Topalli akuza të forta/ “Tre kryetarët përdorin gratë për karrigen e tyre”

19 Prill 2021, 08:49, Politikë CNA
Topalli akuza të forta/ “Tre kryetarët përdorin gratë

Drejtuesja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, presidentin Ilir Meta dhe kreun e PD, Lulzim Bashën.

Topalli është shprehur se, Lëvizja për Ndryshim përkrah gratë dhe vajzat ndërsa tre kryetarët përdorin gratë për karrigen e tyre.

Më tej në postimin e saj ajo shton se, tre kryetarët patën 30 vite kohë për të sjellë ndryshimin dhe sollën dëshpërimin.

?Lorna Lelcaj

Lëvizja për Ndryshim përkrah gratë dhe vajzat. Programi ynë krijon mundësi për punësim e ndihmë sociale për gratë e vajzat. Ekipi i LN ka mbi 50% gra e vajza të suksesshme.

Listat e Lëvizjes në Tiranë, Shkodër, Lezhë, Kukës, Dibër, Fier, Berat, Gjirokastër kryesohen nga gra e vajza. Tre Kryetarët përdorin gratë për karrigen e tyre.

Njëri përdor gratë për fasadë, i fut në listë, por i detyron të dorëhiqen për të futur të fortit në Parlament. Tjetri, largon gratë nga PD dhe i sulmon me adresa fallco.

I treti fshihet mbas grave.

Tre kryetarët patën 30 vite kohë për të sjellë ndryshimin. Ata sollën dëshprimin!

Voto Lëvizjen për Ndryshim!

Voto Nr. 11!?, shkruan Jozefina Topalli./ CNA.al

Lajmet e fundit nga