LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbrazen llogaritë bankare/ Hakerat vjedhin rrogat e shqiptarëve

19 Prill 2021, 10:12, Kronika CNA
Zbrazen llogaritë bankare/ Hakerat vjedhin rrogat e shqiptarëve

Të mbrosh të dhënat personale, emër, atësi,mbiemër, adresë, nr kontakti etj, është thuajse një mision i pamundur.

Hakerimi i tyre, nëpërmjet thyerjeve të kodeve, ka shkuar deri aty sa rroga mujore e mbi 10 shtetasve të vidhet nga kontot bankare.

Rastet janë denoncuar nga shtetas të ndryshëm të cilët pasi kanë konstatuar mungesën e rrogës apo pensionit në një nga bankat e nivelit të dytë në vend, kanë përfunduar në polici për denoncimin e vjedhjes.

Drejtoria e krimit kibernetik ka mbledhur mbi 10 raste të denoncuara ku persona të paidentifikuar kanë ndëryrë në llogarit e individëve duke boshatisur arkën.

Hetimet e krimit kibernetik kanë arritur në përfundimin se: Bankat e nivelit të dytë dhe Shoqatat e Bankave në vend nuk kanë arritur të mbrojnë të dhënat e klientëve të tyre dhe rimbursimin e plotë të dëmit të klientëve.

Dëshmia e një gruaje në polici ka zbuluar rastin e parë të vjedhjes, dhe pas saj janë paraqitur të tjerë shtetas me po të njëjtën fabul. Në llogaritë e tyre bankare janë shpenzuar pagat e disa muajve për blerje online.

Fillimisht ata kanë dyshuar se kanë qënë familjarët e tyre por pas ballafaqimeve ka rezultuar se ?hajduti? është jashtë pragut të shtëpisë.

Agjentë të krimit kibernetik në drejtorinë e policisë kanë referuar në prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për periudhën janar – prill 2021 mbi 10 raste për krimet kompjuterike, të cilat konsistojnë në veprën penale “Mashtrim kompjuterik”.

Të dëmtuarit tregojne se nga llogaria e kartave të tyre bankare, në bankat e nivelit të dytë, persona të panjohur kanë ndërhyrë duke debituar llogaritë, në shuma të vogla fillimisht. Dëmi financiar për cdo person shkon nga 15 000 lek të reja në 250 000 lek të reja.

Me këto shuma janë kryer blerje jashtë vendit kryesisht lojra online Google Garena , Fire Free, Mobile Apps,Ludum Google, Payme, NEKKI, First Touch Google./CNA.al

Lajmet e fundit nga