Connect with Us

Rama “zihet” me Babaramon/ “Jam burrë me mjekër, e ule nivelin shumë”

Politikë

Rama “zihet” me Babaramon/ “Jam burrë me mjekër, e ule nivelin shumë”

Publikuar

-

Rama “zihet” me Babaramon/ “Jam burrë me mjekër, e ule nivelin shumë”

Kryeministri Edi Rama është përplasur me gazetarin Ilir Babaramo, teksa ka qenë duke dhënë një intervistë për të.

Gjatë intervistës Rama është nervozuar disa herë nga ndërhyrjet e Babaramos, ndërsa është përplasur ashpër teksa është pyetur për rrugën që kreu i qeverisë ka premtuar se do të ndërtonte për të lidhur Sarandën me Gjirokastrën.

Pas disa ndërhyrjesh, Rama nuk pranoi të përgjigjej dhe i kërkoi moderatorit t’i bënte dhe disa pyetje me pretekstin se i duhej të largohej për punë.

Debati në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”:

Rama: Të vij këtu unë një goxha burrë me mjekër e të më tregosh si janë zënë dy gra, ky është nivel i ulët shumë.

Babaramo: Njëra ngeli dëshmore.

Rama: Kjo është të lemë intervistën e të marrim uzo. Flasim për qafën e pazarit.

Babaramo: Edhe për rrapin e Vunoit…

Rama: Edhe për rrapin e Vunoit, rëndësi ka që të kemi një uzo e ta ndajmë këtë punë, heqim xhaketën e të rrimë rehat. Të lutem tani dhe sa minuta kemi?

Babaramo: Kemi, te gjysma jemi.

LEXO EDHE:  Rama heq Dakon nga postet drejtuese/ Merr vetë në dorë frerët e Durrësit

Rama: Jo te gjysma nuk jemi dot. Të lutem të vazhdojmë se duhet të iki.

Babaramo: Nuk më ktheve përgjigje…

Rama: Të lutem të mbarojmë shpejt. Më thuaj, më bëj pyetje të jap përgjigje, të gjitha pyetjet që ke se nuk jemi dot te gjysma se kështu nuk mbarojmë dot.

Babaramo: Në rregull, kthehemi te ata të dy..

Rama: Po pse do kthehemi te ata?

Babaramo: Po jo për gjë tjetër, ata janë kundër Reformës në Drejtësi, si Meta dhe Berisha.

Rama: Po këtë e di gjithë Shqipëria, këtë e di gjithë bota. Kalojmë në një temë tjetër të lutem se nuk dua të merrem me ta. Më pyesni për ata dhe pastaj thoni pse merreni me ta./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

‘Nuk duam t’i lexojmë marrëzitë e tij’/ Anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD ‘braktisin’ Bashën

Publikuar

-

Nga

‘Nuk duam ti lexojmë marrëzitë e tij’/ Anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD ‘braktisin’ Bashën

Pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit, dhjetëra anëtarë të Kryesisë, Këshillit Kombëtar dhe themelues të PD-së kanë kërkuar njëzëri dorëheqjen e Lulzim Basha nga posti i kryetarit.

Megjithatë, nga Basha nuk ka pasur asnjë reflektim, ndërsa kryetari vijon me propagandën e tij se beteja sapo ka filluar.

Pas dorëheqjes së sekretarit organizativ Sahit Dollapi, demokratët kanë filluar të braktisin Bashën njëri pas tjetrit.

CNA.al mëson se në grupin e Whatsapp-it të Këshillit Kombëtar të PD, ku shpërndahet propaganda e SHQUP-it, anëtarët kanë filluar të largohen njëri pas tjetrit.

LEXO EDHE:  Zgjedhjet e 25 Prillit/ Lulzim Basha më popullor se Edi Rama

LEXO EDHE:  Elona Guri i nxjerr të palarat Ramës/ Zbulon si i lutej dhe i kërkonte falje Metës në 2013-ën

Mësohet se nga grupi është larguar jo vetëm Sahit Dollapi, por edhe anëtari i Këshillit Kombëtar Darien Xhindoli, i cili ka qenë kandidat për bashkinë e Lushnjes.

Ky largim i demokratëve vjen vetëm një ditë para se Basha të mbledhë Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar ku do të analizohet rezultati i zgjedhjeve të 25 prillit  në çdo qark.

Kjo tregon edhe një herë se varka e Lulit tashmë është në mbytje e sipër dhe koha do tregojë që do e braktisin të gjithë një nga një./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Njerëz si ty duam të na drejtojnë”/ Luljeta Bozo: Do të jem zëri i qytetarëve në Parlament

Publikuar

-

Nga

“Njerëz si ty duam të na drejtojnë”/ Luljeta Bozo: Do të jem zëri i qytetarëve në Parlament

Inxhinieria Luljeta Bozo, një nga zërat kryesorë gjatë periudhës së tërmetit ka treguar se si ka marrë qindra falenderime nga ana e qytetarëve për për këshillat e dhëna gjatë asaj periudha.

E ftuar në emisionin ‘Fol me mua’ Bozo ka treguar se si qytetarët e ndalonin në rrugë për ta falenderuar ndërsa tha se kishin dëshirë dhe besim se do të ishte zëri i tyre në Parlament.

“Unë jam mbushur domethënë jam habitur, por edhe jam mbushur plot me energji dhe me një gëzim që nuk e blej dot me asnjë gjë që mbas tërmetit unë ecja vetëm 10 m dhe do të takoja një ‘Ku je Luljeta, ku je inxhiniere, ku je profesore’. Falenderime pafund dhe urime që i kisha qetësuar dhe që shprehën dëshirën njerëz si ty duam të na drejtojnë. Domethënë kishin një dëshirë dhe kishin një besim që unë po të shkoj në Parlament jo se do të bëj përmbysje se nuk bën përmbysje asnjë njeri, por unë zërin e tyre do ta çoj. Kjo është e sigurtë, për këtë janë të sigurtë ata.

Çdo shqetësim që ka një grup shoqëror dhe e ka të argumentuar gjithmonë me fakte dhe njëkohësisht ai që e ka atë shqetësim shikon dhe një rrugëzgjidhje ai e bën një rrugëzgjidhje me mendjen e vet që duhet të bëhët kjo. Se atij që i pikon çatia e di sesi duhet ta riparojë, edhe ai e di që kjo punë nuk ecën, por po të bëj  këtë gjë, po ta rregulloj me ligj do eci çdo gjë mirë.

Kështu që ai mendim i pjekur nuk po them nga një person, por një grupim mund të jetë grupimi i pensionistave që kanë problemet, rinia, gratë, gratë biznesmene, përjashtuar nga tërmeti po kanë problemet e përditshme që ka Shqipëria. Kështu që ajo më shtyu të them të drejtën se unë nuk jam marrë me politikë, plus edhe vlerësimi që ishte maksimal nga ana e Kryeministrit që më bëri ftesën”, u shpreh inxhinieria Bozo./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha i quajti shërbëtorë të Ramës/ Reagon anëtari i KAS: S’kam pasur presion

Publikuar

-

Nga

Basha i quajti shërbëtorë të Ramës/ Reagon anëtari i KAS: S'kam pasur presion

Anëtari i Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve (KAS), Ledio Braho, i është përgjigjur akuzave të opozitës se janë shërbëtorë të kryeministrit Edi Rama.

Braho mohoi akuzat dhe tha se pavarësisht se është propozuar nga PD nuk ka pasur asnjë presion nga askush. Ai deklaroi në Report Tv se KAS është i depolitizuar.

Unë nuk kam pasur asnjë presion apo shtysë, dhe pse jam propozuar nga PD. Kodi Zgjedhor, pas Reformës Zgjedhore të fundit ka parashikuar që të gjithë anëtarët e KQZ janë të depolitizuar, por kryetari i opozitës, nisur edhe nga vendimmarrjet e fundit që refuzojnë marrjen e provave shtesë, apo për fletën e votimit, apo shfrytëzimit të votave, patjetër që e konsideron si vendimmarrje politike,që kanë marrë shumicën e votave“, u shpreh anëtari i KAS, ndërsa zbuloi se të hënën do të shqyrtohet ankimimi për qarkun e Beratit.

LEXO EDHE:  Elona Guri i nxjerr të palarat Ramës/ Zbulon si i lutej dhe i kërkonte falje Metës në 2013-ën

LEXO EDHE:  Foto/ Rama me antiplumb

Ditën e hënë në 10 do të vijohet me qarkun e  Beratit nëse KQZ do i ketë bërë gati, në rast të kundërtën do vijohet me qarkun e Vlorës, dhe po presim provat për Gjirokastrës“, theksoi Braho./ CNA.al

LEXO TE PLOTE