Madje ai pranoi se e vetmja gjë që dinte të bënte ishte pikërisht kjo, duke nënkuptuar rikthimin në zanatin e vjetër.

Si u ” peshkua” Deda nga agjenti policisë?

Këtë e pranon vetë i pandehuri në sallën e gjykatës, ku u shpreh se do të fliste me emra konkret për këtë çështje.

“E di pse i besova unë policit?

Se më tha, na gjejë pak drogë të mirë..

Ta gjejë unë i thashë ..për sa je i interesuar, sa do dhe më jep lekët dhe unë ta garantoj. Të dielën vete e marr unë ..

Polici ( blerësi  stimulues) : Unë jam mysliman dhe unë e kam per haram të merrem të dielave me këto punë, se ne ja kushtojmë familjes.

Aty e besova .. qenka dhe besimtar!”/CNA.al

LEXO TE PLOTE