Connect with Us

ZYRTARE/ Totenhem shkarkon Zhoze Murinjon

Premier Liga

ZYRTARE/ Totenhem shkarkon Zhoze Murinjon

Publikuar

-

Hoze Murinjo nuk do të jetë më në krye të Totenhem, teksa portugezi është shkarkuar nga klubi londinez vetëm gjashtë ditë para finales së Kupës Carabao, ndaj Mançester Sitit. Rezultatet e dobëta gjatë këtij sezoni, bëjnë që Spurs me shumë mundësi të mbesin jashtë Ligës së Kampionëve për sezonin e ardhshëm dhe kjo nuk është pranuar nga drejtuesit.

Përkohësisht, skuadra do të vazhdojë përgatitjen me Rajan Mejzon dhe Kris Pauell, ndërsa ka nisur puna për zëvendësuesin e luzitanit. I preferuari kryesor është Julian Nagelsman që aktualisht punon me Lajpcig në Bundesligë.

Megjithatë, mbetet për t’u parë si do të vazhdojnë negociatat. Kujtojmë se Murinjo ishte në krye të Totenhem prej muajit nëntor të vitit 2019, kur zëvendësoi Poçetinon.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Premier Liga

Merkato në Madrid, Evertoni dhe Ancelotti projektojnë goditjen e madhe

Publikuar

-

Nga

Everton ka ambicie të mëdha. Drejtuesit e klubit anglez i kanë besuar pankinën një emri të madh si Carlo Ancelotti, teksa nuk ka munguar merkato cilësore.

Ekipi e filloi mirë kampionatin dhe gjatë gjithë kohës ka qenë afër objektivit Champions League, por ndeshjet e fundit nuk kanë qenë shumë pozitive.

Tifozët presin një skuadër edhe më të fortë sezonin e ardhshëm, ndërsa drejtuesit janë gati t’i dhurojnë një futbollist të madh trajnerit Ancelotti.

El Chiringuito raporton se Everton është futur në garë për Gareth Bale. Ylli uellsian po luan i huazuar te Tottenham, por klubi londinez nuk ka ndërmend të shpenzojë për të.

As te Real Madrid nuk e duan më. Klubi nga Liverpuli po përgatit një ofertë, teksa Ancelotti shpreson të punojë sërish me Bale, pas aventurës të suksesshme në La Liga me Realin.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

“Shpikja” e Guardiolës ndaj PSG-së, ja pse është trajneri më i mirë në botë

Publikuar

-

Nga

Ruben Dias ishte muri i pathyeshëm që i dha një dorë të madhe Manchester City-t në kualifikimin për finalen e Champions League. I rritur te ekipi i Benfikas, mbrojtësi nuk e mendoi dy herë punën me trajnerin Guardiola pas interesimit që mbërriti në Portugali.

Guardiola i besonte së tepërmi Dias dhe besimi u shpërblye. Në ndeshjen e fundit kundër PSG, futbollisti 23-vjeçar u shpall si lojtari i ndeshjes. Më poshtë mund të gjeni edhe performancën e tij teksa u shndërrua në murin e pakalueshëm.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Kur Aguero premtonte Champions League në vitin 2014

Publikuar

-

Nga

Mançester Siti u kualifikua për herë të parë në histori në Ligën e Kampioneve, teksa do të presë fituesin e çiftit Çelsi-Real Madrid.

Megjithatë menjëherë pas kualifikimit të Sitit, në mendjet e tifozëve të Sitit ka ardhur një deklaratë e bërë nga sulmuesi i tyre, Serxho Aguero në vitin 2014. Asokohe sulmuesi argjentinas, i dashuruar me skuadrën angleze, para tifozëve deklaronte: “Unë do të qëndroj këtu deri sa të fitojmë Ligën e Kampioneve.”

Tashmë fitimi i trofeut është vetëm një ndeshje larg, teksa Aguero ka njoftuar zyrtarisht largimin në fund të sezonit. Në këtë situatë, tifozët e Sitit kanë filluar të ëndërrojnë për fitimin e Champions-it, ku do të ishte si një profeci e sulmuesit.

LEXO TE PLOTE