Connect with Us

Vendimi i Komitetit për rikthimin në shkolla të gjimnazistëve/ Reagon ministrja

Aktualitet

Vendimi i Komitetit për rikthimin në shkolla të gjimnazistëve/ Reagon ministrja

Publikuar

-

A do të rikthehen studentët në auditore, nëse vaksinohen?/ Ministra Kushi e thotë hapur: Ndjej keqardhje…

“Faleminderit Komitetit Teknik të Ekspertëve për përgjigjen pozitive ndaj kërkesës sonë mbi rikthimin në bankat e shkollës të gjimnazistëve të klasave të dhjeta dhe të njëmbëdhjeta nga 10 bashkitë e cilësuara deri më tani si zona me risk të lartë infeksioni’ – është reagimi i menjëhershëm i Ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi pas daljes më të fundit të Komitetit Teknik të Ekspertëve.

Ndërkohë, ajo nënvizon se: “E kemi nisur tashmë punën bashkë me drejtuesit e institucioneve shkollore dhe zyrave vendore arsimore që masat anti-COVID të jenë në nivelin maksimal dhe çdo gjë të jetë gati për rifillimin e mësimit në shkollë që ditën e nesërme”.

Kushi duke falënderuar çdo mësues, nxënës e prind për durimin e treguar dhe duke uruar vetëm mbarësi në vijim për gjithsecilin, shprehet se është optimiste se ky është një hap shumë i mirë drejt rikthimit në normalitetin që të gjithë duam./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“PD i ka shanset për të qenë fituese”/ Shehi: Diferenca me PS është vetëm 100 mijë vota

Publikuar

-

Nga

Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi ka folur mbi rezultatin që mori opozita në zgjedhjet e 25 prillit. Ai shprehet se e djathta i ka të gjitha mundësitë që të jetë një parti fituese. Kreu i LZHK thekson se PD nuk mund të caktohet si ‘e djathtë’, pasi ajo është një parti popullore.

Më tej, Shehi u shpreh se diferenca mes dy partive kryesore PD dhe PS në zgjedhjet parlamentare kanë qenë vetëm 100 mijë vota, ndërsa shtoi se ky rezultat mund të lëvizin sepse elektorati do të ndryshojë opinion.

“Ne mund të fitojmë por na duhet të ribashkohemi, të rindërtojmë mendësitë politike.

Këto janë pjesë e propagandës post zgjedhore që të dekurajojë të tjerët që të mos ketë më luftë. Të justifikojë ata që do të ndodhin se do të fitojnë tani dhuna. Ne kemi fituar luftë, historia e fitimtarëve kalon nëpërmjet nesh. Unë gjykoj se racionale aty ka për shembull viti 2009 PD del përpara. Në 1992 nuk është se nuk ndodh në Shqipëri për të fituar e djathta. E djathta, opozita i ka të gjitha shanset. Nëse e konsiderojnë të djathtën tradicionale, por e djathta është një forcë popullore. Po ta shikosh historinë e PD ka bërë aq shumë reforma sa në Europë do të ishte një socialdemokraci. Unë besoj që ka një reformë se kaq social demokrate. Këtu nuk ka të djathtë, PD është një forcë popullore. Nëse do të dijë të grumbullojë votat dhe të dijë të manovrojë brenda shtigjeve politike janë mundësinë që 100 mijë vota mund të lëvizin. Rama thotë një përrallë të kotë, ato nuk janë gurë që nuk lëvizin. Diferenca ka qenë maksimumi 100 mijë vota. “, u shpreh Dashi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ibsen Elezi zbulon të pathënat/ “Basha ka dashur të largohet, por nuk e lënë

Publikuar

-

Nga

Ibsen Elezi zbulon të pathënat/ Basha ka dashur të largohet, por nuk e lënë

Ish-kreu i degës së Partisë Demokratike në Kukës, Ibsen Elezi, ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme, teksa ka qenë duke folur lidhur me kërkesën e tij për dorëheqje të Lulzim Bashës.

Elezi tha se Basha ka dashur të largohet, por pretendon nuk e kanë lënë.

“Nuk e kam besuar që Basha nuk ka dashur të largohet, por nuk e lanë të largohet”, u shpreh ai në MCN Tv.

Teksa u pyet se kush ka e ka ndaluar kryetarin e PD-së të dorëhiqet, demokrati nuk preferoi të thotë një emër, por theksoi se nuk e lënë lidhjet dhe ata që e kanë katapultuar.

LEXO EDHE:  Çfarë ndodhi?/ Fero merr vendimin, heq dorë nga Instagrami

LEXO EDHE:  I theu brinjët djalit të mitur të bashkëjetueses/ Lihet në burg 35-vjeçari

“Lidhjet nuk e lënë. Ky problem është shumë serioz, kur të katapultojnë gjithçka funksionon keq. Ai i shërben interesave që e kanë katapultuar. Unë i kam kërkuar shumë anëtarëve që të protestojnë përndryshe kësaj partie do t’i vdesë çdo nerv”, theksoi Elezi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

‘Medet për këtë popull çfarë politike mediokre i ka rënë për hise!’/ Lisander Hoxha del me reagimin e fortë

Publikuar

-

Nga

‘Medet për këtë popull çfarë politike mediokre i ka rënë për hise!’/ Lisander Hoxha del me reagimin e fortë

Ish-nënkryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Lisandër Hoxha, ka dalë me një reagim në rrjetet sociale ku komenton situatën paszgjedhore.

Teksa kanë kaluar 11 ditët e para nëga zgjedhjet, ai shkruan se beteja kundër mendimit revizionist sapo ka filluar.

Medet për këtë popull çfarë politike mediokre i ka rënë për hise, shton ai.

“Kane kaluar vetem 11 ditet e para nga opozita e gjate 4 vjeçare qe na pret. Nga njera ane vazhdojne hartimet dhe deklaratat e gjata per kauza ne leter!

Nga ana tjeter, Rama ferkon duart dhe koken e Taos, si per shans mqs ishte deputeti me i votuar! Ne studio dalin goxha burra dhe gra qe mbrojne me zell humbjen e humbesve!

Ne facebook beteja kunder mendimit revizionist sapo ka filluar! Si perfundim, populli nuk ka kohe te prese dhe gjen alternativen e ikjes çdo dite dhe sheh hallin e tij. Medet per kete popull çfare politike mediokre i ka rene per hise!

Rrofte Partia dhe liderat suprem!”/CNA.al

LEXO TE PLOTE