LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zgjedhjet e 25 prillit/ Ambasadorja Yuri Kim takon Kreun e Policisë së Shtetit

19 Prill 2021, 15:04, Politikë CNA
Zgjedhjet e 25 prillit/ Ambasadorja Yuri Kim takon Kreun e Policisë së

Ambasadorja e SHBA në vendin tonë, Yuri Kim, ka zhvilluar një takim me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu  për të diskutuar për zgjedhjet e 25 prillit.

Në një postim të ndarë në rrjetet sociale, ajo thekson se Veliu i ka konfirmuar se punonjësit e policisë do të jenë të paanshëm në zbatimin e ligjit dhe ruajtjes së rendit publik, para dhe pas zgjedhjeve.

“U takova me Drejtorin e Përgjithshëm Ardi Veliu për të diskutuar përgatitjet për zgjedhjet 4/25. GD Veliu konfirmoi detyrën e punonjësve të policisë për të qenë profesionistë dhe të paanshëm në zbatimin e ligjit dhe ruajtjen e rendit publik para, gjatë dhe pas zgjedhjeve.”/CNA.al

Lajmet e fundit nga