LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zgjedhjet e 25 prillit/ Peleshi tregon objektivin e PS për Korçën

19 Prill 2021, 17:42, Politikë CNA
Zgjedhjet e 25 prillit/ Peleshi tregon objektivin e PS për

Drejtuesi politik në qarkun e Korçës Niko Peleshi në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit u shpreh se Shqipëria ka pësuar një sërë transferimesh dhe kjo meritë i shkon PS dhe kryeministrit Edi Rama.

Nga Korça, ku ndodhet edhe kryeministri, Peleshi tha se qeveria do të angazhohet maksimalisht në mandatin e tretë për të bërë të mundur përfundimin e rrugës Qukës Qafë Plloçë dhe Kolonjë Korçë.

Ministri shtoi më tej se gjatë kohës që ka qenë në krah të Ramës kanë përmbyllur me sukses 750 projekte.

?Ne kemi respektuar kuotën gjinore. 7 deputete, 4 gra dhe 3 burra. Që ta dini nga sot jemi në minoranca. PS ka evoluar nga viti në vit. Në vitin 2013 e bashkuam vrapin sepse e ka hapin më të gjatë sepse ka vullnet, sepse punon për të bërë zhurmën më të bukur në historinë e Shqipërisë. Bashkuam projektet për të çuar para modelin urban të Korçës. Edi Rama transformoi fshatrat dhe qytetet e vogla.

Gjatë kohës që kam qenë në krah të kryeministrit kemi përmbyllur 750 projekte në të gjithë Shqipërinë. Sot fotografia e Shqipërisë është ndryshe nga ajo që ka qenë më parë. Pazarit të Vjetër Korçë, muzeut të artit mesjetar, foltorja e parë shqipe apo projektet e mëdha në Pogradec, apo rruga Qukës Qafë Plloç që të afrojë Korçën me Tiranën, rrugën që do afrojë Kolonjën me Korçën që nga një orë do e bëjë në 17 minuta?, tha Peleshi./CNA.al

Lajmet e fundit nga