Connect with Us

“Aeroporti i Vlorës kushton 104 milionë euro”/ Balluku tregon kur nisin punimet

Politikë

“Aeroporti i Vlorës kushton 104 milionë euro”/ Balluku tregon kur nisin punimet

Publikuar

-

Ditën e sotme është nënshkruar kontrata me me kompaninë fituese për ndërtimin e aeroportit të Vlorës.

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku tha se punimet do të nisin brenda 14 muajsh. Ajo theksoi se aeroporti do të kushtojë 104 milionë euro dh edo të sjellë në zhvillime në fusha të tjera.

“Me ngritjen e Aeroportit të Vlorës do të hapet mundësia për investime shumë të mëdha në sektorin turistik.

Punimet do të nis brenda 14 muaj, do të ketë një fazë përgatitore për sa i përket studimit mjedisor, ku është një aeroport që do të ngrihet sipas kritereve evropiane, do të ketë edhe një studim arkeologjik, më pas 8 muaj do të jenë në dispozicion për përmbushjen e kushteve paraprake dhe dorëzimit të masterplanit dhe 6 muaj për marrjen e lejeve të ndërtimit.

Këto janë afatet maksimale të ligjit dhe do mundohemi t’i mbyllim sa më shpejtë. Në fazën e parë, përfshin ndërtimin e terminalit dhe nisin operimet dhe faza e dytë konsiston në zgjerimin e terminalit të pasagjerëve do të fillojë pas vitit të 4 të operimeve. Jo vetëm do të ketë injektimin direkt të 104 milionë eurove në ekonomi por edhe në zhvillime në fusha të tjera”, tha Balluku./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Lisandër Hoxha zbulon “skenarin” e Bashës: Ja pse do hyjë në Kuvend

Publikuar

-

Nga

“Demokratët kanë ngelur pa përfaqësim 12 vjet”/ Lisandër Hoxha: Ja pse Basha pranoi të hyjë në Kuvend

Pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit, Lulzim Basha u shpreh se nuk do e njohë rezultatin, ndërsa nga ana tjetër pranon se do të hyjë në Kuvend.

Ish nënkryetari i FRPD Lisandër Hoxha u shpreh se Basha do e njohë Parlamentin në shtator, pasi u ka premtuar ndërkombëtarëve.

Në një prononcim për CNA.al, Hoxha deklaroi se elektorati i djathtë është i zhgënjyer për shkak se prej 12 vitesh kanë ngelur pa përfaqësim.

Argumenti i përdorur pas humbjes së zgjedhjeve ishte alibia për të vazhduar qëndrimin në krye të PD. Sigurisht që Basha i ka premtuar ndërkombëtarëve njohjen e Parlamentit dhe vazhimin e jetës politike në institucione. Kjo do të thotë se PD do jetë në Parlament në Shtator.

Ajo që e kam paralajmeruar që prej herës së parë është se, idea e parealizueshme dhe jo e vërtetë e mosnjohjes së zgjedhjeve do të shkaktonte zhgënjim të madh tek elektorati i djathtë në Shtator. Kjo sepse elektorati ynë mbeti për 12 vite në opozitë dhe u kap pas kësaj fije bari me shumë nga dëshira për të besuar se sa nga mundësia që kishte për të ndodhur një 2019 e dytë.

Z.Basha ka menduar të prodhojë një rezolutë të Kuvendit Kombëtar të PD, që do e paraqesë më 17 Korrik, se nuk i njeh zgjedhjet, por nëse vendos kështu pasoja e futjes në Parlament, pasi deklarohesh se nuk njeh zgjedhjet, do jetë shkatërrimtare për imazhin e PD.

Unë shpresoj shumë që të thuhet e vërteta dhe të mos krijojmë shpresa të fiktive tek ndjekësit tanë sepse situata post 25 Prill nuk toleron asnjë të pavërtetë. Fitorja jonë fillon nga sinqeriteti i marrëdhënieve tona me qytetarët dhe ndjekësit tanë”, u shpreh Lisandër Hoxha për CNA.al.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Basha do pastrojë partinë nga kritikët”/ Hoxha: PD po kthehet në parti Lulokratike, kjo është oferta jonë

Publikuar

-

Nga

“Basha do pastrojë partinë nga kritikët”/ Hoxha: PD po kthehet në parti Lulokratike, kjo është oferta jonë

“Gara në PD ishte fund e krye e korruptuar. Edhe rezultati ishte i paracaktuar”. Kështu u shprehy ish nën kryetari i FRPD Lisandër Hoxha, sa i takon zgjedhjeve të brendshme në selinë blu.

Në një prononcim për CNA.al, Hoxha deklaroi se gara ishte e parakohshme dhe nuk solli ndryshimin real për të cilin sipas tij PD ka shumë nevojë, duke shtuar se në kuti rezultuan më shumë vota se lista e miratuar e anëtarësisë.

Për ish nënkryetarin e FRPD, farsa zgjedhore dhe paracaktimi i rezultatit ishin dy pikat kyçe pse refuzoi të kandidonte, ndërsa tregon edhe këshillat që iu ka dhënë dy prej kandidatëve që ishin në zgjedhje.

Procesi për zgjedhjen e Kryetarit të PD ishte fund dhe krye i korruptuar. Lulzim Basha zgjodhi që përmes manipulimit dhe kapjes së mekanizmit të siguronte edhe një mandat tjetër për veten e tij në krye të Partisë Demokratike. Gara u shoqërua me akuza nga kandidatët dhe pati rezultate të zmadhuara duke rezultuar vota në kuti më shumë se lista e miratuar e anëtarësisë.

Te gjitha problemet që shoqeruan garën ishin skandaloze dhe aspak të nevojshme për momentin politik që po kalon vendi. Gara ishte e parakohshme dhe nuk solli asnjë ndryshim real për të cilin PD kishte shumë nevojë. Për këto arsye unë nuk i hyra garës dhe madje kam këshilluar dy prej kandidatëve të mos pranoni të legjitimonin këtë farse zgjedhore sepse rezultati ishte i paracaktuar”, tha Hoxha për CNA.al.

Ish nën kryetari i FRPD foli edhe për aksionin që do të ndërmerret më tej për të ringritur partinë. Ai tha Basha do të nisë me spastrime në parti, për të larguar këdo kritik që nuk mbështet veprimet e tij.

Situata post votimeve farse për Kryetarin e PD është shumë delikate. Kjo sepse nga gara dolëm më të ndarë se sa mendohej për shkak të arrogancës me të cilën u realizua kjo farsë. Së dyti, procesi i analizës, të cilin e ka hartuar juristi i anekskontratave model ylberi, është një gjueti shtrigash ndaj çdo drejtuesi lokal kritik me Z. Basha. Sipas udhezimit të analizes, drejtuesit humbës të qarqeve nga lista e pa konsultuar me askënd do të kenë të drejtën të akuzojnë për mospërmbushje objektivash zgjedhor disa Kryetar degesh dhe grupseksionesh.

Pra, ata janë shkaku i humbjes së zgjedhjeve, ndërsa lidershipi mund të mbrohet nga fajet me pretekstin se zgjedhjet e 25 Prillit ishin një masaker zgjedhore. Kjo që do të ndodhë është spastrimi në baze i çdo qenie politike qe i ka shpëtuar rastesisht lapsit të lidershipit të PD. Kjo do e bënte Partinë Demkratike një shtojcë të dalë nga Revolucioni Kulturor Kinez i shokut Mao.

Nëse i gjithë ky ngut bëhet për të larguar nga funksionet Bujar Nishanin, Arben Ristanin, Lisandër Hoxhën, Fatbardh Kadillin, Agron Shehaj, etj., atëherë nuk kemi arritur asgjë. Kjo forcë kthehet në Partine Lulokratike, e cila nuk vjen më kurrë në pushtet”, tha Hoxha për CNA.al.

Ai shtoi më tej se është gati të ofrojë ofertën e tij, bashkë me kritikët e tjerë për ndryshimet statutore, në mënyrë që PD të rikthehet në një parti të fortë dhe fituese.

LEXO EDHE:  Zbulohet e shkuara e Delon Troqes/ Viktima me precedentë penalë, sapo ishte kthyer nga Spanja

LEXO EDHE:  Drogë dhe shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor/ 3 të arrestuar në Vlorë

Ne jemi gati te sjellim oferten tone per ndryshime statutore te tilla qe te transformojne PD ne nje force te madhe dhe fituese. Keto ndryshime kerkojne konsensus, debat dhe vizion politik. Ato mund te ishin çelesi i nje bashkejetese te suksesshme neser, por ato nuk po ndodhin. Nuk ka asnje ftese nga Z. Basha per secilin prej kritikeve per te argumentuar mbi rrugen e re politike te PD, por ka fshehje pas votimeve farse, te cilat i perdor si argument ndaj çdo zeri te arsyeshem duke u thene se anetaresia foli me vote per rrugen politike qe do te ndjekim.

Nese para 17 Korrikut nuk ka nje hapje reale te Partise Demokratike ndaj te rinjve, kritikeve qe e duan PD dhe ndaj strukturave te saj, kjo force do e shohe veten te zvogelohet çdo dite e me shume. Sektarizmi dhe arroganca me te cilen po i qasen realitetit politik do beje qe pas 17 Korrikut te lindin forca te reja politike si derivat i PD dhe kjo do ishte edhe skizma e fundit per te djathten.

Une uroj shume qe PD te mbetet e forte, e bashkuar dhe fituese”, tha Lisandër Hoxha për CNA.al.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Gazetari bën paralajmërimin e fortë/ Meta dhe Basha do shpallen “non grata” në SHBA

Publikuar

-

Nga

Gazetari bën paralajmërimin e fortë/ Meta dhe Basha do shpallen “non grata” në SHBA

Gazetari Alfred Peza ka bërë një paralajmërim të fortë, teksa ka ka bërë një analizë të situatës politike.

Peza paralajmëron se pas shpalljes “non grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha, radhën e ka presidenti Ilir Meta dhe kryetari i opozitës Lulzim Basha.

Ai deklaron se pasi mori mandatin e tretë për të drejtuar PD-në, Lulzim Basha është në testin e makinës së të vërtetës, përballë demokratëve, shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve.

“Tani Lulzim Basha e ka mandatin e kryetarit të partisë dhe askush nuk mund tia heqi dot nga dora, madje as Sali Berisha vetë, pavarësisht se duket që e dëshiron aq shumë këtë kohë. Me një numër mjeran votash të fituara në zgjedhjet e 25 prillit si kandidat i PD për deputet në qarkun e Tiranës, me malin më të lartë të akuzave që një ish lider i këtyre përmasave politike ka patur ndonjëherë në kurriz në botën demokratike postkomuniste, Sali Berisha është më i dobët se kurrë në këto 30 vjet.

Pas kësaj Lulzim Bashës nuk do i duhet të bëjë ndonjë heroizëm të madh, sepse kokën politike të Sali Berishës ia kanë sjellë me një tepsi të argjendtë, partnerët tanë strategjikë. Kazusin për ta “vrarë” atë politikisht, ia kishin bërë gati me kohë, mjafton që ta largojë nga Grupi Parlamentar i PD në shtator sipas të njëjtës praktikë që janë larguar edhe të tjerë pasi u shpallë “non grata” nga SHBA. Nëse nuk e bën, faji për këtë nuk është më as i demokratëve, as i shqiptarëve dhe as i perëndimit, por vetëm i tij.

Ndaj radha për ti “hequr shikimin” në Shqipëri pas Sali Berishës dhe Ilir Metës, nga ana e aleatëve tanë strategjikë, i vjen Lulzim Bashës. Sepse nëse ai nuk distancohet prej tyre, nëse nuk shkëputet prej tyre, nëse nuk krijon largësinë e cuaktuar “higjenike” me ta brenda sistemit demokratik, do të thotë se ai është si ata. Madje Lulzim Basha pas kësaj është ata, sepse nuk ka asgjë që ta diferencojë nga ata. Ndaj duhet trajtuar si i barabartë mes të barabartëve në mëkatet të pushtetit, me Sali Berishën e Ilir Metën”, shprehet ai në një shkrim për Alpenews.

LEXO EDHE:  Zjarr në Vlorë/ Digjen disa hektarë me shkurre

LEXO EDHE:  Shokon Artan Hoxha/ Ata që kanë zhdukur Elvis Troqen kanë pasur garanci të madhe

Ai thekson se tashmë bilbili ka rënë, loja ka nisur dhe lojtarët e parë po vrapojnë në fushë, ndërsa sipas tij, të tjerë akoma, po bëhen gati./ CNA.al

LEXO TE PLOTE