Connect with Us

Plagosi 5 besimtarë/ Flet babai i agresorit: Djali falej në xhami, kaloi në depresion

Aktualitet

Plagosi 5 besimtarë/ Flet babai i agresorit: Djali falej në xhami, kaloi në depresion

Publikuar

-

Plagosi 5 besimtarë/ Flet babai i agresorit: Djali falej në xhami, kaloi në depresion

Babai i autorit të plagosjes së pesëfishtë të ndodhur në xhaminë ‘Dine Hoxha’, ka rrëfyer për mediat të shkuarën e djalit të tij.

Ai tha se djali ishte besimtar musliman dhe se vuante nga depresioni.

‘Unë jam katolik. Djali vazhdoi shkollën pë frëngjisht në Tiranë. Më pas shkoi në Maqedoni ku takoi besimtarë myslimanë. Kur u kthye nga Maqedonia kaloi në depresion. U lidh me një hoxhë dhe falej në një xhami. I bëra letrat që të shkonte në Itali, por e kthyen në aeroport. Jetojmë në kushte të vështira ekonomike’ tha i ati i Rudolf Nikollit për mediat./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Çfarë ka bërë përpara se ti futej politikës/ Balluku zbulon punën e saj të parë

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku ka treguar për punën e sah të parë, e cila tejkalon te gjitha pritshmerite qe mund te kete pasur deri me tani.

Balluku është shprehur se puna e saj e parë ka qenë në radio. Ministrja shtoi se në vitin 2005 ajo ka drejtuar një emision të quajtur “Me sytë e Anë”, duke dashur të fshehë kështu emrin e saj të vërtetë.

Balluku tha në “Top Albania Radio”se në ministrinë e saj, ashtu si edhe në ministritë e tjera, janë të punësuara shumë gra.

LEXO EDHE:  Të shtëna me armë zjarri në Elbasan/ Dyshohet për një të plagosur

LEXO EDHE:  Altin Goxhaj denoncon provokimin fetar në Durrës

Ndër të tjera ministrja tha se Edi Rama beson që nëse do punë, duhet të mbështetesh tek gratë, e nëse do llafe, tek burrat./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zgjedhjet e 25 prillit/ LSI doli forcë e parë vetëm në fshatin e Ilir Metës

Publikuar

-

Nga

Nga Esiona Konomi

Disa skraparlinj i duartrokitën thirrjet e kryeministrit Edi Rama për të dërguar në shtëpi Ilir Metën. Por bastioni më besnik i Presidentit, nuk e tradhtoi LSI-në.

Edhe pse Nasip Naço, protagonisti kryesor ndër vite i LSI-së në këtë zonë, kandidoi për Partinë Socialiste, sërish në Skrapar partia e Metës apo e Kryemadhit nuk u shpërbë. Rezultati i 25 prillit, tregon se në bashkinë Skrapar, Partia Demokratike është forcë e tretë politike, ndërsa LSI ruan pozitat e subjektit të dytë më të votuar.

Më të palëkundur nga thirrjet e Ramës janë treguar votuesit e Çepanit. Në fshatin ku ka lindur Ilir Meta, LSI është forcë e parë politike, duke tejkaluar partinë Socialiste dhe atë Demokratike, megjithëse, diferenca në vota është e vogël. Por “mbretërimi” i LSI-së mbaron këtu. Përtej Çepanit e Skraparit, bashkitë e tjera ishin një ndëshkim për partinë e Kryemadhit.

Largimi i Nasip Nacos dhe grupit të tij në kampin kundërshtar dhe dërgimi në Skrapar i figurave të reja të LSI-së, i solli kosto të mëdha kësaj partie. Aty ku kishte pasur dy deputetë, Kryemadhi nuk mundi të nxirrte dot asnjë mandat. Edhe pse Ardit Çela e humbi një vend në Parlament me fare pak vota, karrige të cilën e siguroi në kutitë e fundit të votave, Blendi Klosi.

LEXO EDHE:  Tiranë/ E lë e dashura për se ishte xheloz, 30 vjeçari plagos veten

LEXO EDHE:  Fshehu provat e plagosjes në Kinostudio/ Arrestohet 29 vjeçari

REZULTATI NË BASHKINË SKRAPAR
Partia Socialiste e Shqiperise 3547 53.50 %
Levizja Socialiste per Integrim 2174 32.79 %
Partia Demokratike

REZULTATI NË ÇEPAN
Levizja Socialiste per Integrim 164 43.62 %
Partia Socialiste e Shqiperise 157 41.76 %
Partia Demokratike 45 11.97 %

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Çfarë ndodhi në Korçë?/ Policia arreston të plagosurin dhe shokun e tij

Publikuar

-

Nga

Shpërthimi me tritol në Shkodër/ Zbardhen detajet e para

Mbrëmjen e djeshme në qytetin e Korçës u raportua se u vetëplagos me armë zjarri një 33-vjeçar.

Ditën e sotme u arrestua  për veprën penale “Kallëzimi i rremë”, i vetëplagosuri  dhe shoku i tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në qytetin e Korçës, ku u vetëplagos me armë zjarri 33-vjeçari M. R., banues në Korçë, pas veprimeve hetimore të kryera bënë arrestimin në flagrancë të tij dhe shokut të tij shtetasit A. A., 32 vjeç, banues në Pogradec.

Shtetasit e mësipërm, kanë krijuar prova të rreme, me qëllim shmangien nga e vërteta e ngjarjes.

LEXO EDHE:  Djali i sëmurë vret me thikë babain 82 vjeç

LEXO EDHE:  Fshehu provat e plagosjes në Kinostudio/ Arrestohet 29 vjeçari

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme hetimore./ CNA.al

LEXO TE PLOTE