Connect with Us

Shitblerja e votës/ Topalli ngre alarmin: Skllavërimi i shekullit të 21!

Politikë

Shitblerja e votës/ Topalli ngre alarmin: Skllavërimi i shekullit të 21!

Publikuar

-

"Lista e Shkodrës është bërë nga Basha"/ Topalli: Do ta përdorë si presion ndaj meje

Drejtuesja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli ka folur lidhur me shitblerjen e votave gjatë fushatës elektorale.

Sipas saj, Topalli thotë se shiblerja e votës nga të dyja palët është një fenomen i shtrirë në të gjithë territorin.

Në një intervistë për CNA.al ajo thotë se kjo është një tentativë për skllavërimin e qytetarëve.

“Shitblerja e votës nga të dyja palët është një fenomen i shtrirë në të gjithë territorin. Në fakt është tentativa për skllavërimin e qytetarëve. Ajo është përpjekja e tre kryetarëve për të lidhur me bukën e gojës, me vendin e punës. Ajo është skllavërimi i shekullit të 21. “Demokracia ekziston aty ku askush nuk është aq i pasur sa të blejë dikë tjeter dhe askush aq i varfër sa për tu shitur”, u shpreh Topalli.

LEXO EDHE:  Deklarata e fortë e Topallit/ Basha mbushi listën me familjarë të tij

Më tej ajo ftoi çdo qytetar të votojë kundër klasës së vjetër politike, kundër Ramës, Metës, Bashës.

“Ftoj cdo qytetar, dilni e votoni kundër klasës së vjetër politike. Dilni nga shtëpia pëe të votuar kundra Edi Ramës, kundra Ilir Metës dhe kundra Lulzim Bashës. Ndëshkoni me votë koncesionet e tyre, vilat e pa deklaruara, korrupsionin e pa kufi të tyre. Votoni Lëvizjen për Ndryshim. Votoni Nr.1”, theksoi Topalli./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Braktiset Salianji/ Nuk u votua as në fshatin e tij

Publikuar

-

Nga

Dështimi i Salianjit/ Nuk votohet as në vendlindjen e tij

Ish deputeti i PD, Ervin Salianji dështoi, në mënyrën më spektakolare në zgjedhjet e 25 prillit duke regjistruar humbje në vendlindjen e tij, njësia administrative Gore, Bashkia Maliq.

Salianji ka humbur përballë kundërshtarit në vendlindjen e tij, ku PS arriti të marrë 445 vota, ndërsa PD 437. Salianjin nuk e votojnë as në fshatin e tij Lozhan në njësinë Gorë, Bashkia Maliq.

Fshati ku Salianji lindi, u rrit e votoi disa herë Salianji, e ka braktisur këtë të fundit. Salianji u braktis nga komuna që drejtoi babai i tij për tre mandate.

LEXO EDHE:  Zgjedhjet presidenciale në SHBA/ Pjesëmarrja e votuesve, më e larta që nga viti 1900

LEXO EDHE:  Topalli “dush të ftohtë” Bashës/ Paralajmëron lëvizje të reja

Rezultatet e dala nga KQZ tregojnë qartë që PD dështoi në shumë zona, të cilat mbaheshin edhe si bastione të djathta dhe duket se kandidatët e vendosur prej tij ishin shkak për disfatën e radhës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Çfarë ka bërë përpara se ti futej politikës/ Balluku zbulon punën e saj të parë

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku ka treguar për punën e sah të parë, e cila tejkalon te gjitha pritshmerite qe mund te kete pasur deri me tani.

Balluku është shprehur se puna e saj e parë ka qenë në radio. Ministrja shtoi se në vitin 2005 ajo ka drejtuar një emision të quajtur “Me sytë e Anë”, duke dashur të fshehë kështu emrin e saj të vërtetë.

Balluku tha në “Top Albania Radio”se në ministrinë e saj, ashtu si edhe në ministritë e tjera, janë të punësuara shumë gra.

LEXO EDHE:  Lapsi pa emër analizon kritikat e Jozefinës

LEXO EDHE:  Zgjedhjet presidenciale në SHBA/ Pjesëmarrja e votuesve, më e larta që nga viti 1900

Ndër të tjera ministrja tha se Edi Rama beson që nëse do punë, duhet të mbështetesh tek gratë, e nëse do llafe, tek burrat./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zgjedhjet e 25 prillit/ LSI doli forcë e parë vetëm në fshatin e Ilir Metës

Publikuar

-

Nga

Nga Esiona Konomi

Disa skraparlinj i duartrokitën thirrjet e kryeministrit Edi Rama për të dërguar në shtëpi Ilir Metën. Por bastioni më besnik i Presidentit, nuk e tradhtoi LSI-në.

Edhe pse Nasip Naço, protagonisti kryesor ndër vite i LSI-së në këtë zonë, kandidoi për Partinë Socialiste, sërish në Skrapar partia e Metës apo e Kryemadhit nuk u shpërbë. Rezultati i 25 prillit, tregon se në bashkinë Skrapar, Partia Demokratike është forcë e tretë politike, ndërsa LSI ruan pozitat e subjektit të dytë më të votuar.

Më të palëkundur nga thirrjet e Ramës janë treguar votuesit e Çepanit. Në fshatin ku ka lindur Ilir Meta, LSI është forcë e parë politike, duke tejkaluar partinë Socialiste dhe atë Demokratike, megjithëse, diferenca në vota është e vogël. Por “mbretërimi” i LSI-së mbaron këtu. Përtej Çepanit e Skraparit, bashkitë e tjera ishin një ndëshkim për partinë e Kryemadhit.

Largimi i Nasip Nacos dhe grupit të tij në kampin kundërshtar dhe dërgimi në Skrapar i figurave të reja të LSI-së, i solli kosto të mëdha kësaj partie. Aty ku kishte pasur dy deputetë, Kryemadhi nuk mundi të nxirrte dot asnjë mandat. Edhe pse Ardit Çela e humbi një vend në Parlament me fare pak vota, karrige të cilën e siguroi në kutitë e fundit të votave, Blendi Klosi.

LEXO EDHE:  Topalli “dush të ftohtë” Bashës/ Paralajmëron lëvizje të reja

LEXO EDHE:  Largimi i kritikëve dhe spiunët që mblodhi Basha

REZULTATI NË BASHKINË SKRAPAR
Partia Socialiste e Shqiperise 3547 53.50 %
Levizja Socialiste per Integrim 2174 32.79 %
Partia Demokratike

REZULTATI NË ÇEPAN
Levizja Socialiste per Integrim 164 43.62 %
Partia Socialiste e Shqiperise 157 41.76 %
Partia Demokratike 45 11.97 %

LEXO TE PLOTE