Connect with Us

Plas arma brenda një zyre të PD-së/ Basha niset me urgjencë drejt Kavajës

Politikë

Plas arma brenda një zyre të PD-së/ Basha niset me urgjencë drejt Kavajës

Publikuar

-

“Votoni për mua”/ Basha publikon videon me mesazhin e fëmijëve

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka anuluar të gjitha planet dhe është nisur me urgjencë drejt Kavajës.

Shkak për këtë janë bërë disa të shtëna me armë që janë regjistruar pasditen e sotme brenda një zyre elektorale të PD-së.

Si pasojë e të shtënave me armë ka mbetur i plagosur shtetasi me inciale B.O, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje dhe pritet të hedhë më shumë dritë mbi ngjarjen./ CNA.al

Të shtëna me armë brenda zyrës së PD në Kavajë/ Dyshohet për të plagosur

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Çfarë ka bërë përpara se ti futej politikës/ Balluku zbulon punën e saj të parë

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku ka treguar për punën e sah të parë, e cila tejkalon te gjitha pritshmerite qe mund te kete pasur deri me tani.

Balluku është shprehur se puna e saj e parë ka qenë në radio. Ministrja shtoi se në vitin 2005 ajo ka drejtuar një emision të quajtur “Me sytë e Anë”, duke dashur të fshehë kështu emrin e saj të vërtetë.

Balluku tha në “Top Albania Radio”se në ministrinë e saj, ashtu si edhe në ministritë e tjera, janë të punësuara shumë gra.

LEXO EDHE:  “Arsimi si magazinë ku futen militantët”/ Tabaku uron 7 marsin: Dija është jetike për një komb

LEXO EDHE:  Nga Astrit Patozi/ Për ata që presin "mrekullinë" e Shtatorit

Ndër të tjera ministrja tha se Edi Rama beson që nëse do punë, duhet të mbështetesh tek gratë, e nëse do llafe, tek burrat./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zgjedhjet e 25 prillit/ LSI doli forcë e parë vetëm në fshatin e Ilir Metës

Publikuar

-

Nga

Nga Esiona Konomi

Disa skraparlinj i duartrokitën thirrjet e kryeministrit Edi Rama për të dërguar në shtëpi Ilir Metën. Por bastioni më besnik i Presidentit, nuk e tradhtoi LSI-në.

Edhe pse Nasip Naço, protagonisti kryesor ndër vite i LSI-së në këtë zonë, kandidoi për Partinë Socialiste, sërish në Skrapar partia e Metës apo e Kryemadhit nuk u shpërbë. Rezultati i 25 prillit, tregon se në bashkinë Skrapar, Partia Demokratike është forcë e tretë politike, ndërsa LSI ruan pozitat e subjektit të dytë më të votuar.

Më të palëkundur nga thirrjet e Ramës janë treguar votuesit e Çepanit. Në fshatin ku ka lindur Ilir Meta, LSI është forcë e parë politike, duke tejkaluar partinë Socialiste dhe atë Demokratike, megjithëse, diferenca në vota është e vogël. Por “mbretërimi” i LSI-së mbaron këtu. Përtej Çepanit e Skraparit, bashkitë e tjera ishin një ndëshkim për partinë e Kryemadhit.

Largimi i Nasip Nacos dhe grupit të tij në kampin kundërshtar dhe dërgimi në Skrapar i figurave të reja të LSI-së, i solli kosto të mëdha kësaj partie. Aty ku kishte pasur dy deputetë, Kryemadhi nuk mundi të nxirrte dot asnjë mandat. Edhe pse Ardit Çela e humbi një vend në Parlament me fare pak vota, karrige të cilën e siguroi në kutitë e fundit të votave, Blendi Klosi.

LEXO EDHE:  Artan Fuga “shpërthen” ndaj Henri Çilit/ Shikoni ç’ka bërë në fushatën për Lulzim Bashën

LEXO EDHE:  Skandali me gjyqin 44 milion euro / Vijon "ping-pongu" i akuzave

REZULTATI NË BASHKINË SKRAPAR
Partia Socialiste e Shqiperise 3547 53.50 %
Levizja Socialiste per Integrim 2174 32.79 %
Partia Demokratike

REZULTATI NË ÇEPAN
Levizja Socialiste per Integrim 164 43.62 %
Partia Socialiste e Shqiperise 157 41.76 %
Partia Demokratike 45 11.97 %

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama nxjerr videon nga Nivica/ Resorti ekologjik i investitorëve suedezë gati të hapë dyert

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama, ka publikuar një video në rrjetet sociale nga resorti ekologjik në Nivicë, duke nënvizuar se po bëhet gati të çelë dyert këtë sezon.

Ky investim synon ta kthejë Nivicën në një destinacion të turizmit elitar përmes një resorti të cilësisë së parë 100% ekologjik.

‘Mirëmëngjes ja edhe rezorti ekologjik i investitorëve suedezë në Nivicë që po bëhet gati të çelë dyert këtë sezon.’- shkruan Rama.

Investimi i parë i huaj në turizëm, projekt i një grupi investitorësh suedezë, tashmë po bëhet gati të presë turistët./CNA.al

LEXO TE PLOTE