LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Topalli zbulon ‘prapaskenat’/ Lëvizja për Ndryshim është sulmuar nga Basha, që para se të lindte

19 Prill 2021, 10:05, Politikë CNA
Topalli zbulon ‘prapaskenat’/ Lëvizja për Ndryshim

Drejtuesja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli ka bërë deklarata të forta lidhur me fushatën dhe zgjedhjet e 25 prillit.

Në një intervistë për CNA.al, Topalli u shpreh se nëse nuk do të hynte në garë Lëvizja për Ndryshim kjo fushatë do ishte njësoj si fushata e 2017.

Më tej Topalli u shpreh e bindur se Rama, Meta dhe Basha kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë bashkë ndërsa kanë ndanë vetëm rolet teatrale.

?Nese nuk do hynte ne garë Levizja per Ndryshim, si e vetmja Alternative kundra klases se korruptuar politike, kjo fushate do ishte fushata e 2017 bis. Shqiptarët e kanë të qartë se ata të tre janë bashkë.
Ata kanë ndarë vetëm rolet teatrale, që luajnë në skenën politike aktuale. Ata kanë qenë bashkë edhe në qeveri. Ata janë bashkë edhe ne interesa ekonomike. Ata janë bashkë si monopolist jo vetëm të skenës politike, por edhe të pasurise publike?, tha Topalli për CNA.al.

Topalli thotë se ekipi i Lëvizjes për Ndryshim është pritur me shumë kuriozitet e shpresë nga qytetarët, por nga ana tjetër është sulmuar nga të tre Kryetarët.

Ajo thekson se Lëvizja për Ndryshim është sulmuar nga Lulzim Basha, që para se të lindte, duke e krahasur me sulmin e Ramiz Alisë 3 dekada më parë për Partina Demokratike.

?Njerëzit duan Ndryshimin. Ata e kanë të qarte së nuk ka Ndryshim me 3 Kryetarët e partive.
Nuk ka Ndryshim me Kryetarë të korruptuar. Lëvizja për Ndryshim synon një kryeministër të pakorruptuar, që të punojë për tre milionë shqiptare dhe jo për 3 kryetarët. Ekipi i Lëvizjes për Ndryshim është pritur me shumë kuriozitët e shpresë nga qytetarët. Por nga ana tjetër ajo është sulmuar nga të tre Kryetaret e korruptuar. Që para se të lindte ajo është sulmuar nga Lulzim Basha, njëlloj siç sulmonte Ramiz Alia, 3 dekada me parë Partinë Demokratike. Sulmet e shpifjet kundër të rinjve dhe profesionistëve të pakorruptuar të Levizjes për Ndryshim dëshmojnë mendesinë enveriste të tre Kryetarëve, por në të njëjtën kohë tregojnë sa frikë këta 3 kane nga Ndryshimi?, u shpreh Topalli për CNA.al

Më tej ajo theksoi se gjatë fushatës , kudo shohin humbjen e shprëses dhe nevojën për Ndryshim, nevojën për punësim dhe siguri.

?Kudo shohim fshatra e qytete të boshatisura dhe të rinj që thonë se nëse nuk ndodh ndryshimi ne do ikim. Papunësia dhe korrupsioni janë plaga më e rënde aktualisht, por boshtaisja e vendit është momenti më dramatik. Shqipëria është në një udhëkryq kritik. Ndryshimi është nevojë emergjente.
Largimi i tre Kryetarëve dhe krijimi i një klase të re politike eshte fillimi i Ndryshimit?, u shpreh Topalli./CNA.al

Lajmet e fundit nga