LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Qytetarët në survejim/ Meta ndërton skemën, si monitorohen të dhënat tona nga rrjetet sociale

19 Prill 2021, 15:59, Politikë CNA
Qytetarët në survejim/ Meta ndërton skemën, si monitorohen

Presidenti Ilir Meta në komunikimin për mediat ka prezantuar rastin e një sipërmarrësi, i cili është gjobitur për shkak të postimeve me pikpamje politike në rrjetet sociale.

Duke iu referuar rastit, Meta ndërtoi dhe skemën se si qytetarët shqiptarë janë në survejim, ndërsa paralajmëroi dhe një kallëzim lidhur me rastin.

?Ajo që dua t?iu them me bindje të plotë, kjo është një skëmë mafioze. Çdo qytetar është në survejim.

Çdo qytetar është në survejim, dhe se çfarë poston në rrjetet sociale, çfarë bën like.

Qendra mafioze e përpunimit të dhënave, ka thënë si do e zgjidhim. Ky i bie o të ndrrojë bindje politike, ose do falimentojë dhe do detyrohet të largohet nga Shqipëria.

Fotografohet çdo postim i qytetarëve, shkon në zyrën qëndrore dhe të vjedhur. Jepet urdhër që ky të mbyetet me gjoba, të detyrohet të kërkojë ndihmë dhe të ndryshojë mendim.

Ja si funksionon skema. Do kërkoj që nëser hetim për këtë gjë.?, tha Meta./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga