Connect with Us

Ngjarja në zyrat e PD/ Vjen reagimi i parë nga socialistët: Të mos politizohet, nuk ka lidhje me ne

Politikë

Ngjarja në zyrat e PD/ Vjen reagimi i parë nga socialistët: Të mos politizohet, nuk ka lidhje me ne

Publikuar

-

Ngjarja në zyrat e PD/ Vjen reagimi i parë nga socialistët: Të mos politizohet, nuk ka lidhje me ne

Kandidati i PS-së për deputet në Kavajë, Etjen Xhafaj, ka reaguar pas ngjarjen në zyrat elektorale të PD në këtë  qytet.

Në një postim në rrjetet sociale, ai shkruan se ngjarja nuk ka lidhje me politikën, ndërsa kërkon që autori të vihet para drejtësisë.

‘Ngjarje si kjo e sotmja nuk përfaqësojnë kulturën dhe qytetarinë e Kavajës. Jam i bindur se ngjarja nuk ka lidhje me politikën dhe ne që garojme për zgjedhjet e 25 Prillit duhet të jemi të parët që jo vetëm ta denojmë aktin e sotëm, por edhe mos ta politizojmë këtë ngjarje.

Zgjedhjet duhet te jenë festë dhe kështu do të jenë në Kavajë e gjithë Shqipërinë. Autoritetet duhet të veprojnë me shpejtësi dhe autorët duhet të vendosen një orë e më parë para drejtësisë. Shërim sa më të shpejtë për djalin e përfshirë në ngjarje!’- shkruan Xhafaj./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Aksident në aksin Milot-Rreshen/ Plagosen dy persona

Publikuar

-

Nga

Aksident në aksin Milot-Rreshen/ Plagosen dy persona

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Milot-Rreshen, ku janë pëplasur dy makina.

Policia bën me dije se mjeti tip “Ford ” me drejtues shtetasin P.Ll., është përplasur me mjetin tip “Renault ” me drejtues shtetasin I.M.,  ku për pasojë kanë marrë dëmtime 2 shtetase, të cilat ndodheshin pasagjere.

Dy të lënduarat janë dërguar në spitalin e Lezhës ku po marrin dhe ndihmën e parë mjekësore.

Njoftimi policisë

LEXO EDHE:  “Luli në rrezik”/ Ibsen Elezi jep alarmin

LEXO EDHE:  Shpërthen Astrit Patozi/Basha dhe Rama janë si nata me ditën, ja fakti

“Në aksin rrugor Milot- Rreshen, mjeti tip “Ford ” me drejtues shtetasin P.Ll., është përplasur me mjetin tip “Renault ” me drejtues shtetasin I.M.,  ku për pasojë kanë marrë dëmtime 2 shtetase, të cilat ndodheshin pasagjere dhe janë transportuar në Spitalin Rajonal Lezhë.

Drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin,  për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë./

LEXO TE PLOTE

Politikë

Gjonaj firmos marrëveshjen në Londër/ Pritet transferimi i të burgosurve shqiptarë

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, po zhvillon një vizitë pune në Londër, ku ka firmosur edhe marrëveshjen për transferimin e të burgosurve.

Kjo marrëveshje mundëson transferimin legjitim të shtetasve shqiptarë nga burgjet e Mbretërisë se Bashkuar për në vendin e tyre të origjinës, në Shqipëri, për të kryer pjesën tjetër të dënimit, si dhe transferimin e shtetas britanikë të burgosur në Shqipëri në burgjet e Mbretërisë së Bashkuar duke mundësuar mirëqenien e të burgosurve dhe riintegrimin eventual në shoqëri në vendin e tyre të origjinës ku ato mund të kontaktojnë familjet e tyre.

Sipas ministres Gjonaj, problemi kryesor është ndryshimi i procedures se transferimit në të dy vendet nisur nga fakti që për palën britanike transferimi përbën një proces administrativ që ndiqet nga National Offender Management Service perderisa transferimi kryhet vetëm ne baze te urdhrit per transferim, me të cilin kërkohet vazhdimi i dënimit (pa njohje nga gjykata), ndërsa në Shqipëri është një proces administrativ gjyqësor për të cilin Kodi i Procedurës Penale Shqiptare parashikon dhe rregullon konvertimin e dënimit, me përjashtim të rastit kur ka marrëveshje.-raporton BW.

LEXO EDHE:  Humbi bastionin e PD/ Dështimi i Grida Dumës në Kavajë

Në disa raste, pozita juridike e subjekteve pas njohjes së vendimit britanik rezultoi e rënduar, për shkak të njohjes pa konvertim të dënimit (te vijimit te denimit) ose te mosllogaritjes së periudhës së vuajtur të dënimit.

LEXO EDHE:  Shpërthen Astrit Patozi/Basha dhe Rama janë si nata me ditën, ja fakti

Për këtë arsye, ministrja Gjonaj është shprehur se “nga ana jonë me autoritetet britanike jane zhvilluar nga viti 2014 e ne vijim disa tryeza të rrumbullakëta me gjyqtarë e prokurorë për të evidentuar problematikat e hasura prej tyre dhe nevojat për ndryshim të marrëveshjes aktuale për të evituar problematikat”.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Nikoll Lesi zbulon pazarin Rama-Basha/ Mesazhi i fortë për Metën: Luani nuk rri në kafaz

Publikuar

-

Nga

Në një editorial të publikuar së fundi në gazetën e Nikoll Lesit, i drejtohet një mesazh i fortë Presidentit Ilir Meta.

Në editorial thuher se “Meta mezi merrte frymë dhe sillet në Presidencë, por donte Bulevardin”.

Ndërsa duke iu referuar vitit 2017, dhe marrëveshjes mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD-së, Lulzim Bashës,  në editorial thuhet se ata bënë një pazar, për të shkrirë LSI-në.

Lulzim Basha ditën shikonte çadrën, natën bënte mesazhe me kryeministrin Edi Rama. Dhe në në 18 maj 2017 Basha bëri pazar me Edi Ramën për të shkrirë LSI.

Fati deshi që Ilir Meta zbriti vetë në shesh në qershor të vitit 2017 dhe mori 19 mandate deputetësh, ndryshe LSI do të ishte si sot”.

Sipas Lesit, Meta është si një “luan xhungle i mbyllur në kafaz”, dhe ajo që duhet të bëjë është të heqë kostumin e Presidentit dhe të dalë në shesh.

Populli të do në fushë betejë. E nëse do vota si parti, duhet të heqësh kostumin e Presidencës.

Ilir meta do edhe karrigen e presidentit edhe atë të protagonistit politik.

Ilir meta është lindur për beteja dhe jo për kolltukun që pret ambassador e kryeministra

Ai shikonte sesi lideri i PD po ia merrte shpirtin partisë që kishte themeluar në opozitë, por nuk mund të fliste se ishte president.

Ai ishte si një luan xhungle që ishte futur në një kafaz dhe kur PS dhe PD e shikonin që nuk dilte dot nga kafazi, Rama dhe Basha ndanin trofeun e fitores së bashku dhe LSI-së i morën forcën dhe shpirtin e përballjes”-thuhet ndër të tjera në shkrim./CNA.al

LEXO TE PLOTE